Korporata e Investimeve Shqiptare ndryshon procedurën PPP dhe shtyn garën deri më 16 shkurt, ndërsa ndërtuesi i paracaktuar kërkon rritjen e përfitimit nga 55 në 75 për qind të sipërfaqes ndërtimore mbi lulishten publike…
Me njoftimin nr. 560/8, datë 19 janar 2026, Korporata e Investimeve Shqiptare shtyu për herë të tretë procedurën për ndërtimin e kullave pranë Pallatit të Kongreseve. Sipas dokumenteve dhe informacioneve të disponueshme, shtyrja lidhet me pazare për rritjen e përfitimit të kompanisë ndërtuese të paracaktuar, nga 55 në 75 për qind të sipërfaqes së ndërtimit. Projekti parashikon ndërtimin e kullave mbi 4760 m2 lulishte shtetërore, të kaluar nga Bashkia e Tiranës te qeveria, nën skemën e kompensimit për “rivitalizimin” e Pallatit të Kongreseve. Njoftimi i Korporatës së Investimeve Shqiptare, me nr. 560/8, datë 19 janar 2026, zbulon shtyrjen për herë të tretë të pazarit mes Bablokut dhe klientit të paracaktuar për ndërtimin e kullave në lulishten te Pallati i Kongreseve. Në vendimin e saj, drejtoresha e Korporatës së Investimeve Shqiptare, Elira Kokona, ka ndryshuar pikën 16 të procedurës konkurruese për kontratën PPP: “Zhvillimi nëpërmjet sipërmarrjes private i objektit multifunksional në pronën pranë Pallatit të Kongreseve, Tiranë”.
Njoftimi i Korporatës së Investimeve Shqiptare, me nr. 560/8, datë 19 janar 2026, zbulon shtyrjen për herë të tretë të pazarit mes Bablokut dhe klientit të paracaktuar për ndërtimin e kullave në lulishten te Pallati i Kongreseve. Sipas dokumenteve dhe informacioneve të disponueshme, shtyrja lidhet me pazare për rritjen e përfitimit të kompanisë ndërtuese të paracaktuar, nga 55 në 75 për qind të sipërfaqes së ndërtimit.

Me vendim nr. 560/4, datë 27 nëntor 2025, data e konkurrimit dhe përzgjedhjes së kompanisë ndërtuese të kullave ishte caktuar më 26 janar 2026, por drejtoresha Elira Kokona, me urdhër të Edi Rama, e ka shtyrë procedurën për më 16 shkurt, pa sqaruar arsyen e shtyrjes.
Sipas informacioneve, shtyrja e datës është bërë për shkak të gjoja mosdakordësisë mes Bablokut dhe ndërtuesit të paracaktuar, me qëllim që ky i fundit të marrë 75 për qind të sipërfaqes së ndërtuar dhe jo 45 për qind, siç është përcaktuar nga qeveria. Pra, ankandi po shtyhet me qëllim që të serviret si gjoja “vështirësi e pranimit të PPP-së” për rijetëzimin e Pallatit të Kongreseve dhe, sipas kësaj skeme, të krijohet justifikimi që qeveria të pranojë ofertën e kompanisë ndërtuese për të marrë 75 për qind të sipërfaqes së ndërtimit të kullave.
Në muajin prill 2025, Edi Rama publikoi idenë për ndërtimin e kullave në zonën e Pallatit të Kongreseve përmes PPP-ve me miqtë e tij, ndërsa para dy muajsh e bëri fakt të kryer, me hapjen e garës formale nga Korporata e Investimeve Shqiptare, e drejtuar nga Elira Kokona.
Projekti parashikon ndërtimin e kullave mbi 4760 m2 lulishte shtetërore, të kaluar nga Bashkia e Tiranës te qeveria, nën skemën e kompensimit për “rivitalizimin” e Pallatit të Kongreseve. Ky pazar është quajtur sipërmarrje palësh me interes për shtetin, ku privati do të financojë zhvillimin e projektit në këmbim të përfitimit të sipërfaqeve të mëdha ndërtimi në kullat që do të ngrihen mbi truall shtetëror.
Me vendim nr. 503, datë 10 shtator 2025, qeveria i kaloi korporatës në pronësi sipërfaqen prej 4760 m2 lulishte rreth Pallatit të Kongreseve, e cila më parë ishte në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Mbi këtë lulishte pritet të ndërtohen kulla me funksione banimi, njësi tregtare, zyra, ambiente argëtimi dhe parkingje nëntokësore, nga kompania private që do të përzgjedhë Edi Rama, nën maskën e kompensimit të investimit për “rivitalizimin” e Pallatit të Kongreseve.
Ky pazar është quajtur sipërmarrje palësh me interes për shtetin, ku privati do të financojë zhvillimin e projektit në këmbim të përfitimit të sipërfaqeve të mëdha ndërtimi në kullat që do të ngrihen mbi truall shtetëror. Sipas vendimit aktual, nga sipërfaqja totale prej 50 mijë m2 projekt ndërtimi, shteti do të përfitojë 45 për qind, baraz me 22 mijë e 500 m2, ndërsa privati do të përfitojë 55 për qind, baraz me 27 mijë e 500 m2. Por ankandi po shtyhet sërish, sepse kompania e paracaktuar ka kërkuar 75 për qind të sipërfaqes së ndërtimit, kërkesë që duket se është pjesë e një pazari të nëndheshëm me Edi Ramën, e servirur si detyrim i qeverisë për të mos bllokuar investimin te Pallati i Kongreseve. Mbetet të pritet data 16 shkurt, e caktuar si afati i radhës i ankandit, për të parë se cili do të jetë ndërtuesi i kullave rreth Pallatit të Kongreseve dhe me çfarë përqindjeje sipërfaqe do të mbyllet pazari mes tij dhe Bablokut./Pamfleti





















