A është ‘Sheikja” e drejtësisë Genta Bungo me mentalitet diskriminues, figura që duhet të përfaqësojë moralin dhe standardin antidiskriminues në Shqipëri?
Bungo që kërkonte të hiqte “malokët” nga sistemi i drejtësisë dhe që, në procesverbalet e bëra publike, del qartë se paragjykon dhe ofendon gegët, nuk mund të jetë kurrë përfaqësuese e shtetit tonë në një detyrë të tillë. Ky është një skandal që cenon dinjitetin e popullit tonë. Një njeri që urren gjysmën e kombit dhe e shpreh këtë publikisht në mbledhje nuk e ka vendin aty.
Komisioni i të Drejtave të Njeriut dhe Medias ka miratuar vetëm me votat e socialistëve kandidaturën e Genta Bungos për Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi.Kandidatura e saj i është përcjellë tanimë seancës plenare, e cila duhet të votojë me të paktën 71 vota Bungon si komisionere.Mbledhja zgjati vetëm 7 minuta dhe është thirrur nga 1/4 e anëtarëve që janë vetëm socialistët.Për këtë ka reaguar edhe deputejtja Jorida Tabaku, e cila përmes rrjeteve sociale thotë se “ajo që ndodhi në Komisionin e të Drejtave të Njeriut është një shembull i qartë i një Parlamenti ku dialogu po zëvendësohet nga imponimi”.
Genta Bungo me ‘cene’ nga pas në kërkim të karrigeve
Skandalet e njëpasnjëshme për të graduar në institucione shtetërore ish vettingas po tregojnë fytyrën e vërtetë të “Reformës në Drejtësi”. Genta Bungo duket se prej kohësh ka marrë ‘darën’ e lobimit për t’u katapultuar në institucione. Ku flitet se mungesa e kritereve dhe përfshirja në përgjime të SHISH për kërkim parash në këmbim të kalimit në veting, e ka zbritur nga ambiciet për një kolltuk në Gjykatën e Lartë atë Kushtetuese dhe Avokati i Popullit, te kandidatura për Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Por ‘cenet’ e ndjekin nga pas Genta Bungon, që etiketonte në mënyrë flagrante si ‘maloke’ Elisabeta Imeraj, ish prokuroren e Tiranës. Në mesazhin e Bungo vihet re diskriminimi ndaj Veirut, duke u shprehur ‘s’ka ç’na duhet një maloke në sistemin e drejtësisë’.
Mesazhi i lexuar në seancë nga prokurorja Imeraj: “Ça të duhet, -ajo qeshi- ça të duhet, një maloke më pak? Pupupupu! Unë u largova se ajo ishte eprorja ime”
Genta Leka Bungo duhej të dënohej për racizëm dhe nxitje urrejtje sipas kodit penal, jo të ‘gllabëronte’ poste kundër diskriminit. Pasi a mund të jetë Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi dikush që është akuzuar për urrejtje dhe përbuzje ndaj malësorëve, që i ka quajtur “malokë”, duke shfaqur përçmim krahinor.
Në çdo vend ku dinjiteti institucional ka vlerë, kandidatura e saj nuk do ishte rast as për diskutim.Por në Shqipëri, shpesh ndodh e kundërta, PS hap dyert për të shpërblyer poste nga politika duke promovuar Bungon që kërkon karrigen tjetër në vend të reflektimit.
Lisander Hoxha: Një njeri që urren gjysmën e kombit nuk e ka vendin si Komisionere kundër Diskriminimit
Kryediskriminuesja Genta Bungo propozohet si Komisionere kundër Diskriminimit nga partia shtet. Të dashur miq, pas shërbimit qorr që i bëri pushtetit në Veting, Genta e partisë është propozuar nga Grupi Parlamentar i PS për të qenë Komisionere kundër Diskriminimit.Ajo që kërkonte të hiqte “malokët” nga sistemi i drejtësisë dhe që, në procesverbalet e bëra publike, del qartë se paragjykon dhe ofendon gegët, nuk mund të jetë kurrë përfaqësuese e shtetit tonë në një detyrë të tillë. Kjo zonjë kërkon të akomodohet, për ironi, pikërisht te institucioni i antidiskriminimit.Ky është një skandal që cenon dinjitetin e popullit tonë. Një njeri që urren gjysmën e kombit dhe e shpreh këtë publikisht në mbledhje nuk e ka vendin aty.Thirrje Grupit Parlamentar të PS të tërhiqet nga ky propozim i turpshëm.






















