Bankat shtyjnë njerëzit drejt fajdeve, rriten me 40% interesat  

55

Kjo rritje e normave të interesit gati duke i dyfishuar ato, gërryen edhe më shumë aftësinë që kanë familjet në vend për të përballuar borxhet e tyre apo për të kthyer këstet e kredisë, ndërkohë që kredia që kanë marrë ju arrin deri në 2-fishin e asaj që kanë marrë.

Sigal

 

Për shkak të vështirësive financiare dhe pamundësisë ekonomike, shumë familje në vend ju drejtohen bankave për të marrë kredi në vlera të vogla për të përballuar shpenzimet e tyre, sidomos ato që janë të papritura. Përpos pamundësisë ekonomike ato përballen edhe me norma interesi tepër të larta, të cilat i zhysin edhe më tej në vështirësi për shkak të kthimit shumë të kushtueshëm të tyre. Banka e Shqipërisë ka publikuar normat e reja tavan të interesit të kredisë konsumatore që do të jenë në fuqi deri në fund të këtij viti.Të gjitha kreditë e reja me vlerë deri në 200 mijë lekë, do të kenë norma interesi që arrijnë deri në 118.96%. pra çdo qytetar që do të marrë një kredi në këtë vlerë do të jetë i detyruar të kthejë 237.920 lekë. Ndërsa për kreditë konsumatore me vlerë nga 200 mijë deri në 600 mijë lekë norma e interesit maksimale do të arrijë deri në 47.07%, për të vijuar me kredinë 600 mijë lekë deri në 2 milionë lekë me normë interesi 17.27%. Ndërsa kredia konsumatore në euro me vlerë deri në 200 mijë lekë do të kenë normë interesi deri në 24.78%. Këto norma janë shumë herë më të larta se në 6 mujorin e parë të vitit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë për kreditë me vlerë deri në 200 mijë lekë normat e interesit deri në qershor arrin maksimumi në 78.38%, ose rreth 40.66% më e ulët sesa nomat që po aplikohen në gjysmën e dytë të këtij viti.

Ndërsa për vlerat nga 200 mijë deri në 600 mijë lekë normat maksimale arrinin në 24.57%, kurse në 6 muajit e dytë të vitit është 22.5% më e lartë.

Vijojmë më tej me deri në 2 mln lekë që kishte një normë interesi 12.95%.

Kjo rritje e normave të interesit gati duke i dyfishuar ato, gërryen edhe më shumë aftësinë që kanë familjet në vend për të përballuar borxhet e tyre apo për të kthyer këstet e kredisë, ndërkohë që kredia që kanë marrë ju arrin deri në 2-fishin e asaj që kanë marrë.

Vendosja e një tavani maksimal për kreditë konsumatore ishte një vendim i ndërmarrë nga Banka e Shqipërisë me qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga interesat abuzive kryesisht të shoqërive jo banka, që miratojnë kredi të shpejta dhe pa pasur nevojë për të lënë kolateral.

Banka e Shqipërisë ka publikuar normat e reja tavan të interesit. Të gjitha kreditë e reja me vlerë deri në 200 mijë lekë, do të kenë norma interesi që arrijnë deri në 118.96%. pra çdo qytetar që do të marrë një kredi në këtë vlerë do të jetë i detyruar të kthejë 237.920 lekë.

Interesat stratosferike zhvillojnë fajdet!

Jo vetëm interesat për kreditë konsumatore, por edhe rritja disa herë e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë ka shtrenjtuar kreditë në tërësi. Për shkak të interesave shumë të larta dhe vështirësisë që kanë qytetarët për ta kthyer atë, qytetarët po priren më shumë drejt marrjes së borxheve tek të afërmit e tyre ose tek fajdexhinjtë sipas gijotina. Familjet me të ardhura të ulta, ose ato që nuk kanë asnjë burim financiar në pamundësi për të marrë kredi nëpër banka i drejtohen “fajdeve”, duke u ekspozuar edhe më tej ndaj rrezikut për të rënë pre e kriminelëve.Sipas vetë të dhënave të Bankës së Shqipërisë janë 34% e familjeve të anketuara nga ata që kanë një borxh për të larë thonë se e kanë marrë atë nga burime jo formale. Përveç marrjes së borxheve tek persona të ndryshëm, për të përballuar kostot e jetesës qytetarët vijojnë të marrin ushqime me lista nëpër markete dhe jo vetëm.Jo vetëm qytetarët por edhe bizneset janë të ekspozuar ndaj këtij fenomeni shqetësues. Kryesisht fermerët të ndodhur përballë mungesës së financimit i drejton fajdeve për të përballuar shpenzimet që ata kanë. Por për të gjithë këtë aktivitet të paligjshëm që po gjen terren të zhvillohet në Shqipëri, institucionet në vend nuk kanë asnjë të dhënë se sa është numri i qytetarëve që kanë borxh me fajde, e për pasojë s’ka as persona të dënuar për këtë aktivitet të paligjshëm.