Nga 1 prilli 673 mijë pensionistë përfitojnë indeksimin e pensionit në masën 3,3%

283
Sigal

Nga 1 prilli 673 mijë pensionistë në të gjithë vendin do të përfitojnë indeksimin e pensionit në masën 3,3%.

Përfitues të indeksimit do të jenë 18 kategori kategori pensionesh duke përfshirë pensionet e fshatit, pensionet sociale të ish ushtarakëve dhe minatorëve. Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimin për indeksimin e pensioneve dhe bazës të vlerësuar.

“Efekti financiar për zbatimin e këtij vendimi përllogaritet në shumën 3,3 mld lekë, i cili përballohet nga fondi për indeksimin e pensioneve dhe ndahet: 3,267 milionë lekë, për mbulimin e pagesave të përfitimeve dhe 33 milionë lekë, për procedurat teknike të zbatimit të këtij vendimi dhe për pagesën e komisioneve të shërbimit të pagesave të pensioneve nga Posta Shqiptare dhe bankat e nivelit të dytë”, theksohet më tej në vendim.

Indeksimin e përfitojnë edhe pensionet që do të caktohen pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi e në vazhdim, me kusht që data e fillimit të pensionit të jetë deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, përfshirë edhe këtë datë.

Kategoritë që përfitojnë indeksimin e pensionit

a) pensioneve të caktuara sipas ligjeve nr. 4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, nr. 4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore dhe nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

b) pensioneve sociale, të caktuara në përputhje me ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

c) shtesës mujore, të përfituar me vendimin nr. 326, datë 21.6.1993, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret e trajtimit të invalidëve të Luftës kundër Pushtuesve Nazifashistë të Popullit Shqiptar”;

ç) pensioneve të caktuara me dekretin nr. 758, datë 1.2.1994, të Presidentit të Republikës, “Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut”;

d) shtesës mbi pension, të dhënë sipas nenit 33, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

dh) shtesave mbi pension, të dhëna sipas neneve 38, 39 dhe 48, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nenit 24, të ligjit nr. 4171, datë 13.6.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;

e) pensioneve të caktuara dhe të rillogaritura me ligjin nr. 10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve të caktuara me nenin 21, të këtij ligji;

ë) trajtimeve të veçanta financiare të familjeve të pilotëve fluturues, të caktuara sipas ligjeve nr. 8455, datë 4.2.1999, “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve, që humbasin jetën në përmbushje të detyrës, gjatë fluturimit”, të ndryshuar, dhe nr. 9128, datë 29.7.2003, “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues, në pension”, të ndryshuar;

f) trajtimeve të veçanta financiare, të caktuara sipas ligjit nr. 9361, datë 24.3.2005, “Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave, oficerë dhe nënoficerë, lundrues të nëndetëseve dhe palombarëve të forcave detare në pension”;

g) trajtimeve të veçanta financiare të punonjësve të minierave, të caktuara sipas ligjit nr. 8685, datë 9.11.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, të ndryshuar;

gj) pensioneve të pleqërisë të punonjësve të minierave, të caktuara me ligjin nr. 150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”;

h) trajtimeve të veçanta financiare, të caktuara sipas ligjit nr. 9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar;

i) pensioneve suplementare, të caktuara sipas ligjit nr. 10139, datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”;

j) pensioneve suplementare, të caktuara sipas ligjit nr. 8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar;

k) shpërblimit të caktuar sipas ligjit nr. 7874, datë 17.11.1994, “Për statusin e veteranit të Luftës kundër Pushtuesve Nazifashistë të Popullit Shqiptar”, të ndryshuar;

l) pensioneve shtetërore të posaçme, të caktuara në përputhje me nenin 5, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

ll) përfitimeve të caktuara sipas ligjit nr. 29/2019, “Për trajtimin financiar suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”;

m) trajtimeve të veçanta financiare sipas neneve 5/1/a dhe 5/1/b, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.