U qëllua me tre plumba, mbërrin në gjendje të rëndë tek Trauma kryetari i njësisë administrative të Kallmetit

175
Sigal

Kreu i Njësisë Administrative në Kallmet në Lezhës, Besnik Simoni, është qëlluar me armë zjarri.

Simoni ka mbetur i plagosur dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit të Lezhës, më pas drejt Traumës në Tiranë.

Kryetari i njësisë administrative të Kallmetit u qëllua me tre plumba pas një sherri që nisi në zyrën e tij.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, Altin Marku i cili është shpallur në kërkim, ndërsa uniformat blu po krehin të gjithë zonën.