Suplementi Pena Shqiptare/ Ilirian Zhupa: Sy të këqinj

185
Sigal

Më heton së tejmi, me qetësi të egër një sy i akullt.

Largohem t’i fshihem mes shkurreve të dendura, humnerave.

Ma përgjak fjalën, ma trishton ndjenjën, m’i këput krahët,

më rreh me fshikujt e erërave,

më rri përbri, ngrihet përmbi, bën dritë të keqe.

Kërkoj syrin tjetër, mos kushedi është më i ngrohtë.

E gjej si ngre gracka, çarqe, kurthe e leqe,

të më rrëzojë në tokë.

E lakuriqtë qenka bota! Të fshehtat e saj qenkan profka.

I vetmi mister qenkam unë, plot me guva e pyje,

flakur në këtë breg të ftohtë nga dallga e shqota,

dënuar të copëtohem nga thikat e syve.