Mjekët turq si “sulltan“ në Shqipëri, Manastirliu shpenzon 400 milionë lekë për akomodim

39

Mjekët, infermierët apo administrata turke përfiton shpërblime mujore nga qeveria jonë gati trefishi i pagës së kolegëve të tyre shqiptarë. Më herët u raportua edhe diferenca e madhe mes pagës së punonjësve shqiptarë dhe shpërblimit që i jepet stafit turk. Një mjek turk merr 305 mijë lekë, kryeinfermieri 227 mijë dhe infermieri 181 mijë. ndërsa një mjek shqiptar merr 85 mijë lekë, kryeinfermieri 75 mijë lekë dhe infermieri 55 mijë

Sigal

 

Spitali Memorial Fier është kthyer në një karrem që kap paratë e Shëndetësisë. Shpesh ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, firmos tenderë të majmë, që shpenzohen në emër të spitalit, por shkojnë në xhepat e oligarkëve.

Këtë herë ajo ka parashikuar një tjetër vlerë të lartë që do të shkojë për akomodimin e mjekëve turq, të cilët punojnë në spitalin e ndërtuar nga presidenti turk, Erdogan. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Shërbim akomodimi personeli turk”, i cili është publikuar më datë 4 gusht në listën e projekteve të parashikuara në APP.

Për këtë shërbim janë lënë në dispozicion rreth 400 milionë lekë dhe pritet që gara të mbyllet në shtator. Kontrata përfshin fjetjen plus vaktin e mëngjesit të mjekëve turq.

Këto plane Manastirliu i bën tani që është me pushime, ndërsa në shtator do të nis shpërndajren e lekëve dhe kontratave tek miqtë e saj.

Vlen të kujtojmë se në mars të këtij viti Manastirliu kishte parashikuar një tjetër tender për të akomoduar në hotele me 5 yje. Tenderi është publikuar në mars të këtij viti dhe kishte vlerën 1.2 milionë euro. Sigurisht kjo kontratë u kritikua mjaft dhe Manastirliu nuk ka bërë më publik hapat e marra për këtë procedurë.

Por, sapo kaloi pak vëmendja, tani vetëm 5 muaj më vonë, hapi tenderin tjetër. Presim që të paktën këtë tender ta bëjë publik dhe sipas rregullave, ashtu sikur e kërkon ligji.

Në vitin e shkuar Manastirliu shpenzoi 322 milionë lekë për dhomat e hotelit ku u akomoduan mjekët turq. Ai tender u mbyll në qershor të vitit 2022 dhe iu dha ”HAXHI SHAHU”, pa garë.

Duket se turqit vijnë në vend për të bërë tip pushimesh luksoze e për të marrë paga të majme nga paratë e popullit, plus pak propagandë nëpër televizionin e qeverisë, vetëm për të punuar jo. Sepse Spitali Memorial Fier vazhdon të ketë mangësi në disa shërbime. Ndërsa mjekët tanë largohen nga vendi, sepse marrin paga minimale.

Si i lë qeveria pacientët në duart e privatit?

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në çdo ditë vazhdon me propagandën se kemi shëndetësi falas dhe se sistemi ynë shëndetësor ka avancuar. Në fakt kanë avancuar vetëm fondet, që shkojnë në duart e privatit. Në raste emergjente shëndetësia në Shqipëri nuk ka asnjë zgjidhje për pacientët, mundësia e vetme është ose jep lekët në privat ose vdis.

Dhe këtë skandal e nxori në dritë rasti i aktorit të njohur Genci Fuga, i cili u detyruar të bënte një operacion në spitalin Amerikan të Klodian Allajbeun, sepse shteti nuk ofronte operacione në tru. U ngrit një këmbë një Shqipëri e tërë që të mbushte xhepin e Allajbeut ndryshe Fuga nuk do të operohej.

Këtu shohim qartë se si Manastirliu i lëshon pacientët në duart e një oligarku si Allajbeu. Por, le t’ia nisim nga skandali me spitalet shtetërore. Fuga ishte diagnostiguar me trombectomi.

Nuk është çudi që jete ky një rast neglizhence e qëllimshme. Sepse Allajbeu mori për ketë operacion më shumë para nga se do te kushtonte jashtë shtetit. Në Europë kjo terapi kushton nga 10 mijë në 12 mijë euro, të paktën kështu tregojnë të dhënat e raportit nga Nacional Library of Medicine, duke theksuar se ka rimbursim nga shtetit sipas moshave dhe kategorive të pacientëve. Ndërsa në Shqipëri po mos t’i japësh 20 mijë euro në dorë Allajbeut vdes.

Kujtojmë se edhe procesin e dializë, që është po aq i kushtueshëm dhe ka në dorë pacientë në rrezik për jetën, Manastirliu ia ka lënë në dorë Allajbeut. Kompania koncensionare e Hemodializës, “DiaVita” shpk merr të paktën 600 milionë lekë për të dhënë këtë shërbim, që në fakt nuk e jep si duhet. Pra nuk kemi shëndetësi falas.