Miratohet rritja e pagave në administratë, hyn në fuqi në 1 korrik! Përfitojnë 135 mijë punonjës

28
Sigal

Qeveria miratoi rritjen e pagave për administratën publike, ku do të përfitojnë 135 mijë punonjës. Punonjësit e administratës shtetërore do të kenë edhe indeksim të pagës një herë në dy vite aq sa është vlera e inflacionit.Ministri theksoi faktin se me zbatimin e kësaj politike paga mesatare në sektorin publik synohet të arrijë në 105 mijë Lekë.Nga ana tjetër, ministri Mete informoi se, me ndryshimet ligjore të miratuara, parashikohet të realizohet indeksimi i të gjitha pagave në administratën publike me normën e inflacionit në fuqi, indeksim që do të realizohet në vazhdimësi çdo dy vjet, duke filluar nga viti 2026.‘- tha Mete.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, listoi me shifra rritjen e pagave që do marrin nga ushtarët deri tek gjeneralët. Me 30% do rriten edhe pagat e zjarrfikësve.

‘Ushtari i katërtë që është niveli bazë i ushtarakut në vitin 2022 ka pasur pagën 42 mijë lekë me rritjen e sotme shkon në 71 mijë lekë. Të gjitha pagave do t’ju shtohet edhe një trajtim ushqimor që jepet në vlerën 160 mijë lekë. Pra një ushtar i katërt do të marrë 870 mijë lekë në dorë. Reshteri në vitin 2022 e ka pasur pagën 48 200 lekë me rritjen e sotme shkon në 800 mijë lekë, plus 160 mijë lekë të trajtimit ushqimor. Majori e ka pasur 68 800 lekë në 2022, me rritjen e sotme shkon në 107 mijë pa trajtimin ushqimor. Koloneli e kishte pagën në 2022, 110 mijë lekë sot shkon në 158 500 lekë pa trajtimin ushqimor. Gjenerali e ka patur pagën 127 500 lekë me rritjen e sotme shkon 190 mijë lekë”, tha Peleshi.Ministrja e Arsimit tha se ‘Paga mesatare e punonjësve të arsimit do të jetë 950 euro!’

‘Paga mesatare e mësuesit në arsimin e mesëm të lartë që ka nivelin e kualifikimit edhe vjetërsinë mbi 15 vite pune do të shkojë 79 800 në 98 500. Paga mesatare e mësuesit në arsimin e mesëm të ulët me mbi 15 vite vjetërsi shkon nga 75 800 në 96 mijë lekë. Rritjen më të konsiderueshme do ta kenë edhe mësuesit e ciklit fillor, ku paga mesatare e mësuesit në ciklin fillor me mbi 15 vite eksperiencë shkon nga 72 400 në 95 200 lekë. Paga për punonjësot socialë dhe psikologët ku paga mesatare shkon në 910 euro, ndërsa paga e oficerëve të sigurisë në shkolla shkon në 800 euro si pagë mesatare”, theksoi Manastirliu.

Rritje page do të ketë edhe për 20 mijë punonjës të sistemit shëndetësor.

‘Në gjithë sektorin e shëndetësisë me 20 mijë lekë mbi pagën ekzistuese dhe të gjithë infermierët me 15 mijë leke mbi pagën ekzistuese.’- u shpreh Koçiu.Nga rritja e pagave do të përfitojnë: punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar; punonjësit e sistemit shëndetësor; punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit (Policia e Shtetit, Policia e Burgjeve, Garda e Republikës, Forcat e Armatosura, Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi); si edhe punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore.