Ministria e Financave dhe BB, përgatisin skemën e re të pensioneve

Ekpertët e Finacave shqiptare dhe ata të Bankës Botërore kanë bërë gati skemën për reformimin e pensioneve. Gjithashtu për të gjithë pensionistët janë miratuar edhe rreguallat e reja për dhenien e pensioneve në bankë, nga aplikimi për transferim, tek deklarata e konfirmimit dy herë në vit. Por ndërkoë që familjet  paguajnë taksat, administrata e pushtetit vendor është kthyer në “gropë thithse”  për buxhetin me pagat e personelit duke harruar investimet

Administrata e pushtetit vendor “gropë thithëse” për buxhetin me pagat e personelit, investimet në mëshirë të fatit

Sigal

 Mosrealizimi i programeve të investimeve publike po shndërrohet në një “pandemi”. Të dhënat zyrtare tregojnë se edhe pushteti vendor kishte ritme shumë të ulëta të realizimit të fondeve për investime në 5 mujorin e parë, ndonëse nevojat e komuniteteve lokale janë të mëdha sidomos në infrastrukturë.

Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se gjatë 5 mujorit 2024 shpenzimet për investime janë realizuar në masën 4,2 miliardë lekë më një rënie prej 16 për qind se e njëjta përudhe e vitit 2023, teksa shihet se shpenzimet ndaj personelit u rriten më tej.

Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë janar-maj 2024 shpenzimet e personelit zunë 52.6% e shpenzimeve totale të pushtetit vendor nga 48.8% që ishin një vit më parë. Ato janë realizuar në masën 13,2 miliardë lekë ose rreth 14% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023 si rrjedhoje e rritjes së pagave për punonjësit e administratës lokale.

Shpenzimet Kapitale janë një zë mjaft i rëndësishëm në buxhetin vendor, pasi mënyrë direkte e indirekte sjellin zhvillim ekonomik dhe për rrjedhojë, ndikojnë mirëqenien e qytetarëve. Mirëpo ky zë ka një peshë të vogël në shpenzimet totale të pushtetit vendor, në krahasim me shpenzimet për personelin dhe ato operative. Bashkitë çojnë më shumë fonde për shpenzimet operative se sa në zërin e investimeve, të cilin dështojnë të realizojnë për shkak të kapaciteteve të dobëta për  projekte.

Nga analiza e të dhënave sipas llogarive ekonomike, vihet re se të gjithë zërat e shpenzimeve korente kanë rritje këtë vit. Për 5M 2024 ato rezultojnë 6.4 miliardë lekë nga 6.2 që ishin në 5-mujorin e 2013. Shpenzimet operative në këtë periudhë përbëjnë rreth 25.6% të totalit të shpenzimeve vendore.

Shpenzimet e pushtetit vendor janë një tregues i rëndësishëm i procesit të menaxhimit të financave publike në nivel vendor. Ndër vite, këto shpenzime janë shfaqur në rritje të lehtë dhe kjo vjen si pasojë e rritjes së nivelit të shërbimeve dhe funksioneve që pushteti vendor ofron për qytetarët.

Gjatë vitit 2023 të dhënat për investimet e bashkive tregojnë se, nga totali i programuar prej 48 miliardë lekësh (460 mln euro) janë investuar vetëm 45% e tyre, një vlerë 26 miliardë lekë (252 mln euro). Nga 5228 projekte në total të programuara për t’u financuar më 2023, janë financiar më pak se gjysma, ose vetëm 2546 projekte.

Në një kohë që fondet e bashkive mbeten stok pa u realizuar, rajone të tëra rurale në të gjithë vendin janë duke u shpopulluar, si rezultat i mungesës së infrastrukturës, rrugore, shëndetësore dhe shkollave.

 Gati skema e re e pensioneve – Malaj: Brenda muajit Tetor adresojmë problematikat

Qeveria po përgatitet që në bashkëpunim me ekspertë të Bankës Botërore të reformojë sërish skemën e pensioneve me qëllim rritjen e mbështetjes financiare për pensionistët dhe amortizimin e diferencën e madhe që ekziston midis pensioneve të lidhura para vitit 2015 kur u ndërmor reforma e parë, dhe atyre e lidhur pas saj, të cilat janë më të larta. Ministri i Financave Petrit Malaj, ka bërë me dije se brenda muajit tetor do të adresohen problematikat që ka skema.

Nga ana tjetër, ministri Malaj therksoi se duke qenë se perfomanca e të ardhurave buxhetore ka qenë e kënaqshme,  do të shikohet mundësia për një tjetër bonus për pensionistët.

Sipas ministrit në 7 mujorin e parë të vitit, mbi 8 mijë kontribuues të rinj janë shtuar në skemën e sigurimeve shoqërore. Nga ana tjetër, të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, tregojnë se deri në Qershor 2023, numri i pensionistëve përfitues ka arritur në 713.333 individë, me një rritje prej 8334 përfitues më shumë se fundviti që lamë pas.

 Rregulla të reja për pensionet në bankë , nga aplikimi për transferim, tek deklarata e konfirmimit dy herë në vit

 

Mënyra e parë: Aplikimi mund të bëhet nëpërmjet portalit e-Albania, ku qytetari në aplikim duhet të ngarkojë formularin e të dhënave të llogarisë bankare të lëshuara nga banka.

 

Ndërsa mënyra e dytë është në degën e bankës ku pensionistët dëshirojnë të marrin pensionin, e cila ka përgjegjësitë për dërgimin e kërkesës sipas procedurës së përcaktuar për veprime nëpërmjet portalit.

 Të gjithë pensionistët, të cilët dëshirojnë që ta përfitojnë pensionin e tyre nëpërmjet bankës, kanë në dispozicion dy rrugë për të bërë kërkesën e tyre pa asnjë kosto shtesë.

Aplikimi mund të bëhet nëpërmjet portalit e-Albania, ku qytetari në aplikim duhet të ngarkojë formularin e të dhënave të llogarisë bankare të lëshuara nga banka.

Ndërsa mënyra e dytë është në degën e bankës ku pensionistët dëshirojnë të marrin pensionin, e cila ka përgjegjësitë për dërgimin e kërkesës sipas procedurës së përcaktuar për veprime nëpërmjet portalit.

Instituti i sigurimeve Shoqërore ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me 9 banka tregtare në vend ku pensionistët mund të transferojnë pensionin dhe të përfitojnë llogari me komisione zero apo të reduktuara.

Nga ana tjetër, për ata pensionistë që kanë zgjedhur tashmë që pensionin ta marrin përmes sistemit bankar, do të duhet që në muajin Mars dhe Shtator të çdo viti, të paraqitet në bankën përkatëse ku kanë llogarinë dhe të konfirmojë vazhdueshmërinë e pagesave duke nënshkruar një deklaratë.

Përfituesi mund ta plotësojë dhe ta depozitojë deklaratën konfirmuese në një 6-mujor pranë sportelit të bankës dhe 6-mujorin tjetër mund ta bëjë nëpërmjet portalit e-Albania.

Ligji për llogaritë me shërbime bazike ka hyrë në fuqi në Prill dhe përpara bërjes së tij realitet, rezultonte se vetëm 73.950 pensionistë e merrnin pensionin përmes bankave dhe 666.300  në postë. Pra e thënë ndryshe, vetëm 10%.  Ligji i ri për llogaritë bazike, ku përcaktohen kategoritë që përfitojnë shërbime me tarifa të reduktuara ose me tarifë zero, parashikon edhe opsionin e transferimit të llogarisë, nga llogari normale në llogari bankare bazike.

Ndërkohë me tarifë zero do të jenë edhe shërbimet si hapja dhe mbyllja e llogarive bankare, tërheqjet në ATM, debitimet direkte; transaksionet e pagesave përmes një karte, përfshirë pagesat online; transfertat e kreditit, përfshirë pagesat periodike, aty ku është e zbatueshme, në terminale dhe në sportelet e bankës dhe nëpërmjet platformave online.