Lobimi i KMY dhe KFC, zhbllokon importin e pulave dhe bagëtive me sëmundje

80
Sigal

Qeveria ka hapur portat e kufijve të Shqipërisë, për të lejuar futjen e pulave dhe bagëtive të sëmura për mbarshëtim e tregëtim, që kompanitë monopol sjellin nga vendet ku agjencitë e kontrollit ushqimor të BE kanë konstatuar sëmundje.

Para disa ditësh, qeveria shqiptare është përfshirë në një skandal tjetër ushqimor, me rrezik për shëndetin e konsumatorëve dhe me pasoja në sektorin e blegtorisë, duke lejuar importin e pulave  dhe bagëtive që futen në Shqipëri nëpërmjet kufirit tokësor e detar.

Qeveria  ka hapur portat e kufijve të Shqipërisë, për të lejuar futjen e pulave dhe bagëtive të sëmura për mbarshëtim e tregëtim, që kompanitë monopol sjellin nga vendet ku agjencitë e kontrollit ushqimor të BE kanë konstatuar sëmundje.

Megjithëse sëmundjet në pula e bagëti, janë prezente në disa shtete të listura me epidemi, qeveria shqiptare ka shfuqizuar Urdhërin nr. 861, datë 861, datë 29.10.2024, që ndalonte importimin e pulave dhe bagëtive të infektuara nga sëmundja e “Gjuhës blu”, që futen nga kufiri me Maqedoninë e Veriut.

Po kështu, me Urdhër nr. 95, datë 31 dhjetor 2025 qeveria ka shfuqizuar dhe Urdhrin nr. 2, datë 6 janar 2025, që detyronte kontrollin e importit të pulave e bagëtive, të infektuara nga sëmundja “Influenca Aviare” në shpendë e bagëti të çdo lloji e nga çdo shtet.

Informacioni i ardhur në “Pamfleti” nga burime brenda Ministrisë së Bujqësisë dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, bën me dije, se për zhbllokimin e importit të pulave e bagëtive të sëmura, kanë lobuar pronari i “Kombinatit të Mishit Yzberish-KMY” e “Lengo Group”, Grigor Lengo dhe pronarët ruso-gjeorgjianë Tatia Pavliashvili, Mariami Beriashvili e Revaz Saakadze të rrjetit “Global Fast Food Albania” të njohur si “Pulat KFC, që kanë lidhje biznesi me Amant Josifin e rrjetit Call-Center, njëherazi ortak me Olsi Ramën.

Pra, pas 3 muaj e pas 25 ditë urdhri për bllokim e kontroll në pikat kufitare për pulat e bagëtitë, mes tyre dhe derrat e infektuar, Babloku ka preferuar pazaret me bosët e kompanive monopoliste KMY e KFC dhe ka shfuqizuar dy urdhërat e qeverisë, duke shkelur urdhërat e Rrjetit të Sigurisë ushqimore RASFF të BE.

Edhe gjatë periudhës tetor 2024 kur ndalohej importi, “KMY” dhe “Global Fast Food Albania” e ruso-gjeorgjianëve e subjekte të tjera të lidhura me kupolën e pushtetit, kanë futur ilegalisht pula e bagëti të sëmura në Shqipëri.

Por prej datës 31 janar 2025, pas lobimit te Babloku, ato po i importojnë e shesin lirshëm me urdhër të qeverisë, që u ka hapur portat, duke shfuqizuar urdhërat e bllokimit e kontrollit në pikat kufitare, në minimarkete, e supermarkete, Fast Fode, kopështe e çerdhe fëmijësh, spitale, konvikte etj.

Pas shfuqizmit të dy urdhërave të qeverisë dhe me dy urdhërat e rinj, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Veterinarisë, janë urdhëruar të lejojnë importinim dhe tregëtimin e pulave dhe bagëtive me sëmundje.

Bëjmë me dije, se “Pamfleti” po kryen dhe do publikojë investigime të detajuara, me të cilat do faktojë krimet ushqimore, që kanë bërë e po bëjnë në Shqipëri, kompania ruso-gjergjiane “Pula-KFC” dhe kompanitë “KMY” e “Lengo Group” të Jorgo Lengos, me importin dhe tregun e mishit, që i propagandojnë si produkte vendi, bio e të freskët./Pamfleti