Kryegjyshata Botërore Bektashiane dhuron gjak/ Baba Mondi: Jemi pranë njerëzve në nevojë në këto ditë të vështira pandemie!

155

Gjatë seancës së dhurimit të gjakut të organizuar nga Kryegjyshata Botërore, i shte i pranishëm edhe vetë Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Në prani edhe të Presidentit, Ilir Meta, Baba Mondi tha Kryegjyshata Botërore Bektashiane iu gjendet gjithmonë pranë njerëzve që kanë nevojë.“Dhurimi i Gjakut nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane bëhet për të shpëtuar një jetë. Iu jemi pranë njerëzve në nevojë, të jemi të bashkuar në këtë moment pandemie të vështirë që ka pushtuar globin. Faleminderit Zotit që na dha mundësinë dhe besimtarëve që të mund të bëjmë më të mirën për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve që kanë sot nevojë”,- tha ai.