Jeton Muçollari: Të moshuarit, mes vetmisë dhe azilit. Zbardhet skema e re për indeksimin e pensioneve në fshat dhe kush përfiton

187
Sigal

 Të moshuarit, para viteve nëntëdhjetë

Të moshuarit e atyre viteve që shkonin në azil ishin më fatkeqët e shoqërisë, pasi, ose nuk kishin arritur të krijonin familje ose nuk kishin patur fëmijë. Dhe këta kur mbeteshin krejt vetëm e sidomos më shumë burrat, për shkak të natyrës së shërbimeve në fund të jetës. Dhe kur ndodhte në raste të veḉanta, provinca i vinte para pëgjegjësisë më të afërmit e tyre, duke i’u larguar e abandonuar. Bëheshin objekt bisede e merreshin si shembuj për keq. Më pas e vuanin thellë në ndërgjegje këtë veprim të ulet. Kjo bënte që numëri i personave në azil të ishte relativisht i vogël. Jo pa shkak, por jo i vetmi, që burrat martoheshin me një diferencë moshe më të madhe se gratë, ishte ajo e shërbimit në rast fatkeqësie. Duhet thënë se një nga shkaqet që familjet bënin shumë fëmijë ishte jo vetëm për të lënë pasardhës meshkuj, për t’i rezistuar sfidave të kohës, por dhe fundi i prindërve të ishte i sigurtë. Fatkeqësi e quanin prindërit kur fëmijet ishin vetëm vajza, pasi mbyllej dera, por dhe për fundin e jetes e quanin të vështirë tek familja e saj. Edhe pse koha ka treguar se ato u gjendeshin më pranë se djemtë.

Pas viteve 90’

Kjo i takonte së kaluarës, pasi më pas filloi të ndryshojë mënyra e të jetuarit, por dhe e të menduarit, nga që sollën frymën e vendeve ku emigruanë Shqiptarët. Natyrisht në dhjetëvjeḉarin e parë e të dytë, nuk e dinin se shumë të moshuar do ngeleshin të vetmuar, pasi jo vetem se nuk mendonin që emigracioni do ishte kaq masiv e i zgjatur në kohë, por shpresonin se pas krijimit të një lloj ekonomie, mund dhe duhet të ktheheshin për ta vazhduar jeten, në atdheun e tyre. Por kjo nuk ndodhi, madje tashmë po krijohet bindja se këtu nuk ka të ardhme të paktën dhe për disa vite. Shumë po mendojnë të ikin me gjithë familje në shtete me zona të veḉanta, ku presioni i kthimit nga organet zbatuese atje nuk është i rreptë, por më i butë e më social. Nga nevoja për fuqi punëtore të shteteve përkatëse, kanë zbutur rregullat pas kalimit të afatit të qëndrimit. Kjo ikje presupozohet për moshat e reja aktive për punë, por jo për ata në prag pensioni, të moshuarit dhe ata me aftesi ndryshe. Këta nuk kanë ku të shkojnë edhe sikuar të ekzistojë dëshira, pasi s’kanë ḉ’të bëjnë atje. Madje dhe të moshuarit tregohen të kujdesëshëm me vizitat e tyre tek të afërmit emigrantë për të mos ua shtuar problemet fëmijëve nga ndonjë e papritur.  Kjo bën që të shtohet numëri i të vetmuarve në mënyrë të frikëshme. Sipas statistikave, aktualisht në Shqipëri numërohen mbi 103 mijë persona të vetmuar. Por numëri i të moshuarve me dy persona në familje është edhe më i madh, që kanë nevojë për përkujdesje. Më keq akoma kur zoti merr njërin dhe le tjetërin në vuajtje e dëshpërim të thellë. Por ajo që nuk  pritej është migrimi Brenda vendit dhe prindërit ngelen në shtëpitë e tyre ekzistuese. Në fillim si nevojë për të ndihmuar të ikurit me prodhime fshati, më pas u është dukur vetja e tepërt tek fëmijët e janë kthyer përsëri në origjinë. Për ata që jetojnë në qytet, po vihet re jeta moderrne, ku pas martesës të rinjtë duanë të jetojnë të pavarur nga familja. Por kjo ndarje me kalimin e viteve sjell dhe largimin shpirtëror. Kjo është tendenca, por duhet thënë se shumë familje jetojnë akoma me dy e tre breza, duke ndërtuar marrdhënie të mira me njëri tjetrin dhe janë të lumtura. Por po flasim për një frymë perëndimore me familje të vogla me një kurorë dhe fenomene jo të mira që lëvizja e lire dhe globalizmi ka sjellë krahas anëve të mira. Të vetmuarit janë të disa kadegorive e shtresave të ndryshme, por disa e vuajnë më shumë e disa më pak. Ka të vetmuar që kanë të ardhura të mjaftueshme vetë, kjo nga puna e funksioni që kanë pasur ose kanë kursyerë më shumë, për të përballuar jetën në fundin e saj. Ka të tjerë që kontribojnë fëmijët e tyre për t’u siguruar prindërve një jetë dinjitoze. Ka që edhe pse në emigracion nuk kanë krijuar të ardhura për familjet e tyre e jo më të përgjigjen për prindërit. Ashtu siḉ ka dhe shumë të tjerë që I ka rrëmbyer puna, marrin shembull vendin ku jetojnë, ka që tregohen të ngurtë e indiferentë, gjë që ky numër për fat të keq po vjen në rritje. Por ka shumë të tjerë që nuk presin asnjë të ardhur tjetër përveḉ pensionit. Dhe dihet tashmë niveli I pensioneve në Shqipëri që të shumtët e kanë masën e pensionit më poshtë se minimumi jetik. Një kadegori tjetër që e vuajnë vetminë edhe pse jo të moshuar janë personat me aftësi ndryshe, më keq akoma ata që kanë nevojë për kujdesin e një personi tjetër. Kjo nga pagesat shumë të ulta. Vetmia më vrastare është për ata që jetojnë në fshat dhe sidomos ata që jetojnë në zonat rurale. Pasiqë aty nuk gjen as mjek e mundësia e transportit e vështirë. Mendoni një fshat që nuk shkon makina dhe aty jetojnë 5, 10, apo 20 persona e larg njëri tjetrit. Ḉfarë drame të përditëshme jetojnë këta njerëz, sidomos gjatë stinës së dimrit.

  Zgjidhjet.: Punësimi apo vetëpunësimi

Natyrisht flitet për ata persona që kanë shëndet të mirë, por që marrin pension nga shteti. Për fat të mire punësimi në privat është I lejuar dhe kohët e fundit nuk do paguajnë as sigurimet shoqërore. Kjo do rriti të ardhurat e tyre për t’I rezervuar apo përmirësuar cilësinë e jetës dhe t’I përdorin kur të kenë më shumë nevojë.  Nuk është vetëm kjo arsyeja e vetme por  edhe duke luftuar stresin, mbytur vetminë dhe për të qënë sa më activë e më pak sëmundje. Natyrisht puna duhet të jetë e tillë që të mos krijojë lodhje të tepruar e sforcarje përmbi fuqitë, por për një lloj vazhdimi të jetës me aktivitet. Ky numër po rritet jo vetëm si nevojë, por dhe kërkesave të bizneseve për punë e po japin pagesa më të kënaqëshme. Natyrisht vetëpunësimi do ishte më ii mirë, por kjo vazhdohet më shumë nga ata që e kanë pasur më parë si aktivitet të tyre.

Bashkejetesa

Ata të vetmuar që nuk kanë hyrë ende në një moshë madhore siḉ quhet mosha e katërt dhe ruajnë ende një lloj shëndeti fizik e mendor të mirë, flakin tej paragjykimet,  opinionin dhe pengesat qe u paraqiten gjatë rrgës, shfrytëzojnë cdo lloj mundësie për njohje të reja drejt bashkëjetesave. Por edhe këta, ende janë të paktë në numër pasi nuk marrin dot dakortësinë e fëmijëve, kjo sa nga mentaliteti aq dhe nga frika e pasurisë që trashëgojnë, pasi mund të tjetërsohen të ardhurat. Pra  ekziston si zgjidhje e mire por me pengesa të mëdha.

Azilet, apo shtëpitë e kujdesit  social

Nëse dikur azili quhej shtëpia e të moshuarve dhe ishin institucione shtetërore, sot ka dhe shtëpi të kujdesit social privat dhe kadegoritë e personave që pranojnë, janë të moshave e natyrave të ndryshme. Madje per t’u bërë sa më tërheqëse e të pranueshme, zgjedhin emra të jenë sa më të bukura, për t’I afishuar në pllakadën e shtëpisë, përveḉ reklamimeve në rrjetet sociale. Edhe pse ambjentet I zgjedhin të sa më komode, për të qënë në rregull me verifikimet paraprake të institucioneve përgjegjëse, por shërbimi në ndonjë rast le për të dëshiruar. Disa ngjarje jo të mira deri dhe me vdekje, siḉ ishte rasti I fundit tregojnë se ka vend për përmirësim. Rasti mori një lloj mediatizimi, por jo aq sa duhej pasi viktima ishte një njeri I thjeshtë ndërsa vrasësi një person publik. Kam përshtypjen se ndryshe do trajtohej në media rasti, po të kish qënë e kundërta.

Ndërsa azilet shtetërore pranojnë ata të moshuar që vërtet nuk kanë persona nga trungu familjar për t’u kujdesur siḉ ka qënë dikur, shtëpitë e kujdesit social privat operojnë kundrejt pagesës. Nuk ka rëndësi kush paguan, mjafton që ata të marrin shumën e duhur.  Aktusliaht  pagesa e një personi në këto strehëza sociale e kalon disa herë pensionin mujor, duke e bërë të pamundur që të jenë pjesë e tyre të gjithë ata që e kanë të nevojëshme. Kjo nënkupton që duhet të paguajnë familjarët e tyre. Nëse ata nuk marrin përsipër pagesën janë të detyruar të jetojnë të vetmuar në shtëpi dhe pa përkujdesje. Duke parë statistikat për të moshuarët e vetmuar duket se numëri I shtëpive socilale do të shtohet për t’ju përgjigjur kërkesave në rritje, por duhet që shteti të ushtrojë kontrolle të vazhdueshme për mënyrën dhe cilësinë e shërbimit. Nëse duhet dhe plotësimin e legjislacionit, si për hapjen e shtëpive sociale të reja, ashtu dhe ato ekzistuese. Mbase dhe kontrolle nga institucione, shoqata e fondacione që në themel kanë mbrojtjen dhe liritë e të drejtave të njeriut.

Shërbimi në banesë

Jetesa në banesë e dy a më shumë të moshuarve është disi më e lehtë, pasi plotësojnë njëri tjetrin, por problemi është kur mbeten vetëm apo kanë nevojë për shërbim të dy personat. Potencialisht gjithë të moshuarit vjen një kohë që do kenë nevojë për shërbime apo përkujdesjen e një personi tjetër. Shto këtu edhe personat me aftësi ndryshe pavarsisht nga mosha ky numër është edhe më i madh. Kjo kërkon nevojën e personave kujdestarë. Koncepti “person kujdestar” si termë ligjor ekziston vetëm për personat me aftësi ndryeshe, por jo për të moshuarit që kanë nevojë për këtë lloj shërbimi. Me sa di unë, për ata të moshuar që kanë nevojë për person kujdestar i gjejnë familjarët në mënyra të ndryshme e në rrugë private. Kjo kërkon kohë dhe impenjim nga familjarët, sidomos në rastet kur personi kujdestar rri vetëm pak kohe e duhet të rendë për një person tjetër. Për më tepër kur keta persona nuk kanë as përvojë e kualifikimin e duhur. Krijimi i një institucioni të tillë është imediat e i domosdoshëm për t’ju ardhur në ndihmë në kohën e duhur të moshuarve dhe me cilësi. Ndoshta dhe ka zyra të tilla por ato nuk kanë bazë ligjore, në një fare mënyre i ngjajnë sekserëve, që nuk mbajnë përgjegjësi, për shërbimin, pagesën dhe ikjen e tyre para kohe nga puna. Ḉdo gjë zgjidhet në mënyrë gojore. Natyrisht që pagesa e këtyre personave nuk do jetë e lehtë nga pensionistët me të ardhurat e sotme që marrin, por duhet të jetë si mundësi tjetër përveḉ shtëpive sociale. Edhe sikur të jetë njëlloj me shumën që kërkojnë shtëpitë sociale, të paktën janë në shtëpi, aty ku kanë dhënë kontributin e tyre. Kanë mallin dashurinë mirësinë e njerëzve që i rrethojnë. Qoftë dhe një salutim i komshinjëve do ua ngrohë zemrën plot plagë nga vitet e jetuara.