Ja skema e prishjeve të 100 mijë objekteve në qytete dhe bregdet nga qeveria pas zgjedhjeve të së djelës

249
Sigal

Vijon skandali i mashtrimit të Artan Lames me lejet e legalizimit, për t’u marrë votën më 25 Prill,  pronarëve të shtëpive, magazinave dhe lokaleve

Ja skema e projektit të prishjes së 100 mijë objekteve të qytetarëve në Tiranë dhe rrethe për t’ua dhënë oligarkëve

Qeveria Rama me një llogari të thjeshtë, duke gënjyer dhe mashtruar shqiptarët për legalizimin e shtëpive, fiton në kuti 200 mijë vota, pra gati 20 mandate në parlamentin e ardhshëm

Audiopërgjimi i drejtorit të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, po bën xhiron e mediave. Lame dëgjohet teksa jep “mësime” vartësve se si të gënjejnë shqiptarët me premtime të pavërteta për legalizimin e banesave, me qëllimin e vetëm, “votën e tyre”.

Përgjimi nxjerr zbuluar mashtrimin e iniciuar që në vitin 2013 nga kryeministri Rama me projektin për “legalizime falas”. Çdo shqiptar e ka kuptuar sot, se legalizimi falas është tullumbacja e tij, e cila ka plasur.

Qeveria zbatoi në mënyrë të përshpejtuar procedurat e dorëzimit të kërkesave të qytetarëve, duke paguar me lekë në dorë të gjithë faturën. Duhet thënë, që procedura e legalizimit nuk është falas, pasi kërkohen një qerre dokumentesh, të cilat kushtojnë, por të interesuarit për legalizimin e ndërtesave informale, paguajnë edhe faturën shtetërore për sipërfaqen e tokës të zënë. Qytetarët kanë paguar mbi 1.3 miliardë lekë çdo vit, për vitet 2014, 2015, 2016 dhe 2017 për legalizimet. Nuk mundet që një qeveri të arkëtojë një shumë të tillë, nga një proces falas.

Urdhëri i Artan Lames: “Qyetarët i gënjeni, se përndryshe votojnë  PD-në”, favorizon  vetëm klientelën oligarke të ndërtimit. Edhe pas 8 vitesh përpjekje, qytetarët kërcënohen që të mbeten rrugëve pandershmërisht

Më të drejtë qytetarët sot, janë nën panik pasi janë vënë edhe një herë tjetër nën presion, duke iu vënë në rrezik i gjithë mundi që kanë derdhur për të ndërtuar shtëpitë e tyre, qoftë edhe vetëm një kat.

Urdhëri i Artan Lames “Qyetarët i gënjeni, se përndryshe votojnë PD-në”, favorizon  vetëm klientelën oligarke të ndërtimit. Edhe pas 8 vitesh përpjekje, qytetarët kërcënohen që të mbeten rrugëve pandershmërisht.

Skema e mashtrimit të legalizimit

Lame dëgjohet se vetëm 60 mijë leje legalizimi mund të jepen, ndërkohë  shton se 100 mijë objekte nuk mund dhe nuk duhet të marrin legalizimin, por shton dhe thekson se, vartësit e tyre, duhet të mbajnë me shpresë këta pronarë, pasi votat e tyre mund të shkojnë tek kampi kundërshtar, opozita.

Por jo vetëm kaq, në audiopërgjim dëgjohet se si Lame shprehet se të paktën, 40 mijë ndërtesa, objekte do të prishen, kryesisht në Tiranë, duke deklaruar se kjo, nuk duhet t’u thuhet qytetarëve, pasi kjo mund të shfrytëzohet nga opozita.

Me një llogari të thjeshtë kuptohet se nga vetëm 100 mijë objekte, në Kuvend merren 20 mandate.

Mazhoranca me një llogari të thjeshtë, duke gënjyer dhe mashtruar shqiptarët për legalizimin e shtëpive, fiton në kuti, 200 mijë vota, pra, gati 20 mandate në parlamentin e ardhshëm.

SPAK: Do të verifikojmë audiopërgjimin për legalizimet

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, tha të martën se, do të verifikojë një audiopërgjim të publikuar nga gazetari Artan Hoxha, ku drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame dëgjohet të rekomandojë që të mos u kthehet përgjigje pronarëve të 100 mijë objekteve informale që nuk plotësojnë kushtet për legalizim, pasi mund të kalojnë me palën tjetër.

Zbardhja e plotë e audiopërgjimit: 

Eshtë bërë një takim tek kryeministri para rreth një muaji për procesin e legalizimeve në vijim, unë kam paraqitur situatën, e kam iniciuar unë vetë takimin për të informuar dhe atë, po dhe për të marrë një input politik që, ore si do vazhdoj procesi, ëëë dhe llogjika ime ka qenë kjo:

Në këto 320 mijë, ëëë objekte që, që kanë bërë vetëdeklarim, pra që janë fizikisht dosje reale, janë mbyllur rreth 150, që do të thotë, kanë mbetur 170 tjera, në këto 170 të tjera, vetëm rreth 60, se sapo diskutonim qëparë që kjo 60 mijëshe, për sa kohë i mbyllim, vetëm rreth 60 mijë bëhen…

…të tjerat janë të pabëshme ose që nuk duhen bërë, se janë kriminale, që do të thotë që, në këtë moment, na dalin rreth 100 mijë leje, 100 mijë objekte të cilët ne me vetëdije do vazhdojmë t’i mbajmë, se janë njerëz, po u the që nuk të bëhet, ja hodhe palës tjetër, i bën mish për top për palën tjetër, pra do vazhdojnë të trajtohen, do shikohet, do ta trajtojmë, do ta diskutojmë, do ta rishohim ëëë, atë, ëëë… kur të rishihet… ëë… legjislacioni…

…i hodhe në krahun tjetër dhe menjëherë nëqoftëse legalizimet nuk u përdoren nga PD-ja, nuk u zunë në gojë këto katër vjet, nuk u zunë pikërisht se e konsideruan betejë të humbur, kudo që do ta përmendnin, menjëherë ne do t’i thonim njerëzve që, po këta s’e bënë, ndërsa këta e bënë, dhe zgjodhën këtë mënyrë, heshtën fare, në momentin që ti shkon iu gërmon vetë tani edhe iu thua 100 mijë unë do i skualifikoj se nuk ju legalizohen këta i ktheve në mall për palën tjetër, atëherë u ra ndakort në këtë takim që, llogjika është që ne do vazhdojmë ta mbajmë situatën varur për këtë pjesë, pra do vazhdojmë të bëjmë këtë 60 mijëshe dhe do vazhdojmë ta mbajmë situatën varur ëëë duke ëëë…, sepse mund të ketë ndryshime nesër ligjore, sepse ëëë do ta rishohim dhe njëherë e kështu me rradhë, por kjo bën, ka bërë, bën dhe do bëjë që shumë nga këta, do të thonë më erdhën një here, më erdhën dy here, pse s’ma bëni, më kanë ardhur në shtëpi, prapa kësaj,… ëë të jeni të bindur që në shumicën, në shumë raste, qëndron kjo arsyeja pra, që neve nuk duam t’i themi ëë që shtëpia jote nuk legalizohet dhe ti do prishesh, është…

…Millosheviçi t’i thotë që ëë… ta legalizoj unë, ai bëhet me Millosheviçin, në rregull, se ka shtëpinë, të jeni të qartë, kjo nuk përjashton faktin që ne po përgatisim nja 40 mijë objekte me bashkitë, kryesisht me bashkinë e Tiranës, të cilat do t’i nxjerrim për skualifikim masiv, që do të thotë janë rrangalla, plehra, rrangalla, depo, magazina, ëëë… kështu si quhen këto, garazhe , shtesa anësore një katëshe, plehra që shkatërrojnë qytetin brenda, do përgatisim një masë të madhe nga këto dhe në bllok, këto t’i skualifikojmë në bashkëpunim me bashkitë, që të lemë sa më pak këtë masën që nuk legalizohen dot, diku për shkak të nenit 35, diku në zonat që janë që përmbyten, ç’a t’i thuash atyre që nuk ë.., që do t’ua skualifikoj, edhe unë po të isha kandidat atje, të nesërmen do veja t’u thoja që të gjithë ju, ditën e parë pas zgjedhjeve, do jeni të legalizuar, edhe ikën ata, u bënë me atë, natyrisht, i intereson atij se ç’a është politika, ai thotë të shpëtoj shtëpinë…