Hyn në fuqi udhëzimi për kartën e posaçme të policëve, do blejnë ushqimet 5 deri 10% më lirë

79

Nëpërmjet përdorimit të sistemeve online të blerjes të njësisë tregtare ushqimore, ose rrjeteve të tyre, me llogarinë e posaçme bankat e nivelit të dytë i japin përparësi njësive tregtare ushqimore, ose rrjeteve të tyre që sigurojnë ulje jo më pak se 5% të të gjitha kategorive të produkteve ushqimore, në raport me çmimin e zakonshëm të shitjes së tyre për konsumatorët e tjerë, si dhe uljen jo më pak se 10 % të produkteve të shportës.

Sigal

Punonjësit e Policisë së shtetit do të pajisen me kartë të posaçme për blerjen e ushqimeve 5 deri 10% më kirë sesa shiten në supermarkete.

Në udhëzimin e botuar në Fletoren Zyrtare “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për përdorimin e kartës së posaçme në njësitë tregtare ushqimore ose rrjetet e tyre nga punonjësit e Policisë së Shtetit” përcaktohet se punonjësit e policisë për t’u pajisur me kartë të posaçme, duhen të hapin një llogari bankare në një nga bankat e nivelit të dytë.

Me llogarinë e posaçme, sipas Udhëzimit bankat e nivelit të dytë i japin përparësi njësive tregtare ushqimore, ose rrjeteve të tyre që sigurojnë ulje jo më pak se 5% të të gjitha kategorive të produkteve ushqimore, në raport me çmimin e zakonshëm të shitjes së tyre për konsumatorët e tjerë, si dhe uljen jo më pak se 10 % të produkteve të shportës.

Karta e posaçme do të jetë e lidhur me një llogari bankare të posaçme që nuk lejon kryerjen e veprimeve të tjera bankare përveç se kreditimin e kompensimit financiar, në masën e përllogaritur për blerjen e produkteve ushqimore.

Për këtë qëllim, llogaria e posaçme ose karta e posaçme nuk duhet të lejojë tërheqjen e parave fizike, në sportelet e bankës ose nëpërmjet bankomateve (ATM – Automatic Teller Machine), transfertat dalëse në llogari të tjera ose çdo lloj veprimi tjetër bankar që transferon fondet nga llogaria, me qëllim kryerjen e transaksioneve bankare të ndryshme nga blerja e produkteve ushqimore.

Në udhëzim përcaktohet se karta e posaçme është e vlefshme për aq sa zgjasin marrëdhëniet e punës të punonjësit në Policinë e Shtetit.

 

Udhëzimi:

  1. Të drejtën e pajisjes me kartë të posaçme, e ka çdo punonjës i Policisë së Shtetit i cili përfiton kompensim financiar, në rastet e përcaktuara në vendimin nr. 189, datë 15.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për trajtimin me ushqim të punonjësve të Policisë së Shtetit, të studentëve dhe kursantëve në institucionet arsimore të Policisë së Shtetit, si dhe të shtetasve të ndaluar ose të arrestuar, deri në sqarimin e pozitës së tyre”, të ndryshuar.
  2. Kompensimi financiar i jepet punonjësit të Policisë së Shtetit në llogarinë e posaçme të hapur në një nga bankat e nivelit të dytë, sipas zgjedhjes së tij, që në përputhje me rregullat dhe kriteret e këtij udhëzimi, mund të lëshojnë një kartë të posaçme për përdorimin vetëm në njësitë tregtare ose rrjetet tregtare të tyre dhe që mund të përdoret vetëm për blerjen e produkteve ushqimore. Për qëllime të këtij udhëzimi, me produkt ushqimor kuptohet çdo produkt i tregtuar nga njësia tregtare ose rrjetet e tyre, që përmban ushqim, që shërben si ushqim ose që përdoret për përgatitjen e ushqimit.
  3. Karta e posaçme duhet të jetë e lidhur me një llogari bankare të posaçme që nuk lejon kryerjen e veprimeve të tjera bankare përveç se kreditimin e kompensimit financiar, në masën e përllogaritur nga strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit, si dhe debitimin e saj nga njësitë tregtare ushqimore ose rrjetet e tyre, nëpërmjet përdorimit të pajisjeve të pikave të shitjes (POS – Point of Sale), ose nëpërmjet përdorimit të sistemeve online të blerjes, vetëm për produktet ushqimore. Për këtë qëllim, llogaria e posaçme ose karta e posaçme nuk duhet të lejojë tërheqjen e parave fizike, në sportelet e bankës ose nëpërmjet bankomateve (ATM – Automatic Teller Machine), transfertat dalëse në llogari të tjera ose çdo lloj veprimi tjetër bankar që transferon fondet nga llogaria, me qëllim kryerjen e transaksioneve bankare të ndryshme nga blerja e produkteve ushqimore.
  4. Punonjësi i Policisë së Shtetit hap llogarinë e posaçme në ato banka të nivelit të dytë që: a) nuk aplikojnë komisione për hapjen e llogarisë së posaçme, pajisjen me kartën e posaçme apo ripajisjen me të, në rastet e humbjes, vjedhjes ose dëmtimit, si edhe gjatë përdorimit të kartës së posaçme për çdo transaksion; b) garantojnë të drejtën e përdorimit të gjendjes së llogarisë së posaçme pa kufizime në kohë, ose në limitin e blerjeve; c) të sigurojë kontrollin e gjendjes së llogarisë së posaçme, si dhe transaksioneve që janë kryer prej saj, nëpërmjet platformës digjitale (e-banking) të bankës së nivelit të dytë; ç) të garantojë ekzekutimin e fondeve brenda të njëjtës ditë pune, sipas veprimeve të kryera nga strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit;
  5. Bankat e nivelit të dytë, që punonjësi i Policisë së Shtetit ka përzgjedhur për të hapur llogarinë bankare, duhet t’i sigurojë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ose Ministrisë së Brendshme raporte periodike, ose me kërkesë mbi: a) masën e fondeve të përdorura nga punonjësit e policisë së shtetit, përkundrejt fondit total të kredituar tek punonjësit e policisë së shtetit që kanë përzgjedhur bankën përkatëse për hapjen e llogarisë së posaçme; b) në bashkëpunim me njësitë tregtare ushqimore, ose rrjetet e tyre, raporte të detajuara për përdorimin e fondit sipas qëllimit të përcaktuar, përfshirë edhe kategorinë e produkteve ushqimore të blera dhe sasinë e tyre.
  6. Banka e nivelit të dytë, që përzgjidhet nga punonjësi i Policisë për të hapur llogarinë bankare, duhet të sigurojë që karta e posaçme të funksionojë me çdo njësitë tregtare ushqimore, ose rrjetet e tyre që plotëson kushtet teknike për përdorimin e kartës së posaçme. Në çdo rast, në krijimin e kushteve teknike për ndërlidhjen e sistemit të pajisjeve të pikave të shitjes (POS – Point of Sale), ose nëpërmjet përdorimit të sistemeve online të blerjes të njësisë tregtare ushqimore, ose rrjeteve të tyre, me llogarinë e posaçme bankat e nivelit të dytë i japin përparësi njësive tregtare ushqimore, ose rrjeteve të tyre që sigurojnë ulje jo më pak se 5% të të gjitha kategorive të produkteve ushqimore, në raport me çmimin e zakonshëm të shitjes së tyre për konsumatorët e tjerë, si dhe uljen jo më pak se 10 % të produkteve të shportës.
  7. Njësitë tregtare ushqimore ose rrjetet e tyre i paraqesin kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe bankave të nivelit të dytë, që punonjësit e policisë së shtetit kanë hapur llogari të posaçme sipas këtij udhëzimi, për përdorimin e kartës së posaçme në njësitë e tyre tregtare ushqimore, bashkërisht me uljet e propozuara për çmimet e artikujve të produkteve ushqimore. Bankat e nivelit të dytë sigurojnë që të krijojnë kushtet teknike për përdorimin e kartës së posaçme nëpërmjet POS-it ose sistemit të blerjeve online të njësisë tregtare ushqimore, jo më vonë se 30 ditë nga data e marrjes së miratimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit jep miratimin për krijimin e kushteve teknike për përdorimin e kartës, jo më vonë se 30 ditë nga data e marrjes së kërkesës, duke u bazuar në plotësimin e kushteve ligjore nga njësia tregtare ushqimore përkatëse, për ushtrimin e veprimtarisë, si dhe duke siguruar që të ketë njësi tregtare ushqimore që janë të ndërlidhura me bankat e nivelit të dytë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
  8. Në rast se një nga bankat e nivelit të dytë nuk përmbushin detyrimet e përcaktuara në këtë udhëzim, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit nuk transferon fondet në llogarinë e posaçme të punonjësit të policisë, por i kërkon hapjen e llogarisë së posaçme në një nga bankat e nivelit të dytë që përmbushin kushtet e përcaktuara në këtë udhëzim. 9. Me ndërprerjen e marrëdhënieve të punës së punonjësit të Policisë së Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit njofton bankën e nivelit të dytë se llogaria e punonjësit të Policisë së Shtetit nuk do të kreditohet në vazhdimësi për efekt të kompensimit financiar të trajtimit me ushqim.
  9. Punonjësi, të cilit i janë ndërprerë marrëdhëniet e punës në Policinë e Shtetit, ka të drejtë të vendosë nëse llogaria e hapur do të mbahet aktive për kryerjen e transaksioneve financiare për qëllime të ndryshme nga ato të përcaktuara në këtë udhëzim ose të disponojë për mbylljen e saj.
  10. Karta e posaçme është e vlefshme për aq sa zgjasin marrëdhëniet e punës të punonjësit në Policinë e Shtetit.
  11. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij udhëzimi përballohen nga buxheti i policisë së shtetit.
  12. Ngarkohet për zbatimin e këtij udhëzimi Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.