SPAK-u të fillojë hetimet: Qeveria do të paguajë 109 mln euro vendime arbitrazhi nga shpërdorimi i detyrës

545
Sigal

Kreu i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku: Të fillojnë hetimet nga SPAK-u

Në lidhje me  detyrimet që shteti shqiptar ka ndaj gjykatave ndërkombëtare, dhe rasti më skandaloz është ai që u cilësua  si hakmarrje personale e kryemistrit Rama mbi çështjen Bechetti, por që i kushtoi shtetit shqiptar një dëm prej rreth 109 milionë eurosh.

Dhe afera Bechetti duhet të ketë tashmë dhe përgjegjësinë e saj ligjore duke përfshirë në radhë të parë vetë  Kryeministrin Rama, pasi bëhet fjalë për një çështje kaq të madhe e cila ka një kosto shumë të rëndë për buxhetin shqiptar. E thënë më ndryshe, kjo vlerë është e barabartë me rritjen mbi 30% të të gjitha pensioneve në Shqipëri. Veç kësaj, HEC-i i Kalivaçit i cili nisi të ndërtohej nga Bechettii, ju dha një kompanie turke, ku lidhjet dhe marrëdhëniet e Kryeministrit Rama me biznesmenët turq,  janë në muajin e mjaltit. Kjo kërkon që SPAK-u dhe organet e drejtësisë të nisin sa më shpejt hetimet dhe të konfiskojnë pasuritë e atyre që shkaktuan këtë masakër financiare duke çuar në burg cilindo përgjegjës, qoftë ky edhe Kryeministri aktual në detyrë Rama, apo ushtarët e tij qendrorë dhe lokalë që u bënë palë me kryeministrin. Në lidhje me këtë kreu i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku ka këtë arsyetim:

Absolutisht ngjarja që ndodhi me Bechettin është ajo, si të thuash, që i vë kurorën një vazhde të pafundme të penalizimeve të Shtetit Shqiptar në arbitrazhin ndërkombëtar. Dhe realisht ka ardhur momenti duhet bërë një radiografi e plotë se kush  janë përgjegjësit, të cilët sollën në një penalizim të tillë  shtetin shqiptar, të gjithë përgjegjësit, unë nuk e di nëse këtu është vetëm kryeministri apo janë një sërë ta quajmë … përfaqësuesish politikë, ministra apo institucione të tjera ndihmëse, qoftë edhe prokurori, qoftë edhe gjykata, që mund të kenë pjesën e tyre të mëkateve në këtë aferë ta quajmë kaq të madhe, por është shumë e rëndësishme që ne, e para njëherë të kuptojmë se kush e gjithë rreshti i atyre që kanë përgjegjësi  të drejtpërdrejtë një pjesë nga subjektivizmi, një pjesë nga paaftësia, një pjesë nga korrupsioni, nuk e di të lidhura bashkë për të nxjerrë përgjegjësit se cilët janë. Dhe kjo nuk është se bëhet thjesht për këtë rast, kjo është e mirë e domosdoshme për t’u bërë edhe për të nxjerë mësime për raste të tjera, se kjo punë mund të vazhdojë pafundësisht. Ju e kuptoni që janë afera  kaq të mëdha, sa mund të ndodhë që dhe ata që i bëjnë këto gjëra në emër të interesit publik, mundet që të kenë një korrupsion të fshehur pikërisht me bizneset ose individët që në thonjëza penalizohen në momentin e parë. Ndërkohë që ata mund të kenë një afërë të nisur me qëllim, qoftë edhe nga shteti me përfaqësues të caktuar të shtetit të interesit publik, të cilët të lidhur me një aleancë të fshehtë me bizneset ose qytetarët, që ne thonjëza penalizohen, kanë ngritur një aferë. Edhe këtë shumë të madhe që e paguan shteti shqiptar sot, në emrin po e quajmë rastin konkret të Bechettiit, kushedi mundet që  kjo të rishpërndahet edhe të përfitojnë pikërisht ata, të cilët kanë tundur skeptrin për mbrojtjen e interesit publik në momentin kur e filluan. Po kështu kemi shumë mundësi që në këtë aferë kaq të madhe të jënë përfshirë dhe institucione të tjera të cilat me veprimet ose mos veprimet e tyre thjesht kanë krijuar gjithë bazën ligjore mbi të cilën bazohen arbitrazhi ndërkombëtar, për të dënuar shtetin shqiptar. Nga ana tjetër, është shumë e rëndësishmë të theksojmë faktin që shteti shqiptar duhet të respektojë detyrimet kontraktuale me biznesin dhe qytetarët, sepse përndryshe Shqipëria është vend i Bashkimit Europian kur vjen fjala për çështjen e mbrojtjes të Drejtave të Njeriut dhe mbrojtjes së pronës e kështu me radhë dhe mund të përfundojnë të gjitha në arbitrazhin ndërkombëtar. Pra kemi një çështje shumë të mprehtë, nuk është një çështje e lehtë është një çështje e ndërlikuar, siç ishte shumë e ndërlikuar dhe çështja me CEZ-in. Këto janë procese të cilat realisht tregojnë përgjegjshmërinë e shtetit shqiptar, aftësinë dhe për të parandaluar nesër edhe shfaqje të një rangu  të tillë kaq të lartë sa mund të kalojë në korrupsion, subjektivizëm nga të gjitha krahët edhe aty ku nuk e besojmë dot ku mund të jenë, pra pikësrisht ata që marrin skeptrin e drejtësisë, pikërisht ata mund të jenë bashkëautorë me ata të cilët sulmohen ose penalizohen nga shteti shqiptar. E kuptoni sa e ndërlikuar është kjo situatë?!