Historia i falet privatit, jepen me koncension kalatë e Rozafës dhe Lëkursit

Ja paralajmërimi i Telegraf për 22 kala që nuk u pushtuan dot nga otomanët, u nënshtruan nga koncesionet

Shteti marrë vendimin për kalimin tek privati të kalave, objekteve të kulturës dhe ato muzeale, ku pjesa dërrmuese ose janë në bregdet si pronë e shtetit dhe e mbarë shqiptarëve ,ose janë në zemër të qyteteve dhe zonave turistike. Rasti i shumëpërfolur i Kalasë së Lëkurësit në Sarandë do të jenë dhe Kalanë e Rozafës në Shkodër në shënjestrën e kësaj babëzie.

Rilindja ” ka marrë vendimin për kalimin tek privati të kalave, objekteve të kulturës dhe ato muzeale, ku pjesa dërrmuese ose janë në bregdet si pronë e shtetit dhe e mbarë shqiptarëve ,ose janë në zemër të qyteteve dhe zonave turistike. Rasti i shumëpërfolur i Kalasë së Lëkurësit në Sarandë do të jenë dhe Kalanë e Rozafës në Shkodër në shënjestrën e kësaj babëzie.

Sigal

Në Kalanë e Rozafës në Shkodër dhe atë të Lëkurësit në Sarandë është parashikuar që të kalojnë tek privati për një shfrytëzim me qira 20 vjeçare dy ambiente shërbimi.Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka bërë të ditur se kjo procedurë që parashikon dhënien në përdorim të pasurisë kulturore publike bën pjesë në atë që njihet si rijetësim.Lidhur me kalanë e Lëkurësit në Sarandë njoftimi saktëson se bëhet fjalë për një sipërfaqe 862 m2.“Ambient shërbimi në Kalanë e Lëkurësit, Sarandë, me sipërfaqe prej 862 m2. Kalaja e Lëkurësit ndodhet midis rrënojave të fshatit Lëkurës të braktisur në vitin 1878, mbi majën e një kodre të lartë që ngrihet në formën e një piramide.Kalaja gëzon statusin “pasuri kulturore” rikonfirmuar me urdhër nr. 482, datë 1.8.2023 të ministrit të Kulturës, si dhe VKM-së nr. 730, datë 13.12.2023, “Për deklarimin pasuri kulturore e paluajtshme e zonave arkeologjike A dhe B të qytetit të Sarandës, Kalasë së Lëkurësit e Manastirit të 40 Shenjtorëve, dhe miratimin e zonimit e të planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tyre” thuhet në dokument.Lidhur me sipërfaqen në kalanë e Rozafës përcaktohet se bëhet fjalë për një ambient shërbimi në oborrin e tretë të Kalasë me sipërfaqe prej 196.2 m2.Kalaja gëzon statusin “pasuri kulturore” shpallur nga vendimi i Institutit i Shkencave (botuar në Gazetën Zyrtare nr. 95, datë 16.10.1948), Rektorati i Universitetit Shtetëror të Tiranës nr. 6, datë 15.1.1963, Ministria e Arsimit dhe Kulturës me nr. 1886, datë 10.6.1973, si dhe objekt i VKM-së nr. 788, datë 18.12.2024, “Për deklarimin “pasuri kulturore e paluajtshme” të zonave arkeologjike A dhe B të qytetit të Shkodrës, miratimin e zonifikimit dhe të planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tyre”.Njoftimet përcaktojnë kriteret që duhet të plotësojnë subjektet që janë të interesuar për këto procedura si për personat fizikë edhe për ata juridikë të lidhura me element si kapacitetet tekniko-ligjore, gjendja financiare, ajo gjyqësore. Ndërkohë që dokumentacioni duhet të përfshijë edhe : i propozimin për marrjen në përdorim të pasurisë kulturore; i. projektin e rijetësimit, sipas nenit 185, të ligjit nr. 27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, i ndryshuarit. analizën e detajuar të projektit; iv. planin e zhvillimit të territorit; v. dokumentacionin për pjesëmarrje në projekte të mëparshme; vi. garancinë për miradministrimin e pronës, në formën e një vërtetimi bankar, të 3 (tre) muajve të fundit nga data e dorëzimit të dokumentacionit, në vlerën jo më pak se 10 (dhjetë) % të projektit të propozuar; vii. vërtetim për xhiron mesatare vjetore të 3 (tre) vjetëve të fundit, në vlerën prej minimalisht 50 (pesëdhjetë) % të vlerës së investimit të parashikuar në projektin e propozuar

Vetë “Rilindja”, në vitin 2012 denoncoi projektin e dhënies me qira të kalave, monumenteve të kulturës, parqeve kombëtare, objekteve e vendeve historike. Por pas ardhjes në pushtet më 2013-ën, nuk e anuloi këtë projekt, por nisi ta zbatonte vetë. Ka shumë reagime në lidhje me këtë skandal, që kthen kalatë dhe monumentet e kulturës objekte fizike e natyrore në qebaptore, hotele, restorante e motele, parkingje makinash, pika lavazhi, tregje perimesh, depo mallrash me shumicë e në çdo lloj biznesi tjetër, që do t’u interesonte koncesionarëve.

“Trashëgimi apo piceri?”

Për Forumin për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, ky nuk është rijetëzim, por zhbërje me qira e identitetit historik, në emër të fitimit.“Kalaja e Lëkurësit, e ndërtuar nga Sulltan Sulejmani mbi rrënojat e një kishe bizantine, është shndërruar në një seri restorantesh, picerisht dhe kafenesh, duke i hequr çdo vlerë kulturore” shkruhet në një status të forumit.

JA PARALAJMËRIMI VITE MË PARË I “TELEGRAF” PËR  22 KALATË DHE QENDRAVE HISTORIKE, TË SKEDUARA PËR T’U DHËNË ME KONCESION

 

Qebaptoret e sallameritë e oligarkëve do të tymosin nëpër, kalatë dhe objektet e trashëgimnisë historiko-kulturore. Kontratat e Kumbaros po rifreskohen edhe duke zgjatur afatet dhe rritur sipërfaqet e shfrytëzimit, ku të drejtën e përfitimit e kanë vetëm ato biznese që janë pajisur me licenca të veçanta, nga po këto ministri. Atë që nuk e bëri dot me kalatë perandoria otomane, e realizoi me PPP-të e “zgarave të qofteve dhe kukurecëve” Rilindja. Ja paralajmërimi i Telegraf me listën që do u vinte radha, vite më parë!

Kalaja e Beratit

Kalaja e Shkodrës

Kalaja e Delvinës, Sarandë

Kalaja e Këlcyrës, Përmet

Kalaja e Pogradecit

Kalaja e Kepit të Rodonit

Kalaja e Kardhiqit, Gjirokastër

Kalaja e Libohovës, Gjirokastër

Kalaja e Melanit, Gjirokastër

Kalaja e Borshit, Sarandë

Kalaja e Bashtovës, Kavajë

Kalaja e Porto-Palermos, Vlorë

Kalaja e Kaninës, Vlorë

Kalaja e Plloçës, Vlorë

Kalaja e Peqinit

Kalaja e Ali Pashës, Xarë, Sarandë

Kalaja e Ali Pashës në hyrje të Vivarit, Sarandë

Kalaja e Petrelës, Tiranë

Kalaja e Prezës, Vorë, Tiranë

Hamami i Krujës

Hamami i Durrësit

Hamami i Slatinjës

Kalaja e Lëkurësit – Sarandë

Kalaja e Lëkurësit ndodhet mbi një kodër nga ku mund të shohësh qytetin e Sarandës dhe detin Jon. Është një ndërtesë ushtarake osmane, e ngritur në një pikë strategjike për të kontrolluar rrugët nga toka dhe nga deti.Kalaja u ndërtua në shekullin XVI nga Sulltan Sulejmani i Madhërishëm, pas pushtimit të ishullit të Korfuzit dhe zonave përreth. Ndodhet në fshatin e braktisur të Lëkurësit (braktisur pas vitit 1878), dhe ka formën karakteristike të një katërkëndëshi me katër kulla. Ajo shërbente për të kontrolluar hyrjen në qytetin e Sarandës dhe për të ruajtur zonën nga sulmet detare.

Kalaja e Rozafës – Shkodër

Kalaja e Rozafës ndodhet në hyrje të qytetit të Shkodrës, mbi një kodër shkëmbore midis lumenjve Buna dhe Drin. Ajo ka një histori mijëvjeçare, e lidhur me periudhën ilire dhe më pas me pushtimet romake, bizantine, veneciane dhe osmane. Ndërtimi i parë i fortifikimeve mendohet të jetë bërë nga ilirët në shek. IV para erës sonë, si pjesë e mbretërisë së Labeatëve.

Emri i kalasë lidhet me legjendën e Rozafës, një nga rrëfimet më prekëse të sakrificës dhe ndërtimit, ku gruaja e njërit prej tre vëllezërve u muros për të mbajtur muret e kalasë që të mos shembeshin.