Gripi i pulave falimenton prodhimin vendas, 23 milionë vezë nga importi

245
Sigal

Shpërthen sërish skandali me pulat e ngordhura. Në bregdetin e Ranës së Hedhun në Lezhë, janë konstatuar sërish pula të ngordhura. Pak javë më parë ndodhi një fenomen i ngjashëm, pasi me dhjetra pula dolën në breg dhe dyshohet se ishin pulat që ngordhën nga gripi i shpendëve. Ende pa u harruar rasti e një muaji më parë, në bregun e detit dolën sërish pula të ngordhura.Shpendët ishin të futura në një thes, ndërsa dekompozimi i tyre krijoi ndotje dhe ere të rëndë në zonë, duke u kthyer në shqetësim për vizitorët në prag të fillimit të sezonit turistik.Pushuesit kërkojnë që të merren masa, pasi diçka e tillë ndikon negativisht në turizmin e kësaj zone, e cila është mjaft e frekuentuar.”Është shqetësuese era e pakëndëshme”.”E di si është aroma dhe ndotja, është keq”.Edhe pse Ministria e Bujqësisë shprehet se tani nuk ka më raste, sot banorët e zonës kanë konstatuar thasë të mbushur me pula. Dyshimet janë se thasët janë hedhur nga banorë ose pulari në lumenj dhe ka ato kanë përfunduar në det.Ndërkohë, deri më sot nuk ka asnjë reagim nga instituti i Veterinarisë apo Ministria e Bujqësisë.

Në 4 muaj Shqipëria importoi 10-fishin e vezëve të 2021

Në muajt e parë të këtij viti janë importuar mbi 23.6 milionë kokrra vezë, ose 10 fishi i sasisë së importuar gjatë gjithë vitit 2021, sipas shifrave zyrtare nga Doganat. Ekspertët ngrenë dyshime, nisur nga këto tregues, se gripi i shpendëve e ka goditur vendin tonë më herët se mesi i muajit mars, kur autoritetet konfimuan zyrtarisht praninë e Influencës Aviare të tipit H5N8. Kjo sëmundje mendohet të ketë sjellë si pasojë përgjysmim të prodhimit të vezëve, nga ngordhja masive e pulave.Mbi 23 milionë kokrra vezë janë importuar vetëm në muajt e parë të këtij viti, duke shënuar një dhjetëfishim të sasisë së importuar gjatë gjithë vitit 2021. Të dhënat e siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë se vendi kryesor nga ku Shqipëria ka importuar vezë është Italia, me rreth 23 milionë kokrra, ndjekur nga Hungaria, Mbretëria e Bashkuar dhe Greqia. Kjo fuqi që i është dhënë importit rezulton