– Pas mbylljes së raundit të parë të regjistrimeve në universitete, situata duket edhe më e zymtë se ajo e vitit të kaluar.
– Në sistemin arsimorë, duket që për vite me radhë është mbajtur një situatë e rënduar, ndryshe nga shkëlqimi i mureve
– Bëjnë kontrastë laboratoret e vogla e jashtë funksioni për mungesë reagentesh, mjetesh dhe profesionistesh
– Përballë zyrave të mëdha e të arreduara të disa profesorëve gojëkyçur e të mirë shpërblyer, gjithnjë qëndrojnë zyrat e ftofta, pa kondicionerë…
- A janë përmirësuar ambjentët universitare?
Pas mbylljes së raundit të parë të regjistrimeve në universitete, situata duket edhe më e zymtë se ajo e vitit të kaluar. Që do të thotë se poshtë vellos së njohur të propagandës për reforma, gjithëpërfshirje, bashkëpunime dhe investime në sistemin arsimorë, e në sistemin universitarë në veçanti, përtej propagandës, duket që akoma vepron paligjshmëria, politizimi, korrupsioni, nepotizmi, injoranca, përjashtimi, gojëkyçja dhe mungesa e ligjshmërisë dhe reformave të mirfillëta demokratike në sistemin arsimorë, dhe në gjitha sistemet e tjera të zhvillimit të shoqërisë.
Në sistemin arsimorë, duket që për vite me radhë është mbajtur një situatë e rënduar, ku përballë shkëlqimit të mureve, pllakave dhe fotografive në inagurime, bëjnë kontrastë laboratoret e vogla e jashtë funksioni për mungesë reagentesh, mjetesh dhe profesionistesh, nga ku cenohet thelbi i shkollës që është puna, edukimi professional.
Përballë zyrave të mëdha e të arreduara të disa profesorëve gojëkyçur e të mirë shpërblyer, gjithnjë qëndrojnë zyrat e ftofta, pa kondicionerë, pa printëra e me karrige të 30 viteve më parë, të pedagogëve me profesionalizëm, e që kan guxuar të flaqsin e të reagojnë për të mirën e shkollës dhe universitetit.
Përballë studentëve të varfër, të margjinalizuar, të lodhur e të këputur nga puna e deri nga kequshqyerja e pagjumësia për të paguar qeratë dhe tarifat, gjithnjë qëndrojnë ata studentët e tarafit, që zakonishtë shpërblehen me nota të mira, me specializime, me udhëtime jashtë, me punësime nepotike akoma pa përfunduar studimet. Ky takem është gati për të kundërshtuar çdo protest, reagim dhe njeri që guxon e reagon kundër padrejtësive dhe deformimeve të panevojshme të punës dhe sistemit. Po i bërë like dhe po duartrokite ministrant, punësohesh dhe bëhësh menjëherë drejtues, në të kundërt nuk të bën punë as diploma e mastërit shkëncorë, e kjo sjellje klienteliste e manipulatore po i dëbon studentët dhe profesionistët më të mirë.
Përballë godinave-fjetoreve të bukura, e që për fatin e mirë tashmë janë ndertuar dhe presin studentët, qëndrojnë muret e ftohta dhe ai fenomeni i njohur fikjes së dritave. Këtë vit, nga jashtë shoh që ka mjedise të shkelqyera për fjetjen e studentëve (për sa kam parë nga jashtë), ama kam shum merak për ndriçimin e rrugëve, të shesheve të kampusit universitarë dhe të kushtet e sigurisë për studentët.
Merakun më të madh nuk e kam tek fasadat bukura, as tek ato bulevardet dhe muret e ftohta të betonit. Shqetësimi im është jeta studentore që nuk mund të konceptohet e as nuk mund të jetë e mirë pa demokracinë studentore, pa qëndrat dhe aktivitetet kulturore e artistike, pa klubet dhe aktivitetet letrare, shkëncore e artistike, pa mensat dhe shërbimet e tjera bazike. Që do të thotë se ka disa ndryshime për mirë, disa arritje pjesore, por që për mendimin tim jemi akoma shumë larg pritshmërive dhe intersit të studentit, që me patjetër duhet të vëndoset në qëndër të sistemit, e jo sikurse ka qenë deri më tani i margjinalizuar e i pa përfillur.
Unë mendoj se akoma jemi shumë defiçitarë në drejtim të strehimit dhe kujdesit ndaj studentëve, dhe akoma më defiçitarë jemi në drejtim të kushteve të mësimit praktkë të profesioneve të integruara e shumë kërkuara nga tregu i punës.
- Çfarë risie ka këtë vit në ndihmë të studentëve
Unë shoh dy risi, nga ku mendoj se do të burojë dritë shprese dhe zhvillimi për universitetin dhe jetën studentore në Shqipëri. Së pari, Universiteti Bujqësorë ka filluar një program bashkëpunimi me Universitetin Boku të Austrisë. Austria e bëri shtetin shqiptarë, e unë besoj aq shumë në seriozitetin e intelektualëve dhe institucioneve austriake. Në këtë bashkëpunim, pavarësishtë grupeve të punës dhe qasjes së specialistëve të palës shqiptarë, unë besoj që nga Austria do të mund të marrim një shtytje të fortë për ta thyer e shëmbur atë murin e traditës së shëmtuar të krijimit të strukturave, lendëve dhe departamenteve në shërbim të drejtuesve, e jo në drejtim të studentëve dhe të ekonomisë. Nga Austria, me patjetër që do të marrim forcën dhe modelin për të krijuar programe dhe kurikula bashkëkohore, me profesionistë të mirfilltë, e jo sa për të punësuar tarafin nepotikë, sikurse është vepruar në jo pak raste. Kështu do të mund të zhvillohen programe e kurikula të mirfillëta për punësimin e prodhimin, e jo lëndë për të shpërblyer tarafin nepotikë të rekrutuar pa rregull e meritë. Aq më keq kur bëhët fjalë se të tilla situata, mund të jen krijuar edhe në universitete e departamente ku profesionalizmi është nevojë parësore. Sepse, që të mund të mësosh profesionin studentëve, duhet të jesh profesionistë e jo thjeshtë ish drejtor, apo djalë a vajzë e ministrit, e deputetit, e profesorit, etj. Në këtë pikë, bashkëpunimin me Austriakët unë e shoh më shume shpresë e risi. Pavarësishtë nga demagogjia, sistemi ynë arsimorë është i kalbur, i pareformuar e me aq shumë probleme, a ku problem ynë më i madh është që së pari duhet ta pranojmë, që të mund të fillojmë një zgjidhje zhvillimore.
Së dyti, shof një punë të ngadaltë por shumë të mirë në drejtim të kushteve të fjetjes dhe trajtimit të studentëve. Uroj që kjo punë të vazhdojë, e që duke parandaluar vjedhjen e mëtejshme të territorit dhe tokave të UBT për troje e sheshe ndërtimi, të mund të krijohet edhe njëherë kampusi universitarë, ku ishte dhe sikurse ka qenë në vitet 1970-1997. Unë shpresoj në të mirën, prandaj flas dhe reagoj. Nga fjala dhe reagimi nuk ka asgjë të keqe, e keqja jonë më e madhe është heshtja idjote e për një kohë të gjatë.
- Sa studentë ka më pakë këtë vit
Pas përçarjes dhe shtypjes politike e shtetërore të protestës 40 ditore të studentëve (zhvilluar në periudhën dhjetor 2018-dhjetor 2019), në sistemin arsimorë dhe universitarë të Shqipërisë, si kurrë më parë, në mënyrë graduale u asgjesua demokracia studentore dhe universitare. Sepse kudo u mboll frikë dhe terror mbi të gjithë studentët dhe pedagogët që protestuan dhe folen hapur për reformimin e sitemit. Sikurse dihet nga të gjithë, kush protestoj u menjanua, u bullizua, u përgojua, u pengua në sitemin e karrierës, u pamundësua në drejtim të kualifikimeve, etj. Ky brutalitet politik e shtetërorë, pikë së pari shërbej për të frikësuar e për të krijuar e ligjeruar përçarjen që vazhdon, shkëputjen e pedagogëve nga studentët. Në këtë mënyrë për të vrarë unitetin, forcën e reagimit, opozitarizmin dhe qëndresën studentore e universitare për liri dhe demokraci.
Brutaliteti mbi studentët dhe pedagogët më të mirë, më reagues e më profesinistë të universiteteve, solli humbje të shpresës dhe një demoralizim të thellë për shoqërinë shqiptare, që reflektohet edhe me një tjetër rritje të fluksit të emigrimit të popullsisë, e në veçanti të rinisë shkollore dhe universitare.
Kjo tragjedi e thellë kombëtare, mund të lexohet në çdo raport vjetorë të analizës mbi ecurinë e numrit të maturantëve dhe studentëve në vite.
Në këtë këndvështrim dhe përgjigje direkte të pyetjes tuaj, sjell në vëmendje faktin që vetëm në 10 vitet e fundit (2014-2024), numri i maturantëve ka ra me 34%. Saktësishtë, në vitin 2014, në provimin e matures shtetërore morën pjesë 42318 maturantë, ndërsa në qershor të vitit 2024 moren pjesë rreth 28000, ose 14000 më pakë, ka një rënie me – 34%.
Edhe në vitin 2023, nga rreth 30000 maturantë, u regjistruan në universitet rreth 22000 prej tyre, ose 73% e maturantëve që kaluan testin e maturës.
Ndërsa këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar, për fatin e keq konstatojmë se ka shënja të një rënie akoma më të madhe. Çka tregon për një dështim të madh në drejtim të reformave arsimore dhe universitare.
Kujtoj faktin që në vitin akademik 2023-2024, numri i studentëve arriti në 116900, krahasuar me vitin e mëparshëm akademikë 2022-2023, pati një rënie me 3,6%.
Me specifikën shqetësuese, ku në disa degë jetike të shkencave të natyrës dhe ekonomisë (matematika, mesuesia, bujqësia, etj), rënia ishte nga 30-43%, ndërsa pati rënie të madhe edhe në degët e shkencave shoqërore me 10-11%.
Vetëm në 5 vitet e fundit, për shkak të dështimit të reformave demokratike dhe rënies së standarteve të jetës dhe sigurisë, ka ra edhe reputacioni dhe niveli i rankimit të sistemit, ka ra edhe numri i përgjithshëm i studentëve me mbi 10%. Sikurse rënia më e madhe është tek degët e shkëncave të natyrës me një rënie me 61%, tek artet ka një rënie me 42%, e tek shkencat agronomike ka një rënie me mbi 50%. Sikurse ka edhe rritje të numrit të studentëve vetëm tek degët e inxhinierisë me 11%, dhe tek degët e mjekësisë me rreth 21%. Që do të thotë se trajektorja e rënies ka marrë një kthesë të rrezikshme, çka e bën të domosdoshëm reformimin real, me një ndryshim rrënjësorë të mendësisë dhe sjelljes ndaj arsimit, e sidomos ndaj studentëve dhe sistemit universitarë.
Unë besoj që nuk mund të shkohet më tutje, madje kemi humbur shumë kohë të vyer me një makineri të ndryshkur, e me plotë defekte, saldime e deformime në struktura e funksionalitete.
Kjo makineri e vjetër dhe e përçudnuar me ngjyra dhe arnime as europiane e as aziatike, as socialiste e as demokratike, për mëndimin tim i shërben vetëm propagandës, fiktivitetit, korrupsionit, nepotizmit dhe zbrazjes së Shqipërisë nga rinia, nga prodhuesit dhe nga profesionistët më të mirë të sajë.
Këtë përshtypje me jep edhe rezultati i regjistrimit të raundit të parë të studentëve për vitin akademikë 2024-2025, në Universitetin Bujqësorë të Tiranës.
Rezultati i publikuar me 13 shtator 2024, tregon se ka një rënie të theksuar të numrit të studentëve të rregjistruar, shoqëruar edhe me rrezikun e mbylljes së disa programeve prioritare e jetike për punësimin, prodhimin dhe mirëqënien e familjeve shqiptare.
Më konkretishtë, në total, nga 1484 kuota të shpallura, në raundin e parë janë regjistruar 638 studentë, e barabartë me rreth 42%, që do të thotë se ka rrezik që të thellohet situata me auditore të përgjysmuara dhe bosh. Duhet pranuar fakti, sepse heshtja sjell vetëm katastrofa.
Ka një goditje të rëndë për programet dhe departamentet bazike të ekonomisë kombëtare, skurse është Hortikultura dhe Arkitektura e Peizazhit, ku nga 54 kuota jan rregjistruar vetëm 17 studentë, ose rreth 32%. Kjo në një kohë kur prodhimi dhe eksportet nga vreshtat, ullishtet, agrumishtet, perimet, pemët frutore, etj, që mbulohen nga ky department, janë në masën mbi 56% të eksporteve bujqësore. Po të njëjtën goditje të panevojshme, duket se ka marrë edhe departamenti i agronomisë (që mbulon drithërat, foraxheret, bimët mjekësore, etj), ku nga 30 kuota, janë rregjistruar vetëm 7 studentë. Apo tek departamenti i mbrojtjes së bimëve, nga 30 kuota janë rregjistruar vetëm 6 studentë. Në Shkodër thohet se dita e mirë duket me nadje. Në këtë nadjen e raundit të parë të rregjistrimeve, unë e shoh me shumë shqetësim këtë situatë të krijuar pa arsye. Unë, gjithnjë kam folur hapur në media, në takime pune, e kudo tjetër, derisa makineria e korrupsionit dhe nepotizmit me menjanoj e me goditi pa mëshirë, duke dëmtuar jo mua, por demokracinë studentore e universitare, levizjen për universitetin, levizjen sindikaliste, profesionalizmin dhe punën në terren, mbi të gjitha universitetet dhe strukturat e njohura të ekonomisë dhe popullsisë së vëndit tim.
Si rrjedhojë e kujt vjen kjo ulje e numrit të studentëve? Kush janë përgjegjësit?
Pavarësishtë nga propaganda shkurajuese e dehumanizuese, pavarësishtë nga kthetrat e helmëta të politikës dhe autokracisë së krijuar prej sajë, mendoj se koha na dha të drejtë të mua dhe të gjithë atyre që reaguam. Sikurse koha etiketoj dhe bën përgjegjës të gjithë manipulatorët, servilet, grevëthyesit dhe kokat e klaneve korruptive e nepotike, kudo që janë, e që realishtë kan paralizuar e mbyllur sistemin ndaj reformave integruese.
Në këtë atmosferë që ka mbuluar të gjithë sistemin universitarë të Shqipërisë, gjëndët edhe Universiteti Bujqësorë, specifikë në llojin e vet, e që sipas meje nuk ka pse rrezikohët kurrë për mbylljen e asnjë programi e departmenti.
Unë kam jetuar e punuar edhe në kohën kur në fakultetin e bujqësisë, rregjistroheshin çdo vit 300 agronom, nga të cilët mbi 200 arrinin që të të diplomoheshin e të viheshin në shërbim të bujqësisë. Unë që jam përditë në terren, e shoh etjen dhe urinë për agronom. Mua me shqetëson pa masë shkulturimi real dhe lënia e vëndeve bosh në shërbimin agronmikë. Me shqetëson lënia e fermave pa atë mbulimin, këshillimin dhe monitorimin e përditshëm që e ka gjithë rajoni dhe bota, e që Shqipëria nuk duhet të bëjë përjashtim. Unë nuk arrij që të kuptoj shkakun se përse në këto 5-6 vite, të gjithë agronomët që diplomohen në UBT, janë lënë pa punë, deri kur ata jan detyruar me u largue në emigracion. Unë nuk po arrij që të kuptoj se ku i prishka punë agronomi dhe veterineri politikës. Nuk arrij që të kuptoj pse duhet të qëndroj kriteri penalizues që kërkon mesataren mbi 6,5 për ata që duan të mesojnë se si punohet toka e si duhet të mbillën bimët, farat, si ujitën, si krasitën, si prodhohet buka, frutat, perimet, etj, ndërsa për degët e mësuesisë thuhet se edhe mund të tolerohet një mesatare edhe më e ulët. Në këtë mënyrë, studentët nga Durrësi, Tirana, Librazhdi, Korça, Pogradeci, etj, po shkojnë të studjojnë në degët e bujqësisë në Tetovë, Prizren, Pejë, etj, ndërsa mbyllën pa mëshirë e kot së koti degët jetike në UBT dhe ato në Universitetin e Korçës.
Për ta përmbyllur përgjigjen time, them që sipas asaj që duket në raundin e parë të rregjistrimeve, me duket se ka rrezik që rënia e numerit të studentëve në degët e UBT, dhe degët prioritare në veçanti, të jetë rreth dy herë më e lartë nga përqindja e rënies së vitit të kaluar.
Kjo për shkak se, në rregjistrimet e raundit të parë, që tani shoh që tek agronomia dhe agromjedisi janë rregjistruar rreth 50% më pak se vitin e kaluar. Po kështu edhe tek Arkitektura e Peizazhit, shoh që jan rregjistruar dy studentë më pak se vitin e kaluar, janë rregjistruar 10, nga 12 që ishin në vitin e kaluar. Kjo me shqetëson dhe më obligon për të bërë thirrje çdo pedagogu, studenti e shqiptari, e mbi të gjitha institucioneve të politikës, që të reagojnë sa më parë në shërbim të gjithëpërfshirjes dhe reformave të qëndrueshme integruese e zhvillimore të sistemit arsimorë, e atij aniversitarë në veçanti.
Një thirrje e veçantë shkon për titullarët dhe drejtuesit e dikasterit të ministrisë së bujqësisë, që të hapin sa më parë debatin dhe bashkëpunimin jo me gojëkyçurit dhe grupin e të urtëve (apo të korruptuarve në vite), por me ata që e njohin punën dhe profesionin. Mendoj se duhet të ndalet bashkëpunimi klientelistë dhe ajo matja e punës me fotografi dhe like facebuku, bujqësia është përballje me tokën dhe klimën.
Bujqësia është shpirti konservatorizmit dhe jetës së kombit, ajo kërkon burrat dhe gratë më të forta, më shpirtin më të pastër të patriotit dhe me dashurinë e pakufi për Shqipërinë.