Evdal Nuri: Në dimër mbytemi, në verë digjemi !?

“ Zjarret ndodhin në të gjithë botën!” Kjo ishte kryefjala  e Kryeministrit Edi Rama, në aktivitetin “Për ty natyrë”. Ai u shpreh se sfida e zjarreve, me të cilët përballet vendi dhe nevoja për të rritur kapacitetet për pyllëzim, është e madhe.“Askund, askush nuk i ka gjetur ndonjë ilaç zjarreve, që kur vijnë bëjnë dëme deri edhe kolosale”, u shpreh kreu i qeverisë, duke theksuar se do t’i përgjigjen duke investuar në ato pjesë që për shkak të zjarreve kthehen në plagë.”

Një plagë e hapur në vite , që jo vetëm s’po shërohet , por dhe po thellohet ! Ç’m’u kujtua një thënie e Miçurinit :” Të mos presim lëmoshë nga natyra , por t’ia rrëmbejmë asaj , kjo është detyra jonë “ Ta shohim më konkretisht problemin .

  • Zjarret .
Sigal

Zjarret e pyjeve janë zjarre në mjedise të hapura, të cilat përhapen shpejt dhe përfshijnë pjesë të pyllit, shkurret, bimësinë e ulët, barin në afërsi të sipërfaqeve bujqësore, lagjet e pabanuara dhe zonat deri tek të cilat është e vështirë të arrihet. Kushtet e veçanta të kohës, temperaturat e larta, era e fortë dhe koha e thatë, ndikojnë në krijimin dhe përhapjen e zjarrit. Zjarret mund të shkaktohen nga dukuritë natyrore, si goditja e rrufesë (ky lloj është më i rrallë) dhe nga dora e njeriut.  Zjarret e regjistruara gjatë kësaj vere kanë qenë dhe të qëllimshme. Policia ka arrestuar 50 persona dhe ka proceduar në gjendje të lirë 100 të tjerë për veprën penale të shkatërrimit të pronës me zjarr. Shumica prej tyre kanë  qënë barinj ose buq që kanë dashur të djegin mbetjet bujqësore ,por zjarri ka marrë përmasa duke djegur pyje dhe kullota. Një  i moshuar i djegur nga zjarri më tregonte :” Më parë shkurret e barrërat korreshin . Fshati tani është boshatisur. Me disa pleq gjithçka është lënë në mëshirën e fatit. Ato kishi rrethuar shtëpitë e për pasojë u dogjem “ Pavarësisht apeleve të shpeshta nga zjarr”zjarrvëns dhe policia që zjarri të mos përdoret ngjarjet janë ripërsëritur duke vënë në rrezik shpesh herë dhe zonat e banuara. Djegia e pronës me zjarr është një vepër penale që dënohet me 5 vite burg dhe nëse ka pasoja të rënda dënimi shkon deri në 15 vite burg.

. 2-Përmbytjet   !

Paraqitet problematike në Shqipëri .Shumica e qyteteve, duke filluar nga Shkodra në Sarandë, në lindje dhe perëndim . Përmbytjet e përvitshme të tokave bujqësore, dhe banesave shkaktohen si pasojë e mungesës së pritave, dhe kanaleve kullues që janë prishur, por dhe nga ndërtimet pa kriter , duke mos marrë parasysh rrezikun e përmbytjes.  Ndërhyrjet  pa kriter në shtratin e lumenjëve, kanë rritur rrezikun e përmbytjeve. Banorët deklarojnë se edhe pse janë përmbytur çdo vit, asnjëherë s’është marrë asnjë masë! Më e drejta do të ishte që t’mos ndërtonin në fushë, kjo e ndaluar më pare. Atëhëre s’kemi patur  përmytje në këto përmasa! -Tanti dhe pse ishte paralajmëruar për reshjet e mëdha të shiut nuk u morën asnji masë për mbrojtjen e shtëpive, prodhimeve bujqësore dhe bagëtive duke u dëmtuar rëndë . Përmbytjet janë kthyer në një refren social, politik, ekonomik nga nëntori e dhjetori i  vitit 1990. “Shqipëria nën ujë” në dimër dhe “në zjarr” në verë është realitet që shkatërron më shumë se 150 mijë familje çdo vit. Njerëz që përmbyten rregullisht në dimër, në pranverë presin dëmshpërblimet e qeverisë, për të pritur përmbytjen e radhës në dimrin që vjen. në një kohë kur qytetet shqiptare kanë domosdoshmëri për projekte infrastrukturore inxhinierike dhe

sociale . Edhe pa qenë nevoja të jesh projektues, inxhinier, arkitekt, konstaton me dhimbje se punimet janë bërë sa për sy dhe faqe. Sa herë që nisin reshjet , vendi përmbytet, si çdo herë edhe tani.  Situata paraqitet problematike pas dalje nga shtrati i lumenjëve , apo përmbytjete se hidrovoret  që s’janë  në funksion të plotë për mbajtjen e niveleve normale të ujit.  Probleme nga përmbytjet ka patur kudo, nga Shkodra , qytetet e Ultësirës Perëndimorë dhe e gjithë pjesa Lindore Kukës , Korçë dhe më në jug. Qyteti i Fierit jo vetëm u mbyt , por mbeti dhe pa ujë. Berati pati dëme të mëdha në Dimal në shtëpitë dhe në të mbjellat . Më  shumë 100 ha tokë,  mbjellë me jonxhë, grurë, tërshërë , si dhe me pemëtari të kulturës së ullirit. Sipas banorëve,përmbyten çdo vit nga lumi Osum. Banorët deklarojnë , se nuk kanë marrë shpërblim për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet. Juxhin Gjon aktiv në problemet e Shqipërisë me banim  në Belgjik më bindi:”Në Shqipëri nuk ekziston politika reale . Politikanët këtu, sipas mendimit tim, nuk kanë ideologji, interes personal në atë që fiton në vend të së mirës së përbashkët .Ne kemi ndjenjën e komuniteteve. Individualizmi fiton. Askush nuk punon vertët, askush nuk mendon të bëjë projekte nën ideollogji, por vetëm nën mendimin e fitores ekonomike .

3-Ngrohja globale

Kjo i referohet rritjes së temperaturës në planetin. Ndryshimet klimatike në Tokë kanë ndodhur e do të ndodhin më shumë në të ardhmen . Ngrohja globale aktuale po shkaktohet nga gazet e dëmshëm si dioksidi i karbonit e metani, i cili çlirohet nga aktiviteti njerëzor, kryesisht nga energjia, transporti, fabrikat, si dhe industria . Ky gaz formon një shtresë në atmosphere, e cila lejon deportimin e rrezeve të diellit në tokë, por nuk lejon daljen e tyre mbi sipërfaqen e tokës. Rrymat oqeanike një faktor tjetër që ndikon në ngrohjen globale. Mbeten pak kohë që njerëzimi të ulë me mbi 90% të çlirimit aktual të gazrave serrë, përkundrazi ndryshimet klimatike do të jenë të pakthyeshme, dhe efektet do të jenë shkatërrimtare, deri në zhdukje të qytetërimit njerëzor. Ngrohja globale është ndryshe e njohur si ngrohja graduale e sipërfaqes së Tokës . Efekti më i dukshëm i kësaj dukurie është rritja e nivelit të detit, e cila rezulton me përmbytje në zonat e ulta  bregdetare , dhe si e tillë mund të jetë kërcënim i vërtetë për shumë vende s’i po ndodh e mund të ndodh më keq në vendin tonë!