Shikoja dhe dëgjoja: “Pensionet do të rriten si asnjëhërë tjetër ! Lajmi i mirë për pensionistët ! Rritja do të jetë reale!”. I gëzuar nga këto njoftime i tregova gruas për këtë“sihariq”! Ajo ma prehu.” Të gënjejnë o burrë , të gënjejnë” . Shkrova një artikull me këtë titull. Sot ajo më thotë;”U binde se ishin gënjeshtra !
1- Pse besoja e zhgënjimi me shifra dhe fakte? Ka muaj që flitet për rritjen e pensioneve.
Me dhjetra intervista nga specialista dhe politikanë. Po kaq artikuj për rritjen e pensioneve si asnjëhërë tjetër!
Në bisëdë me pensionistët, besonim që erdhi fundi fukarallëkut! Pastaj kush s’i beson lajmit të mire! Pra, ishim pregatitur për një shtesë të kënaqshme! Tani jemi të zhgënjyer. Ç’ishte kjo propagandë boshe ? S’e kuptoj , se kujt i vlejtën këto premtime ? Kjo ka revoltuar masën e madhe të pensionistëve që në mënyrat nga më të ndryshme flasin të indinjuar në rubrikat e mëngjezit. Ata s’janë pak, por 791 mijë që krijojnë, apo rrëzojnë qeveri. Do të ishte më e ndershme të thuhej, se kaq i kemi mundësitë. Nuk mund t’ju gënjejmë. Kjo ndikon negativisht dhe për votën në 11 vite qeverisje. Rritja të bëhesh graduale, sipas mundësisë e jo para dy vjetëve 8.6 % e tani që pritesh më shumë 4.1 %. Po ecim para , apo prapa ?

Rritja prej 4.1% të indeksit të shportës, nuk i përgjigjet realitetit të çmimeve të tregut. Kjo përqindje s’i përgjigjet pagës që marrin pensionistët? Midis pensionit që marrim dhe çmimeve kemi një hendek të pakapërcyeshëm. Çmimet i dikton tregu. Fjala vjen, 1kg domate 170, limoni 250. Një kg mish 1500 lekë. Djathi 1400 lekë. Me këto shpenzime ditore është shumë e vështirë jetesa. Hesapet duhen bërë me realitetin e çmimeve, dhe pagën që marrin pensionistët. Unë e kam të vështirë të kuptoj, se kujt i shërben kjo propagandë! Theksoj se të gjithë e dinë se 791 mijë pensionistë krijojnë, ose rrëzojnë qeveri. Në këtë dëshpërim të madh hajde mbushi mendjen atyre të të japin votën! Pensionet e qytetit mesatarisht do të rriten me 752 lekë, kurse ato në fshat me vlerën me 453 lekëve. Kjo rritje është qesharake! Një revoltë e paparë dëgjohet në telefonatat e mëngjezit, pasi lexohen gazetat. Në një deklaratë për mediat , ministri i Ekonomisë ka folur në lidhje me indeksimin e pensioneve. Ai u shpreh se synim i indeksimit është të ruhet fuqia blerëse dhe sfidë për qeverinë mbetet rritja e pensioneve. Pyetja: “Kur do të realizohet, kjo rritje dhe ky ideksim? Fqinja e katit pestë më tregonte:” Isha tek Bio-Market. Shikoja çmimet e s’munda të blija asgjë, mbase s’kiksha marrë pensionin, të cilin e kam 1950 lekë. Një vajzë kishte vrejtur dëshpërimin tim dhe kishte paguar lekët për një kufetë me vezë, të cilën ma dha arkëtarja kur dola. Desha t’a falenderoja, por ishte larguar! Raste të tilla ka kudo. Në Berat “Fondacioni Toska” ka hapur një menxë ku 40-50 të varfër drekojnë duke mos paguar asgjë. Pra ka dhe njerëz të mirë, por janë të pakët, duke parë varfërinë që na ka zënë. Konkretisht sa lekë do të futin në xhep pensionistët në tetor ? Në qytet 752 lekë , kurse në fshat,453 lekë. Tre dhe dy kafe në javë. “Shumë zhurmë, por asgjë!” Sejcili thotë; “Nëna ime”. Kjo na intereson. E kur dëgjojmë shumën e mësipërme, bëhemi me dhimbje koke. Më e keqla është se kjo do të vazhdojë dhe për brezat e ardhshme. 2- . Sipas një studimi të ri të BERZH-së mbi konvergjencën me standardet jetësore të BE, ka mundësi që duhen mes 40 dhe 70 vjet, ose edhe më shumë, për të mbyllur këtë hendek. Një lajm shumë i keq, që po nxit emigracionin masiv e ku zëmë vendet e para në botë!
–B.B thekson se në Shqipëri gjenden mbi 400 mijë të varfër, ku shumica jeton me 5.5 U.S.B. në ditë .
Niveli i rrezikut për të qenë i varfër është i madh. Ai ka në përbërje të tij privimin material dhe aksesin e dobët në punësim, të cilat konsiderohen me intensitet shumë të ulët në punësim përcaktohen në kufirin 20 %. individët e grup-moshës 18-59 vjeç Këta jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim.
Kemi theksuar dhe më parë se pensionet i kemi më të ulta se kudo, jo në Evropë, por ndofta dhe në rajon. Pensionistët i mbajnë fëmijët, sidomos ata që janë jashtë, ndryshe do kishin marrë rrugët.
Pagë nominale nuk përcakton standartin e jetesës. Edhe pse paga nominale rriten çdo vit, niveli i jetesës ulet. Arsyeja është se çmimet rriten me një përqindje më të madhe sa përqindja e rritjes së pensionit si po ndodh tek ne, kështu që niveli i jetesës ulet ! Atë e përcakton paga reale.
Paga reale është sasia e të mirave materiale që siguron me pagën nominale. Rritja e çmimeve më tepër se paga nominale ul ndjeshëm standartin e jetesës s’i po ndodh këtë vit ! Ti gëzoje se merr më shumë lekë , por në shtëpi çon më pak të mira materjale. Pensionet janë qesharake dhe shumicës dërrmuese të moshës së tretë nuk i mjaftojnë për ilaçe faturave të dritës , ujit.
Të dhënat tregojnë se, plakja në Shqipëri do të ndodhë edhe më shpejt se në disa nga vendet të tjera, s’i rrjedhojë dhe numuri i pensionistëve do të rritet. Shqipëria parashikohet të ketë popullsi më të madhe me moshën mbi 65 vjeç se sa vende të tilla si: Franca, Suedia, Serbia , Mali Zi e tjerë.
Ndoshta disa pensionistët i quajnë të tepërt, harraq të bezdisur, të rrjedhur, siç kemi dëgjuar , por ata i thonë: ”Mos qeshni me të ardhmen tuaj “Ata i kanë dhënë kësaj shoqërie dhe janë prindër të mirë të pasardhësve të tyre .
3-E ardhmja e zymtë.
Të dhënat e fundit “Inflacioni do të vijojë të rritet dhe kjo do të ndikojë më së tepërmi tek të varfërit.” Kjo është raportuar nga Emanuel Salinas, menaxheri i Bankës Botërore në Shqipëri në konferencën për zhvillimet. Kjo ka sjellë:”Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian kanë përshpejtuar rritjen gjatë muajve të verës. Sipas të dhënave paraprake të Eurostat janë regjistruar gjithsej 6,860 aplikime për azil në BE nga shtetasit shqiptarë, me një rritje prej 68% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kalua”. Pse kjo dyndje e madhe për t’u larguar? ” 35.4 mijë shqiptarë pritet që t’i shtohen numrit të të varfërve ‘. Shqipëria është ndër vendet më të rrezikuara në botë sa i përket krizës së çmimeve. Klasifikohet ndër vendet me rrezik të lartë, dhe kjo gjë ilustrohet grafikisht, por shprehet edhe mes reshtave në raport, ku vendi ynë evidentohet mes shumë shteteve të tjera, kryesisht vende të Afrikës dhe Azisë, por edhe të Ballkanit Perëndimor.
Së fundi Në vendin tonë përllogaritet se 3.2% e popullsisë mund të kenë rënë ose rrezikojnë të bien nën pragun e parë të varfërisë. Kaq mjafton për të kuptuar ku jemi e ku pa vemi !






















