Eksperti i naftës Dr. Vladimir Mici: Rritja e çmimit të naftës është mënyra më e lehtë për të grumbulluar tatime nga qeveria

407
Sigal

“Bankers” prej vitesh duhej të paguante tatim- fitmin 50%, por kjo gjë nuk ka ndodhur dhe fitimet e saj transferohen tek operatorët e tjerë

Vijon nga numri i kaluar

-Pse rritet çmimi kur ne jemi vend prodhues dhe njëkohësisht kemi rrogat më të ulta në Evropë? Pse kjo rritje? Pse Ballkani ka më ulët se ne çmimin e naftës?

Duke ju rikthyer edhe njëherë strukturës së çmimit rezulton se qeveria merr tetë taksa mbi karburantet dhe nën produktet e naftës. Kjo është mënyra më e lehtë për të grumbulluar tatime dhe sipas arsyetimit të qeverisë ideja është që këto taksa nuk godasin shtresën në nevojë dhe të varfër, sepse ajo s’ka makina, por shtresën e mesme dhe të pasur, sepse ajo ka mundësi të blejw dhe mbajw makina. Pra një lloj rregjimi tatimor i orientuar për një tatim disproporcional. Kjo do të shoqërohet me heqjen dorë nga transporti me makinë personale deri në eleminimin e saj për krejt pjesën e shoqërisë normale dhe lëvizjen me makinë të atyre, që edhe kjo kosto shtesë nuk e ul standartin e jetesës. Kryeminstri e ka deklaruar që në momentin që dyfishoi tarifën e taksës së qarkullimit. Por harroi se të gjitha shërbimet e transportit kërkonin më tepër para dhe kjo u përkthye në çmime më të larta për qytetarët e zakonshëm duke i bërë të varfërit më të varfër dhe  ata që ishin në kufij marxhinalë plotësisht të varfër. Kjo është ajo që shikon sot!

Vëndet e rajonit duhet të gjykohen nga struktura tatimore që kanë. E thashë më lart se qeveria gëzohet kur çmimet rriten, sepse rriten të ardhurat e buxhetit ( nuk ka rëndësi kush paguan për të) dhe kjo dëshmon varësinw e lartë që ka buxheti nga taksat e karburantit. Ajo nuk ka nevojë të shtojë elementë taksativ, kur vetë tregu ia sjell në shteg. Në çdo vënd ka autoritet konkurence, ka edhe njës, që merren me tregjet dhe çmimet. Forca e durimit, që ka popullsia tregon se sa të aftë janë ata për të mbajtur taksat. Nqs ajo do të reagojw, kuptohet jo me gazetë apo portale, por me lëvizje popullore, qeveria do të  ndërhynte e detyruar. Në këtë situatë ku askush nuk lëviz nga vëndi; ky është reagim logjik i qeverisë. Vetë sistemi I tatimeve synon maksimizimin e të ardhurave për të siguruar balancën e hyrjeve dhe daljes së të ardhurave.

Ne renditemi në kufijtë e çmimeve të papranueshme, për shkak edhe të modelit të tatimeve që kemi. Psh në vitin 2003 nw strukturwn e tatimeve nuk kishte taksa të tilla drejtë përdrejtë mbi karburantin. Kështu që çmimi reflektonte tre taksa; Akçizë e përzier me %, dhe që kthehej në shumë fikse kur % tregonte më shumë se 37 lekë, TVSH dhe një taskë doganore për karburantin e importit. Nafta bruto e prodhuar në vënd nuk i nënshtrohej rentës minerare, pra kishte një kosto prodhimi edhe më të ulët. Plus kësaj shteti zotëronte rreth 15-20% të tregut duke detyruar tregëtarët t’i bindeshin politikës së çmimeve që qeveria ndiqte ndaj standartit të jetesës dhe nuk kishte fokus maksimumin e tatimit ose në gjuhën profesionale kërkimin e një tatimi optimal, ku secili paguan në mënyrë të ndershme dhe të drejt tatim sipas të ardhurave të fituara., por ishte e angazhuar për të ulur  ekstremin e varfërisë dhe matja kryesore ishte ulja e niveleve të varfërisw sipas përcaktimeve dhe ashpërsisë së saj. Nëse i referohesh asaj kohe do shohësh që qeveria mburrej me nivelet e uljes së varfërisë.

Sot nuk ka  modele të gjetjes së nivelit optimal në një mish mash tatimesh dhe përjashtimesh që sistemi aktual imponon. Ai është një sistem tatimor, i cili me mjete rrethanore kërkon optimalin. Kjo është e vërtetë dhe nqs pyet ministren e financws( ish Drejtoreshën e tatimeve) sa optimal është skema tatimore, jam i sigurtw që s’ka për t’ju përgjigjur kurrë kësaj pyetje, sepse ajo nuk është në gjëndje të lidhë tërë tatimet nën një sistem që të sigurojë një taksim të drejtë horizontal dhe vertikal për popullsinë. Këto janë tentative, që maten nga fakti sa e duron zhvatjen nga shteti ky popull dhe sa ndëshkues ky popull është.

Pse kjo rritje e çmimeve? Sa kohë që egziston një justifikim , sidomos objektiv siç është rritja  ndërkombëtare e çmimeve të naftës bruto, që po shkon në 93$/barel, s’ka asnjë arsye të mos përdoret nga grosistët dhe tregtarët e pakicës, të cilët përgjegjësinë e kalojnë tek palët jashtë Shqipërisë. Ata duan një mjet të justifikojw rritjen e fitimit. Dhe sa kohë s’ka përgjegjësi të caktuara ka edhe justifikim.

Pyetje 4 Vitin e kaluar uzina e Përpunimit në Ballsh u shit për skrap. A mund të rinovohej ajo uzinë? Pse e shiti për skrap shteti? Kush përfitoi dhe kush humbi në këtë rast?

Ajo mund të jetë shitur për skrap nga kompania apo banka që ka pasur të drejtën për të përfituar pasurinë mbi garancinë e koletaralit që ka kanw pasur kontratat e borxhit që firma azere pronare e 85% të aksioneve ka marrë pranë bankave të nivelit të dytë. Por kjo përbën krim kombëtar dhe nëse ka ndodhur, i takon shtetit shqiptar ta zgjidhë. Përsa i përket faktit a duhet të demontohet  jam kundër këtij vendimi. Uzina është mjaft atraktive bile edhe strategjike për ekonominë kombëtare dhe pavarësinë kombëtare.

Po parashtroj disa mendime të mija për të cilat kundërshtoj mjaft politikanët, specialistët dhe  analistët që janë shprehur pro prishjes apo demontimit të uzinës në Ballsh.

Duhet të themi fillimisht disa të vërteta:

  • Uzina është ndërtua në vitin 1978 e përcaktuar për të trajtuar nafta të rënda dhe të kripura dhe me një strategji punësimi të lartë. Pra paraqet një aktiv 43 vjeçar.
  • Uzina pas vitit 2008 kur u privatizua, nuk iu nënshtrua rimonteve periodike, të paktën 2 herë në vit. Këto rimonte mbanin uzinën në gjëndje efektive dhe të sigurt.
  • Uzina aktualisht është mjaft e zhveshur dhe pa investime serioze nuk mund të rikthehet të punojë në kushte standarti. Pra produkti përfundimtar i saj nuk mund t’i përgjigjet tregut
  • Uzina shtrihet në një territor qyteti me një sipërfaqe të përgjithshme prej 800,000 m2
  • Uzina ka pjesën ndërtimore të saj në një gjëndje mjaft të mirë.

Pra e gjithë kjo e vërtetë nuk mund dhe nuk ka snje mundësi për të çuar uzinën për skrap.

E para duhet të kuptohet në tërë botën çdo vënd ka rafinerinë e vet kombëtare. Mjafton të shikoni vëndet e rajonit.

E dyta në një rrethanë ekstreme në detin Mesdhe mungesa e rafinerisë është ndalim i ekonomisë. Emergjencat që parashikon ligji mbi shoqëritë e shitjes me shumicë të karburanteve me kapacitete deri 3000 m3 janë hipotetike, më shumë letra zyrtare dhe jo pasuri reale dhe pa asnjë standart teknik dhe mjedisor. Ato s’mund të garantojnë kapacitete deri në konsumin e tre muajve inventare e pwrkthyer nw mbi 100 mijë ton karburante. Ajo që i mbulon këto probleme është vetëm Rafineria e Ballshit.

E dyta është efektiviteti i kësaj rafinerie. Kjo Uzinë ka kapacitet prej 1 milion tonë për përpunim dhe nqs ajo punon me 10% të kapacitetit çfarë duhet të prisni, që të jetë me fitim, apo të jetë efektive. A keni ndonjë impiant që punon me 10% kapaciteti dhe që mban një fuqi punwtore për 100% të punonjësve, si ju mund të rezultoni me fitim? tek ndonjë shoqëri publike apo private? Unë se di ndoshta edhe në kushte monopoli. Pra gjëja e parë që duhet menduar dhe duhej  zgjidhur ishte si ta sigurojmë një kapacitet me të paktën 80% të kapacitetit të saj.

Nga koha e sistemit para vitit 1990, sistemi kishte ndërtuar  infrastrukturën për tw furnizuar dhe shpërndarë produktet. Pas viteve 90, vështirësitë u shtuan dhe dalë ngadalë filluan çmontimet si të “panevojshme”. I pari Magjistrali Fier Vlorë, Terminali i eksport importit Nartë. Pastaj depozitat e karburanteve në tërë Shqipërinë. Krijimi i ligjeve që ndalonin  krijimin e  kompanive sipas strukturës vertikale etj, e vendos Uzinën e Ballshit nën kushte të kufizuara prodhimi. Ajo mund të përpunojë 3600 ton naftë në ditë me kapacitet të plotë, por maksimumi ajo ka punuar me dy rryma ose 2/3 e kapacitetit. Kryesisht ka punuar me një rrymë. Kjo ka sjellë kosto më të larta dhe cilësi më të ulët. Ajo në kushtet e modernizimit dhe ndryshimit të strukturës së përpunimit të naftës do të arrijw nga sot që ajo prodhonte deri 49% produkte të bardha, ndoshta 60% e më shumë. Kjo do të thotë se duhet çdo muaj të evadohen jo pak, por rreth 60-65 mijë ton karburante dhe rreth 40-45 mijë ton nënprodukte të tjera, për të cilat duhen kapacitete stokuese dhe infrastrukturë transporti ( hekurudhat)

Uzina kishte edhe aktive të tjera, siç ishte Ujësjellësi i Poçemit dhe TEC-I Ballsh apo nënstacioni elektrik TN. Nuk besoj se edhe këto aktive kanë shkuar për skrap, sepse njëri ka të bëjë me burimin e ujit të Poçemit dhe tjetri me sistemin energjitik të vëndit. Këto dy faktet e fundit më çojnë idenë se pas kësaj ideje çmontimi fshihen qeveritarë dhe ish qeveritarë, që kërkojnë të zhdukin gjurmët e megavjedhjes së shekullit (ARMOS).

Sot uzina rivihet në punë me investime themelore jo vetëm zëvëndësime, por edhe modernizimin e saj. Kjo do të sjellë që impianti i koksit ndoshta të dalë nga skema dhe kjo do të sjellë për pasojë edhe pranimin e naftave më të lehta për trajtim. Përdorimi i kapaciteteve të larta i hap udhw vënies në punë edhe  Uzinës së vajrave dhe  prodhimeve të tjera cilësore.

Uzina kërkon jo më pak nga 200 milion euro, por kjo është një kosto që lehtëson shqiptarët, por jo qeverinë, sepse produktet made in Albania kanë një çmim maksimal që të paktën nuk e lejojnë çmimin me sistemin aktual të taksave të kalojë 150 lekë për litër. Por qeveria është kundër çmimeve të ulta, sepse kjo ndryshon skemën e tatimeve, sepse qeverisë do t’i mungojnë mbi 100 milion tatime që i mbledh nëpërmjet lojës së çmimeve të importit. Kjo është arsyeja përse kjo u shit me qëllim falimentin e saj. Dikush ose ca do të duhet të japin shpjegime për të. Por sot s’është koha. Por kjo në një situatë lufte mund të jetë katastrofale për jetën e tyre dhe familjarëve të tyre. Sepse në këtë situatë nuk ka çmime 200 lekë. Nuk do të ketë vlerë fare leku apo paraja, por malli. Dhe ky mall më shumë se kujt i duhet makinerisë së luftës. Pra, këto veprime banditësh do t’u kthehen në akuza tradhëtie kombëtare. Ky fakt ka çuar në konkluzionet se Rafineria e Ballshit përbën objekt të rëndësisë strategjike.

Nëse do pyes çdo shqiptar për opinionin e tij, sigurisht ata do të donin ta prodhonin këtu me të njëjtat standarte si gazoili apo vaji lubrifikues gjerman, por kjo është e mundshme nqs do të investohej në të, para rrugëve që fillojnë sot dhe mbarojnë pas 10 vitesh. Ky është investim emergjent, që sjell dije, mirëqënie, pavarësi dhe largon emigracionin.

Ne nuk jemi popull idiot sa mos të kuptojmë se përpara se të kërkojmë rrugë duam të kemi produktet jetike. Një uzinë e modernizuar mbyll të gjitha diskutimet dhe njëkohësisht realizon garancinë e kthimit të investimit të vet disa fish në shumë më pak kohë se sa mendohet. Thjesht ne jemi në kohën e gabuar dhe drejtohemi nga njërëz jo të duhur.

Pyetja e pestë: Politikat e qeverisë shqiptare a janë politika nxitëse për nxjerrjen e naftës?

Qeveria nuk është fare në akorde për industrinë e naftës, pasi ajo nuk ka strategji kombëtare se nga kjo pasuri sa, kur, si; do të marrë këtë pasuri dhe ku dhe se si do të përdoren të ardhurat e kësaj pasurie. Pyetja e parë që të shkon në mëndje është. Sa kjo pasuri ka rritur mirwqënien e shqiptarëve në tërësi dhe komunitetit, ku kjo pasuri shtrihet. Si janë këto rajone në mirëqënie në raport me popullsinë tjetër dhe me rajonet e tjera po naftëmbajtëse në vëndet e tjera. Cili është  efekti i matshëm i këtyre politikave. Georgeus Clemenceau Francëska thënë se  “Një pikë naftë është e njëvlefshme më një pikë gjaku”. Kjo është e vërtetë dhe aktuale sot. Dhe nafta është gjaku i civilizimit modern. Por a mendojnë qeveritarët tanë kështu! Nuk besoj.