Në muajin nëntor bizneset janë përballur me një shtesë taksash dhe ndërkohë këto të shoqëruara me penalitete, gjoba , interesa mbi shumën e papaguar. Rreth 200 subjekte çdo ditë flitet se ankimojnë pjesën e rritjes së taksave pasi nuk ishin në dijeni të kësaj situate
Vitin e kaluar Bashkia Tiranë miratoi çmimet e reja të referencës, të cilat sollën një ndryshim të vlerës së taksës së ndërtesës, jo vetëm për qytetarët dhe banesat, por edhe për ato që ushtrojnë aktivitet tregtar, pra bizneset. Për qytetarët taksa është 0.05% e sipërfaqes, kurse për bizeneset është 0.2%. Me çmimet e reja të referencës barra për qytetarët dhe bizneset u rrit ndjeshëm. Kjo vihet në dukje edhe në projektbuxhetin e Bashkisë për vitin e ardhshëm ku pritet të arkëtohet nag taksa e ndërtesës gati 3.6 mld lekë apo 35 mln USD.Prej një viti duket se kanë ndyshuar të gjitha taksat, duke i vënë bizneset në vështirësi për likujdimin e tyre. Di sa janë gjendur përballlë masave që janë ndërmarrë deri në pezullimin e aktivitetit për këtë taksë që duhet të shlyhet 2 herë në vit.
Çfarë taksash të tjera kanë ndryshuar që nuk kanë qenë në dijeni bizneset
Në datën 23.03.2024, këshilli bashkiak mori një vendim nr.35, ku shikohet që kemi një ndryshim total të të gjithë taksave nag infrastruktura, hapësira. Ishte e rëndë, në muajin nëntor bizneset janë përballur me një shtesë taksash dhe ndërkohë këto të shoqëruara me penalitete, gjoba , interesa mbi shumën e papaguar. Tashmë kanë ardhur zarfet fizikisht në subjekt dhe po të shikojmë në zyrën e bashkisë do shkojnë dhe 200 subjekte çdo ditë për t’u ankimuar për pjesën e rritjes së taksave pasi nuk ishin në dijeni të kësaj situate. Ky vendim përfshiu shumë taksa dhe ka patur dhe pjesën e referencës përsa i përket m2 të shtëpive të banimit, dhe mbi këtë është llogaritur edhe 0.02 për hapësirën, psh për lojërat, parkimet, për ato në ambiente të hapura.
Çmimet e reja të referencës kanë sjellë rivlerësim të taksave bashkiake duke sjellë rritje të detyrimeve për bizneset. Këto të fundit, për mospagim brenda afateve ligjore po përballen me bllokim të llogarive bankare…. Në lidhje me taksën e ndërtesës , përsa i përket penaliteteve, u tha se nëse nuk paguhen detyrimet mund të arrij deri në bllokim të hipotekës.
Këto penalitete u shoqëruan edhe me pjesën e bllokimit të llogarive bankare dhe ndonjëherë edhe ekzekutimit. Pasi bashkia në ndryshim nga tatimet, bllokon dhe ekzekuton direkte nga llogaria bankare detyrimet që ka pala , pa lënë dhe mundësinë të ankimohet në momentin që lekët janë marrë nga llogaria. Ajo që ishte dhe një gjë tjetëë absurde është se mund të shkosh në bankë dhe shikon se të janë tërhequr lekët, pasi kam patur dhe subjektin pjesë, dhe thotë se më janë marrë lekët nga banka, dhe kur shikoj kodin vërej se ishin të bashkisë.Madje më bëri habi që taksa e tabelës zero, ishte mbajtur nga komisioni 150 lekë të reja, u shpreh ndwr tw tjera në Scan kontabilistja Etleva Treska .
E keqja është se unë nuk di ndonjë VKM që të jetë prapavepruese, pasi hyra dhe në sistem dhe shikojë që është rivlerësuar dhe vtiti 2023 pavarësisht se unë e kam të paguar. Kjo shoqëruar me gjoba dhe interes mbi shumën, dhe kjo i rëndon bizneset. Çfarë faji kam unë që shteti nuk ma ka nxjerrë detyrimin e saktë në 2023. Ky lloj ligji ka një keqinterpretim mbrapa përsa i përket subjekteve, dhe unë nuk e di që a është normale apo jo , por subjektet kur vinë më thonë : ‘mbase ju duhen lekët për fushatë’. Dmth një keqinformim i njerëzve bën të aludohen dhe të lindin dhe pakënaqësi .
Hapat e bllokimit të llogarive dhe zvarritja me apelimet
Koha dhe shpenzimet për apelimin janë më të mëdha se sa penaliteti që ke marrë, ndaj vihet re që nuk praktikohet si metodë. Së pari të bllokohet llogaria, së dyti që të bësh një apelim qoftë te tatimet apo në bashki do të thotë që t’i do të duash të paguash detyrimin, pastaj merremi me gjobën dhe interesin. Duke qenë se këto janë të vështira dhe hanën kohë , pasi bizneset nuk mund të punojnë me llogari të bllokuara, pasi nësë ka diçka në doganë, zëre se i fiket dera. Duke parë që njerëzit nuk duan problematika, por kanë revoltën mbrapa, në atë moment bëjnë pagesat me pakënaqësi. Kur them 200 subjekte në ditë nuk është pak. Taksat e subjekteve paguhen në datën 20 prill të çdo viti, ndërkohë taksat e ndërtesës paguhen në 20 prill, e dyta është në 20 qershor , pra brenda 6 mujorit janë mbyllur të dyja taksat .Pasi është mbyllur në prill, tani në nëntor vijnë këto letrat e dashurisë një e nga një të të gjithë subjektet dhe janë rivlerësuar.Pasi kanë paguar detyrimet, duhet të ripaguajnë shtesën pas rivlerësimit. Pra nga 20 prilli deri në nëntor nis e rritet gjoba e kamatvonesës.Në lidhje me taksën e ndërtesës , përsa i përket penaliteteve, u tha se nëse nuk paguhen detyrimet mund të arrij deri në bllokim të hipotekës.
Rritja e referencës së ndërtesave u kushton bizneseve e banorëve 15 mln euro shtesë në vit

Në vitin 2025, banorët dhe bizneset e kryeqytetit pritet që të paguajnë 3.65 miliardë lekë (rreth 36 milionë euro), si taksë për ndërtesat ku ata banojnë, ose kryejnë aktivitetin e tyre ekonomik.Shifra bëhet e ditur në projektbuxhetin e bashkisë për vitin 2025. Në krahasim me mesataren vjetore të 2019-2023, prej 2.1 miliardë lekësh në vit, të ardhurat nga taksa e ndërtesës janë rritur me 74%, ose 1.5 miliardë lekë (15 mln euro) më shumë në vit.Ndonëse taksa mbi ndërtesën ka mbetur e pandryshuar, rritja e çmimit të referencës së ndërtesave, që nga gushti i vitit 2024 ka ndikuar automatikisht në shtimin e detyrimit që bizneset dhe individët duhet të paguajnë.Bizneset madje e kanë paguar së fundmi detyrimin shtesë që lindi nga ndryshimi i referencës për periudhën gusht-dhjetor 2024, teksa u krijua një paqartësi që çoi në bllokimin e llogarive të shumë subjekteve.Në relacionin e projektbuxhetit 2025, Bashkia Tiranë pohon se taksa mbi ndërtesën është ndër burimet më me peshë në buxhetin e Bashkisë Tiranë dhe përbën mesatarisht 13% të totalit të të ardhurave të veta referuar realizimit faktik 10 mujorë dhe atij të pritshëm për vitin 2024.
Llogaritja
Llogaritja e taksës për ndërtesën/njësi pronësore bazohet në shkallën në përqindje të taksës së miratuar me ligj, më specifikisht sipas pikës 5, të nenit 2, të VKM 132/2018, të ndryshuar dhe ligjit 9632 datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” të ndryshuar sipas kategorive të ndërtesave, si më poshtë:
- a) 0,05%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për banim;
- b) 0,2%, për ndërtesën/njësinë pronësore që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike;
- c) 30% e shkallës së taksës përkatëse, për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë, sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.




















