Taksat e shqiptarëve në duartë e koncesionarëve
- 130 milionë euro gjoba për Bechettin.
- 13 milionë Euro Klodian Zotos e Mirel Mërtirit në arrati për inceneratorët.
- 36 milionë Euro shtesë Rrok Gjokës për Rrugën e Arbërit.
- 8 milionë Euro koncesioni i Check-up i Vilma Nushit.
- 19 milionë Euro emigrantit murator Ilir Rrapaj, për koncesionin e sterilizimit.
- 38 milionë Euro për Bankers.
Nuk u zhvillua interpelanca urgjente që kërkoi PD, për sqarime lidhur me gjobën 130 milionë Euro, që Gjykata e Sekuestrimeve në Bruksel, i vendosi qeverisë shqiptare, për t’ia paguar bisnesmenit italian Francesko Bechetti.
Ai reagoi, me një mesazh në rrjetet sociale, duke thënë se Francesko Bechetti nuk ka marrë asnjë qindarkë, por faktikisht gënjeu, sepse vendimi i arbitrazhit është i formës së prerë dhe ai po merr milionat nga të ardhurat që Albcontrol ka në Euro-control.
Madje vlerën 130 milionë Euro gjobë të Bechettit, qeveria e ka përfshirë në buxhetin e vitit 2025, duke e pasqyruar në zërin “Të ardhura e shpenzime”, që do jetë mashtrim fiskal, pasi ajo është sekuestruar pa shkuar fare në Albcontrol.
Por nga buxheti i shtetit 2025, përveç gjobës së Bechettit, ka planifikuar të nxjerrë edhe disa thasë të tjerë me miliona Euro, që do t’ua japë miqve e klientëve të tij, nëpërmjet koncesioneve të sajuara për të vjedhur taksat e shqiptarëve.
Në vitin 2025, qeveria do t’i paguajë 13 milionë Euro Klodian Zotos e Mirel Mërtirit për inceneratorin e Tiranës, megjithëse inceneratori nuk ekziston, ndërsa Zoto e Mërtiri janë në arrati e të dënuar me burg pikërisht për këtë aferë vjedhjesh.
Shqiptarët do t’i paguajnë edhe 36 milionë Euro shtesë Rrok Gjokës për Rrugën e Arbërit, megjithëse rruga duhej të kishte përfunduar në vitin 2021, ndërsa kostoja është dyfishuar me sajesa për gjoja vështirësi gjeologjike në tunele.
Koncesioni Check-up i Vilma Nushit përfundon në datën 5 janar 2025, por ka vendosur t’i dhurojë mikeshës së tij edhe 8.8 milionë Euro, pa sqaruar nëse është shpërblim si qokë me lekët e shtetit, apo zgjatje e afatit të koncesionit.
Gjatë vitit 2025, ka vendosur t’i dhurojë 19 milionë Euro emigrantit murator Ilir Rrapaj, për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale; megjithëse ai është në burg për mashtrimet dhe vjedhjet me këtë koncesion në vlerë totale 140 milionë Euro bashkë me Ilir Beqjen, Ogerta Manstirliun, Klodian Rrjepajn dhe dy mafiozët italianë Umbro Staçini e Giorgio Tardioli sipas pamfleti.
Por në buxhetin e vitit 2025, nuk ka harruar as qokën e majme për kompaninë mafioze kineze “Bankers”, duke hequr nga planifikimi i të ardhurave për shtetin, 38 milionë Euro që kjo kompani ka detyrim vjetor si pagesë të rentës minerare, akcizës dhe 9 taksave ndaj shtetit shqiptar.
Open Data Albania analizoi shpenzimet qeveritare të parashikuara për buxhetin e vitit 2025, ku në total janë planifikuar 637.4 miliardë lekë (€6.4 miliardë), ose sa 77.5% e shpenzimeve vjetore për dhjetë funksione publike të cilat garantohen nga shteti. Pjesa tjetër janë “shpenzime të paklasifikuara”.