Beratit do të përfitojë më shumë për rikonstruksionin e banesave

51
Sigal

Të paktën 58 projekte do të zbatohen në ndërhyrjet restauruese apo konservuese në ndërtesa historike në gjithë vendin. Përmes një bonusi rijetësimi që zbatohet nga Fondi Kombëtar të Kujdesit të Trashëgimisë Kulturore Materiale dhe Ministria e Kulturës ndërtesat financohen përmes dy skemave ku secila ka specifikat e veta. Ajo që bie në sy është prezenca e lartë e projekteve në Berat i cili është qyteti me numrin më të lartë të përfituesve, por nuk mungojnë në listë ndërtesa në qytete si Gjirokastra, Korça, Elbasani, Kruja, Vlora, Shkodra madje edhe Ballshi, Qeparoi. Përgjithësisht ndërtesat janë në pronësi të individëve dhe janë të kategorizuar si monument apo janë pjesë e qendrave historikë të qyteteve. Ndërhyrjet restauruese apo konservueshme parashikojnë ose masa totale ose të pjesshme në çati apo mure mbajtëse. Ministria e Kulturës bëri publike listën e projekteve në fjalë vetëm pak ditë më parë duke dhënë specifikisht edhe skemën nga e cila përfiton secili prej 58 aplikantëve të përzgjedhur. Për vitin 2023 bonusi i rijetësimit për vitin 2023 kaloi përmes dy thirrjeve. Sipas ministrisë objekt i financimit në vitin 2023 është skema e parë që parashikon ndërhyrje të mirëmbajtjes dhe konservuese në pasuritë e paluajtshme në pronësi private, të tilla si: mirëmbajtje, restaurim çatie, fasada, muraturë, porta, dritare, të cilat ndikojnë në vlera dhe unitetin kompozicional të: ansamblit historik urban qendrave historike dhe financohen deri në 1.000.000 lekë (një milion).

Së dyti ndërhyrje për restaurim/ rijetëzim të pjesshëm ku përfshihen edhe: instalimet elektrike, sanitare, mekanike, të mbrojtjes ndaj zjarrit, ose të plotë në pasuritë e paluajtshme, në pronësi private, që janë pjesë përbërëse e: ansambleve historike urbane, qendrave historike (QH), zonës së mbrojtur në kufi me QH, që ka ndikim në peizazhin historik urban të saj, lagjeve të banuara brenda mureve rrethues të kalave, ose kanë statusin pasuri kulturore si objekte të veçanta jashtë këtyre zonave, financohen deri në 6.000.000 lekë/vit.