Babëzia me tenderat

283
Sigal

Ergys Verdho i KESH, zhduk 18 mln euro për një javë dhe nuk siguron sasinë e kërkuar të energjisë. Ndërsa kryeministri njofton shqiptarët se do u pres dritat Europa ndihmon qytetarët të paguajnë faturat e energjisë

KESH i drejtuar nga Ergys Vjerdho ka kryer një lëvizje në treg për blerjen e energjisë elektrike duke patur si rezultat humbjen e rreth 3 milion eurove për 24 orë. Këto 3 milion euro janë bërë pluhur e hi në vetëm 1 ditë duke mos pyetur aspak për taksat e shqiptarëve, të cilat mund të përdoreshin fare mirë në një mijë e një probleme që ka vendi. Por si ndodhi humbja e këtyre parave? KESH ka zhvilluar një tender për blerjen e energjisë për një sasi prej 28.56 MWh me çmim të ponderuar prej 521.74 Eur/MWh, pra për një total prej rreth 15 milionë euro. Por nëse i hedhim një sy bursës HUPX, e cila merret si bazë orientuese e çmimeve në rajonin e Ballkanit, rezulton se ditën e nesërme çmimi për MWh do të jetë 408.29 Eur/MWh. Pra për të njëjtën sasi që u ble sot, me këtë çmim të ponderuar më të lirë, nëse kjo sasi do të blihej nesër, nuk do të kushtonte më 15 milion euro por rreth 12 milionë euro. Pra, 3 milion euro më pak. Ndërkohë imagjinoni se kjo humbje e pastër për shtetin prej 3 milion eurosh ka ndodhur vetëm brenda një dite. Por sa tendera ka realizuar Ergys Vjerdho që nga 1 janari? Rezultojnë të jenë bërë mbi 60 tendera për blerje energjie për një shifër totale rreth 300 milion euro. Por nëse shohim historikun e çmimeve të ponderuara të energjisë për vitin 2022 deri në këto momente, shikohet se në janar ka qenë rreth 204 Eur/MWh, ndërsa në shkurt akoma më lirë, rreth 194 Eur/MWh. Nëse qeveria do të ishte aq e shqetësuar sa shprehet në media për krizën energjitike, mund të kishte patur mundësinë që të siguronte energji që në janar apo shkurt kur çmimet ishin shumë më të ulëta, por për habi kjo nuk ka ndodhur. Duket se në fakt e vetmja ide e KESH dhe e qeverisë është që të “kullufisë” paratë përmes tenderave të tillë duke shfrytëzuar energjinë, e cila rezulton një thes i stërmadh për të futur duart e për të mbushur xhepat. Natyrisht nëse SPAK do të kryente detyrën siç duhej, do të mjafton tenderi i sotëm që Ergys Vjerdho.

18 mln euro për një javë, KESH nuk siguron sasinë e kërkuar të energjisë

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka dalë deri më tani dy herë në ankand për të siguruar furnizimin me energji për muajin gusht, por të dyja herët nuk ka arritur të sigurojë sasinë e kërkuar. Shkak janë çmimet e ofruara që tejkalojnë 500 euro për një megavat/orë. Çmimet marramendëse e shtynë të pranojë vetëm 28.5 GWh, për 521,7 euro për megavat/orë, për një faturë prej 14,9 milionë eurosh, vetëm për javën e parë të gushtit.Një ditë më pas, KESH hapi një ankand tjetër për të siguruar pjesën tjetër të energjisë për javën, me sasi të kërkuar prej 16,8 gigavat/orësh. Ofertat e kripura e shtynë sërish të pranojë vetëm 6,7 gigavat/orë, me vlerë mesatare prej 464,57 eurosh për megavat, dhe një faturë prej 3,1 milionë eurosh.