Analizë nga Erisa Xhixho: Qeveria ka lënë qytetarët të fundit në listën e prioriteteve me pensionet më të ulëta dhe çmimet e ushqimeve më të larta

64
Sigal

Në Itali, pensioni minimal social është 525 euro më shumë se gjysma e pensionistëve italianë marrin të paktën 750 euro në muaj.

-Në Shqipëri: Ndihma ekonomike është 19-99 euro për familje. Pensioni bazë- 88 euro .

Paga minimale – 400 euro.

Zv.presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar lidhur me situatën e pagave, pensioneve dhe taksave e çmimeve të larta në Shqipëri, që po u vështirësojnë jetën qytetarëve. Xhixho analizon dhe programin e PL lidhur me këto zhvillime shqetësuese.

Diskriminimi i bizneseve

Në mbështetje të profesionistëve të lirë dhe protestës së tyre kundër taksës antikushtetuese, në fuqi prej 1 janarit. Kjo taksë është taksë mbi dijen dhe do të rëndojë direkt mbi shtresën e mesme dhe qytetarët e dëmtuar nga kriza e çmimeve. Rreth 30 mijë biznese në të gjithë vendin preken nga taksa.

Të paktën 3 620 prej tyre kanë paraqitur kërkesën për mbyllje që prej vendosjes së taksës.

Taksimi 15-23% do të çojë në arkën e qeverisë rreth 0.2% e PPB, e papërfillshme në krahasim me efektet negative te individë, që kanë investuar një jetë në formimin professional.

Kjo taksë shkel sigurinë juridike diskriminon bizneset e shërbimeve profesionale në raport me bizneset e tjera. Kjo taksë godet shtresën e mesme, intelektualët dhe të rinjtë që duan t’i investojnë në Shqipëri dijet e tyre. Ajo është mekanizmi i radhës me të cilin kjo qeveri po nxit shpopullimin masiv të vendit. Ky sistem i padrejtë, i pandershëm dhe abuziv duhet të marrë përgjigjen e duhur në seancën e 18 qershorit! Bashkë me profesionistët e lirë, i bëj thirrje Gjykatës Kushtetuese që në gjykimin e kësaj çështjeje të jetë profesionale dhe larg çdo presioni politik, për të vënë në vend të drejtën dhe për të mbrojtur interesin publik!

Shqipëria paga më të ulëta dhe çmime më të shtrenjta dhe Italia

Në ditën e vizitës së homologes së tij italiane, shqiptarët kanë një pyetje për kryeministrin: Pse Shqipëria me paga më të ulëta, ka çmime më të shtrenjta për produktet e shportës se Italia e znj. Meloni? Qytetarët shqiptarë i blejnë produktet ushqimore shumë më shtrenjtë se në Italinë fqinje.

Mungesën e shtetit social dhe qeverisja e korruptuar qytetarin e ka të fundit në listën e prioriteteve. Shqiptarët janë të fundit në Europë për fuqinë blerëse dhe për pagën minimale. Janë të fundit për nivelin e pensioneve dhe skemat e ndihmës sociale. Sepse për qeverinë që i drejton, të parët janë klientët e saj, me të cilët ndahen paratë e shqiptarëve të zhytur në varfëri.

Ja disa të vërteta:

Në Itali, pensioni minimal social është 525 euro

Më shumë se gjysma e pensionistëve italianë marrin të paktën 750 euro në muaj.

Paga minimale në Itali e kalon të paktën dy here atë në Shqipëri.

Por nga ana tjetër, çmimet janë më të ulëta se në Shqipëri, ku:

Ndihma ekonomike është 19-99 euro për familje

Pensioni bazë- 88 euro

Paga minimale – 400 euro

Ndërsa po të krahasosh çmimet, në Shqipëri janë shumë më të shtrenjta se në Itali:

Vaji

Në Itali – 1.89 euro

Në Shqipëri – 3.5 euro

Makaronat

Në Itali – 0.99 euro

Në Shqipëri – 2 euro

Qumësht i skremuar

Në Itali – 0.85 euro

Në Shqipëri – 1.5 euro

Miell

Në Itali – 0.55 euro

Në Shqipëri – 1 euro

Sipas Eurostat, në familjet shqiptare, 60% të shpenzimeve në totalin e buxhetit e mbajnë ushqimet, tregues ky i nivelit të lartë të varfërisë.

TVSH e produkteve ushqimore në Itali është 4%, ndërsa në Shqipëri 20%.

Partia e Lirisë e ka kërkuar prej nëntorit të 2022 reduktimin e TVSH-së së ushqimeve në 5%. Një masë e tillë do të ishte ndihmë konkrete për uljen e çmimeve të produkteve bazë ushqimore.

Për më tepër, BE ka mbështetur në vendet anëtare aplikimin e harmonizuar të TVSH-ve tepër të ulëta për produktet bazë ushqimore.

Sot është emergjente të merren masa konkrete dhe jo propagandë per t’i rritur mirëqenien e qytetarve dhe pasur një jetë dinjitoze në vend.

Hendeku te çmimet e shportës

Shqiptarët i paguajnë dyfish produktet e shportës me rrogat më të ulëta në Europë, krahasuar me Italinë me rroga shumë më të larta.

Kriza e çmimeve e ka thelluar varfërinë e shqiptarëve dhe i ka kthyer në luks ushqimet bazë për familjet me të ardhura të ulëta dhe pensionistët.

Hendekun e madh mes Europës dhe Shqipërisë e sheh më shumë se kudo tjetër te niveli i çmimeve të shportës.

Ja disa të vërteta :

Në Itali, pensioni minimal social është 525 euro.

Më shumë se gjysma e pensionistëve italianë marrin të paktën 750 euro në muaj.

Paga minimale në Itali e kalon të paktën dy herë atë në Shqipëri.

Por nga ana tjetër, çmimet janë më të ulëta se në Shqipëri, ku:

Ndihma ekonomike është 19-99 euro për familje.

Pensioni bazë- 88 euro.

Paga minimale – 400 euro.

Ndërkohë çmimet në Shqipëri shumë më të shtrenjta se në Itali:

Vaji

Në Itali – 1.89 euro

Në Shqipëri – 3.5 euro

Makaronat

Në Itali – 0.99 euro

Në Shqipëri – 2 euro

Qumësht i skremuar

Në Itali – 0.85 euro

Në Shqipëri – 1.5 euro

Miell

Në Itali – 0.55 euro

Në Shqipëri – 1 euro

Tvsh për produktet ushqimore bazë në Itali 4%, në Shqipëri 20%. Italianët me të ardhura mujore disafish më shumë, i blejnë më lirë produktet e shportës. Më shumë se çdo gjë tjetër, ky hendek flet për mungesën e shtetit social dhe qeverisjen e korruptuar, e cila qytetarin e ka të fundit në listën e prioriteteve. Shqiptarët janë të fundit në Europë për fuqinë blerëse dhe për pagën minimale. Janë të fundit për nivelin e pensioneve dhe skemat e ndihmës sociale. Sepse për qeverinë që i drejton, të parët janë klientët e saj, me të cilët ndahen paratë e shqiptarëve të zhytur në varfëri.