AKU e njollosur, kompanitë mashtrojnë me vajin e ullirit

1253
Sigal

Llojet e vajrave që rezultuan jo cilësore shiten në marketet shqiptare. AKU nuk merr masa

Bëhen publike kompanitë që mashtrojnë me vajin e ullirit

Cilësia e vajit të ullirit që konsumohet në familjet shqiptare ka qenë gjithmonë objekt dyshimesh dhe debatesh. Të shumta kanë qenë rastet ku janë zbuluar mashtrime për sa i përket origjinalitetit dhe prejardhjes së vajit të ullirit. Ndërkohë duke iu referuar transmetimit të televizionit kombëtar zviceran, është bërë e mundur të mësohen emrat e disa kompanive të prodhimit të këtij produkti, që mashtrojnë, duke shitur vaj të cilësisë së dytë, si vaj ulliri ekstra të virgjër. Gjatë transmetimit “Patti Chiari”, një emision në Rai, Lorenzo Mamone dhe Remy Storni kanё denoncuar vajin e ashtuquajtur ‘ekstra i virgjër’, i cili është thjesht vaj i virgjër, por i shitur si vaj ekstra i virgjër. Tregu i vajit të ullirit ekstra të virgjër është shumë strikt i rreptё ose rigoroz. Për të vendosur në qoftë se një vaj ulliri është ekstra i virgjër duhen bërë disa analiza, ndër to përfshihen dhe analizat kimike të vajit të cilat shërbejnë për të zbuluar nëse ai është i prishur apo i mykur. Gjithashtu këto analiza bëhen për të kontrolluar se sa i hidhur është. Këto analiza duhet të kenë parametrat e vendosura nga Bashkimi Evropian. Sipas rregullores së Bashkimit Evropian, që një vaj të klasifikohet si ekstra i virgjër, defektet duhet të jenë zero dhe shija perfekt. Nga 12 shishe të analizuara, vetëm gjysma i kaloj testet. Ato u testuan në dy teste: kimike dhe të shijes. Vajrat u provuan ne Zyrih, nga një panel zviceran, i njohur si COI, Komiteti Internacional i Vajit të Ullirit dhe gjithashtu nga Komiteti Zyrtar i provimit të vajit DOP Chianti në Toskanё. Rezultatet? Identike si nga Komiteti zviceran i COI-t, ashtu edhe nga Komiteti Zyrtar i shijimit të vajit në Toskanё.

Vajrat e ullirit që nuk janë ekstra të virgjër

– Vaji “De Cecco” – vaj ulliri ekstra i virgjër

Paneli e përkufizoj atë si: “Një vaj të prishur dhe me siguri jo të virgjër.”

– Vaji “Carapelli”- Vaj ulliri ekstra i virgjër

Problemi kryesor është ngrohja kur ullinjtë depozitohen për një kohë më të gjatë se ajo e duhura, ato fillojnë e fermentohen. Shumica e njerëzve mendojnë se ajo është shija normale, por nё fakt ai është një defekt.

– Vaj “Bertolli”- vaj ulliri ekstra i virgjër

Është i turbullt, i mykur dhe nuk është ekstra i virgjër. Një vaj me shumë defekte, ndihet shumë fermentimi i ullinjve.

– Më pas në listën e zezë ishin disa firma më pak të njohura si Filippo Berio dhe dy te tjerё që nuk tregtohen në Itali si Olivana dhe M-Budget.

Vajrat e ullirit që janë ekstra te virgjër

– Vaji “Sabo” 100% italian, i paketuar nga një kompani e rajonit te Ticinos dhe me lëndё të parë nga ullishtja Klemente.

– Vaji “Gran Delizia Igp Toscano”

– Vaji “Monini”.

– Vaji “PrimaDonna” i shitur nga rrjeti i supermarketeve Lidl

– Vaji “Bio Natur Plus”

– Vaji “Qualite&Pric” i shitur nga Coop Zvicër

Nga një vëzhgim i alertnews.al u pa se këto produkte shiten në marketet më në emër në qytet, ndërkohë që, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, nuk ka bërë asnjë reagim. A është e nevojshme të bëhen analiza dhe kontrolle nga ky autoritet për të siguruar qytetarët që produkti që blejnë është cilësor edhe i sigurt? Kjo mbetet për t’u parë!