Në kohën kur në të gjithë Shqipërinë janë hapur aplikimet për fermerët për pemëtore, sera, ullishte e naftë, AKSHI bënë tender 3 milion USD jo për të ndihmuar fermerët por për sistemin ku do regjistrohen emrat e personave që do marrin 2 milion USD naftë?! Kjo sasi është më e vogël se sa konsumojnë deputetët, ministrat dhe drejtorët e administratës, ndërkohë që edhe blektoria shpall zyrtarisht falimentin.
Teksa rritet vetëm bonusi i naftës për deputetët, i cili nga 300 mijë lekë në muaj është bërë 400 mijë, ndërsa ministrat dhe dhe drejtorët e rëndësishëm e kanë pa limit, fermërët marrin lëmosha dhe zyrtarët bëjnë tendera
Në kohën kur në të gjithë Shqipërinë janë hapur aplikimet për fermerët për ndihmë në sera, naftë, ferma, ullishte, pemëtore, etj., etj., Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka akorduar plot 3 milionë USD! Por, jo në ndihmë direkt për fermerët, por për sisteme.E gjitha vjen si “ndihmë” e Bashkimit Europian për sistemin bujqësor, por që në fakt shumica e fondit shkon për sisteme dhe pajisje që nuk verifikohen nëse janë apo jo. Madje, kjo shumë është akorduar në një kohë që këta fermerë po sorollaten prej kohësh të bëjnë dhjetëra dokumente për të marrë “një pikë naftë”, apo për të marrë ndihma në plastmase apo pemëtore. Dhe, nga ana tjetër, qeveria akordon si pa të keq 3 milionë USD, që do i marrin firmat e preferuara të Fridës apo Mirlindës.Sipas dokumenteve Agjencia e drejtuar nga Mirlinda Karçanaj, ka hapur tenderin me objekt “përmirësimi i sistemit të menaxhimit të informacionit për programin IPARD”, për AZHBR me fondet e Buxhetit të Shtetit. Fondet janë të parashikuara nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural si institucion përfitues. Pra, janë fonde për bujqit, por që shkojnë kush e di se në cilën dorë! Ashtu siç kanë shkuar deri tani, pavarësisht se Bashkimi Europian akordon miliona euro çdo vit për të ndihmuar bujqit. Në dokumente thuhet se fondi limit është 266.700.000 lekë pa TVSH, ose me TVSH shuma shkon në plot 3 milionë USD. Një shumë e konsiderueshme, që nëse do të jepej direkt për bujqit, do të kishte një vlerë shumë të madhe! Në dokumente thuhet se kohëzgjatja e kontratës për ekzekutimin është 9 muaj implementim dhe 24 muaj mirëmbajtje nga nënshkrimi i kontratës.Në dokumentet shoqëruese të këtij tenderi thuhet se AZHBR-ja u krijua në datë 30 dhjetor 2008, ndërsa në 2009-ën “AZHBR filloi përafrimin e strukturës organizative dhe kapaciteteve të saj, menaxheriale dhe teknike, me standardet e akreditimit të BE-së”. Janë hapur thirrje IPARD I dhe IPARD II, ndërsa aktualisht “Komisioni Evropian, në emër të Bashkimit Evropian i cakton Shqipërisë detyrat e zbatimit të buxhetit për masat e Programit IPARD II”.Në dokumente thuhet se funksioni i këtij sistemi është menaxhimi i aplikimeve për përfitim nga grantet që jepen në kuadër të implementimit të projektit IPARD II 2014 – 2020 për thirrjen e parë përgjatë vitit 2019 e në vazhdim dhe aktualisht për thirrjen e dytësipas boldneës. “Objektivi i përgjithshëm i programit IPARD për Shqipërinë është të mbështesë reformat dhe ndërtimin e kapaciteteve të nevojshme, në përmirësimin e standardeve të biznesit në bujqësi dhe agro përpunim, kontribut për rritjen e konkurrencës të sektorit bujqësor dhe industrisë ushqimore shqiptare, nëpërmjet mbështetjes së rikonstruksionit dhe modernizimit; për të arritur pajtueshmërinë me ligjin e BE-së në mënyrë që të përgatisë plotësisht vendin për të përmbushur kriteret e anëtarësimit në Bashkimin Evropian” thuhet në dokumente. Pra, për të mbështetur fermerët! Por, kjo shumë, sipas Mirlindës do të shkojë për rregullimin e dy serverave dhe sigurinë e te dhënave.
Zvarritje për një “pikë naftë”, 400 mijë fermerë do përfitojnë aq sa harxhojnë në 1 vit agallarët e qeverisë
Qeveria ka deklaruar se ka rritur rimbursimin për naftën për vitin 2022 në masën 40%, por faktet tregojnë se tenderi për naftën e fermerëve jo vetëm që nuk është rritur por është ulur me 20%. Sipas vendimit të ri, është rritur vetëm bonusi i naftës për deputetët, i cili nga 300 mijë lekë në muaj është bërë 400 mijë, ndërsa ministrat dhe dhe drejtorët e rëndsishëm e kanë pa limit.Sipas dokumentit, këtë vit qeveria e ka ulur fondin e rimbursimit për fermerët me 210 milionë lekë, ndërsa bonusin e karburantit për 140 deputetët e ka bërë 400 mijë lekë në muaj nga 300 mijë që ishte.Gjatë debatit parlamentar Basha-Rama për mbështetjen financiare të fermerëve e krejt bujqësisë, kryeministri deklaroi se rimbursimi i naftës për vitin 2022 është shtuar në masën 40% me tepër se viti 2021, që sipas shifrave duhej të ishte mbi 11 milionë Euro. Por deklarata e Ramës rezulton mashtrim, mbasi një dokument zyrtar tenderimi, i firmosur nga Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, vërteton se për vitin 2022, fondi i rimbursimit të naftës është pakësuar me 20%.Konkretisht, për vitin 2021, qeveria akordoi 10 miliardë lekë rimbursim nafte të ndarë në kategori e kapacitete fermerësh, ndërsa fondi në buxhetin e vitit 2022 është planifikuar në vlerën 7.9 miliardë lekë. Këtë e konfirmon njoftimi i ministreshës Frida Krifca më 14 shkurt, lidhur me tenderin e blerjes së naftës për fermerët, procedurë e cila do bëhet më 11 mars, ose 3 muaj më vonë se viti i kaluar.Sipas denoncimeve të bëra në SPAK, thuhet se afro 50% e sasisë së vitit 2021 “avulloi” me letra false të shefave të Ministrisë së Bujqësisë, manipuluar nëpërmjet drejtorëve të bujqësisë në qarqe, madje me naftën e fermerëve kanë punuar dhe autobusë urban në Tiranë.Shqetësimi i fermerëve, lidhet me faktin se tenderi do bëhet në mes të muajit mars, ndërsa procedurat kohore deri te finalizimi dhe zbatimi i kontratës me firmën fituese të tenderit, zgjaten 1 muaj nëse nuk ka ankesa.Nëse ka ankesa nga firmat që do marrin pjesë në tender, procedurat e hetimit, anulimit apo përsëritjes, shkojnë deri në korrik-gusht, kur fermeri ka nxjerr prodhimet e stinës së verës, prandaj kjo vonesë, konsiderohet lojë e Ramës për të mos dhënë rimbursimin e naftës këtë vit.Edhe nëse nafta do jepet, me pakësimin e fondit të saj, fermerët do marrin më pak se sasia që përcakton vendimi i qeverisë, ose afro 30% e fermerëve nuk do futen fare në lista me lloj-lloj zvarritjesh e justifikimesh deri sa të kalojë viti.Fakt është, se ajo “pikë naftë” që fermerët marrin nga qeveria, nuk mund të quhet rimbursim, por lëmoshë, që nuk i ndihmon as për 1 rrugë transport prodhimi, nga fushat e serat deri në pikat e grumbullimit, prandaj detyrohen ta blejnë naftën në treg me çmimin që është.