23 koncensione përgatitin procese gjyqësore kundër qeverisë

390
Sigal

23 kontrata koncesionare gati për gjyq, ja çfarë fshihet nga publiku

Juridiksioni për kontratat koncesionare të Qeverisë Rama nr.2, arbitrazh ndërkombëtar apo gjykatë shqiptare ?

 

Nga 24 Koncensione të dhëna nga qeveria Rama 2 (2017-2020) për 9 prej tyre, është vendosur që konfliktet e mundshme, të zgjidhen përmes arbitrazhit ndërkombëtar në Paris, Vjenë apo Londër.

 

24 kontrata koncesionare i kanë kushtuar taksapaguesit 1 miliard euro. Sipas “Open Data Albania”, gjatë zbatimit të Kontratave të Koncesionit apo Partneritetit Publik Privat, (PPP), të hartuara në katërvjeçarin e fundit, janar 2017 – dhjetor 2020, kanë problem me juridiksionin.

Juridiksioni është Gjykata, Dhoma e Arbitrazhit apo Institucioni i caktuar paraprakisht si Institucion ku palët do të drejtohen për shqyrtim dhe gjykim në rast se kanë konflikte, mosmarrëveshje apo çështje për interpretim.

Vetëm 13 dhe kryesisht koncesione për vepra hidrike, kanë të parashikuar në kontratë juridiksion për shqyrtim konflikti dhe mosmarrëveshje, një gjykatë vendase.

Nga 24 kontrata të listuara si të miratuara në janar 2017 deri dhjetor 2020, vetëm për 23 prej tyre do të bëjmë vlerësim mbi Juridiksionin. Për Koncesionin PPP Për ndërtimin e hidrocentralit Veleshicë (lidhur kontrata në 18.07.2018) , nuk ka Kontratë apo Marrëveshje të Publikuar dhe të aksesueshme nga Publiku.

23 Kontrata apo Marrëveshje Koncensionare dhe PPP të miratuara gjatë kësaj periudhe, kanë të përcaktuar në Kontratë apo Marrëveshje Juridiksionin dhe Mekanizmat për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes palëve.

Për 14 Kontrata Juridiksioni është parashikuar Gjykatë në Republikën e Shqipërisë dhe në 9 kontrata Juridiksioni është paracaktuar i huaj arbitrazh ndërkombëtar.

Juridiksioni Vendas (kombëtar) në nëntë raste ka si institucion kompetent Gjykatën Administrative sipas kompetencës, në dy raste Gjykata Civile e Rrethit Tiranë dhe në tre raste të tjera Gjykata Administrative e kryeqytetit. Kontratat me Juridiksion për Zgjidhje mosmarrëveshjesh përmes Gjykatave Kombëtare janë kryesisht kontrata për ndërtim veprash hidrike, hidrocentrale.

Për Koncesionin PPP Për ndërtimin e hidrocentralit Veleshicë (lidhur kontrata në 18.07.2018) nuk ka Kontratë apo Marrëveshje të Publikuar dhe të aksesueshme nga Publiku.

Nga 9 kontrata për të cilat Juridiksioni është parashikuar Ndërkombëtar i Huaj, na rezulton se pesë prej tyre kanë zgjedhur dhe paracaktuar për shqyrtim Arbitrazhin ne Paris ICC, ato janë koncesione që zbatohen nga shoqëritë: “Integrated Energy BV SPV”, e cila zbaton kontratën për Landfillin, Inceneratorin dhe Vend Depozitimin e Mbetjeve në Tiranë; “Ayen Alb” që zbaton kontratë për ndërtim, operim dhe transferim të Hidrocentralit Kalivaç; “Bardh Konstruksion” si shoqëri që zbaton kontratën Projektim, Ndërtim dhe Mirëmbajtje e Segmentit Rrugor Milot- Balldren; “Rruga Orikum Llogara shpk”, që zbaton kontratën Për Projektimin Ndërtimin dhe Mirëmbajtjen e Rrugës Porti i Jahteve – Bypass- Orikum –Dukat- Ura e Shën Elizës; “Kukës International Airoport” që zbaton kontratën për Rehabilitim, Operim dhe Transferim të Aeroportit të Kukësit.

Arbitrazhi në Vjenë është paracaktuar si Juridiksion për 3 kontrata koncesion PPP të kësaj periudhe. Konkretisht të zbatuara nga shoqëritë: “Gjoka 87” si shoqëri zbatuese e Kontratës për Përmirësimin Ndërtimin Operimin dhe Mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit; “3Power Shala” si zbatuese e Kontratës për Ndërtimin Operimin dhe Transferimin e Hidrocentraleve mbi Lumin Shalë; “Noa Inspect” si zbatuese e Partneritetit Publik Privat për Shërbimin e Kontrollit Ligjor të Instrumenteve Matës nëpërmjet Instrumenteve Shpërndarës të Karburantit dhe Gazit të Lëngshëm.

Arbitrazh, Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë me seli në Tiranë, “ICC Tiranë”, është përzgjedhur si institucion kompetent për shqyrtim mosmarrëveshje të mundshme mes palëve për kontratën PPP me titull Për Ofrimin e Shërbimit Laboratorik të Spitaleve Universitare, Rajonale dhe Bashkiak zbatuar nga “Laboratory Networks” shpk.