110 mln për festat në Himarë/ Jorgo Goro i Himarës pas dënimit të Belerit, bën tender mijëra euro për festa dhe organizim eventesh vjetore

18
Sigal

Shpallja e tenderit nga Bashkia e Himarës për organizimin e eventeve për vitin 2024

Në datën 5 mars 2024, Gjykata e Posaçme dënoi me 2 vite burg kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, me akuzën e korrupsionit. Ndërkohë, 7 ditë më vonë, kryetari ende në detyrë i asaj bashkie, Jorgo Goro, ka filluar “festën”. Bashkia e Himarës ka hapur një tender me vlerë 100 mijë euro për organizimin e festave dhe eventeve.

Duket se veprimet e Goros janë një “çlirim”, pasi me këtë dënim ai zgjat për disa muaj apo vite detyrën, ku mund të vendosë shumëçka në një nga institucionet lokale më të atakuara kohët e fundit.

Mësohet se kjo bashki, nën drejtimin e Goros, i ka hapur rrugë ndërtimeve dhe resorteve në bregdetin. Madje, duke bashkëpunuar edhe me eksponentë të lartë të mazhorancës i ka hapur rrugë edhe Investimeve Strategjike, duke “falur” edhe qindra mijëra metra katrorë truall në breg të detit Jon.

Një aferë e madhe ku kanë përfituar të afërm të drejtorëve, deputetëve apo edhe të ministrave. Por jo kaq, pasi të gjithë oligarkët ia kanë vënë syrin atij bregdeti, ku kanë filluar të ndërtohen edhe fshatrat turistikë.

Dokumenti sipas boldnews është hapja e tenderit nga Bashkia e Himarës për organizimin e disa aktiviteteve. Titulli i procedurës së prokurimit është “shpenzime për organizimin e aktiviteteve kulturore për vitin 2024”.

Megjithëse ka të shkruar kulturore, duket se pas kësaj procedure janë “festat” e Goros dhe të stafit të Bashkisë së Himarës pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për dënimin e Belerit. Ata do të flenë të qetë të paktën edhe për dy vite, kohë kur Beleri do të jetë në qeli (me vendimin e Shkallës së Parë).

Në dokumente shkruhet se fondi limit i “festave” të Goros është 10.000.000 lekë, teksa tenderi do të bëhet po në muajin mars 2024. Bëhet fjalë për “shërbime të organizimit të eventeve” dhe “shërbime të organizimit të eventeve kulturore”.

Pra, tashmë në Himarë do të shohim edhe kryeministrin Rama që shkon dhe bën qokat e radhës, duke ia marrë këngës dhe valles, ashtu siç bën rëndom edhe në bashkitë e tjera. Ministra, bashkiakë dhe drejtorë e shoqërojnë në këto ecejake, ku përveç propagandës, nuk kanë asnjë vlerë për komunitetet.

Por, nëse do të bëjë festë, a nuk duhet më së pari Goro apo edhe vetë “eprori” i tij Edi Rama të bëjnë sqarime për lejet në bregdet? Apo edhe për investitorët strategjikë? Kush i përfitoi dhe si iu fal prona publike në breg të detit?