Zjarr në shtëpinë e aktores së njohur, përjeton tmerr në muajin e tetë të shtatzanisë

601
Sigal

Aktores së njohur turke Hazal Kaya, i është djegur shtëpia. Ajo është në muajin e tetë të shtatzanisë, por fatmirësisht nuk ndodhej aty gjatë incidentit.  Mësohet se Kaya ndodhej në xhirimet e projektit të saj të ri, ndërsa bashkëshorti i saj në shtëpi.  Qw prej ditws sw djeshme çifti është transferuar në shtëpinë e nënës së Hazal.

Aktorja bëri një deklaratë në instagramin e saj ku shkruan:

Përshëndetje të gjithëve! Doja të qartësoja lajmet që qarkullojnë. Fatkeqësisht, bodrumi i shtëpisë sonë u përfshi nga flakët. Zjarrfikësja arriti në kohë dhe situata nuk u përkeqësua. Të gjithë ne, përfshirë edhe kafshët tona, jemi mirë. Jam e frikësuar, por jam mirë. Mund të kishte qenë shumë më keq, jam mirënjohëse. Duket sikur jemi për pushime brenda qytetit me familjen. Do të marrim masa serioze për sigurinë e shtëpise dhe do të kthehemi aty disa ditë para se djali ynë të lindë. Ju puthim të gjithë ju që u shqetësuat dhe pyetët për ne!