“Zemra ime nuk ka qenë kurrë kaq e madhe”, këngëtari Ermal Meta baba për herë të parë, zbulon emrin e vajzës

56
Sigal

Ermal Meta është bërë baba për herë të parë. Fortuna Marie quhet, fëmija i parë i çiftit me partneren e këngëtarit shqiptar, Chiara Sturdà: “Zemra ime nuk ka qenë kurrë kaq e madhe”

Ermal Meta dhe Chiara Sturdà janë bërë prindër. Këngëtari shqiptar ka ndarë lajmin e bukur të lindjes së vajzës me të gjithë miqtë e tij virtualë në Instagram.

Kantautori i njohur ka postuar foton e ëmbël të dorës së vogëlushes së porsalindur, bashkë me duart e dy prindërve. Një dedikim për foshënj, që vjen nga e gjithë lumturia e artistit.

“Dora ime nuk ka qenë kurrë kaq e madhe, as zemra ime. 19.06.2024” – shkruan Ermali në llogarinë e tij në Instagram.

Fortuna Marie është fëmija i parë i këngëtarit dhe Chiara Sturdà.

Ermali dhe partnerja e tij kanë vendosur ta jetojnë dashurinë e tyre në konfidencialitet të plotë. Një zgjedhje e bërë në respekt të dëshirave të nënës së vajzës, e cila nuk ka dëshirë të jetë publike: “Mendoj se është shenjë respekti ndaj personit tjetër. Chiara-s nuk i pëlqen të shfaqet dhe unë e kam respektuar gjithmonë këtë zgjedhje të saj. Unë kam privilegjin të bëj muzikë, por jeta private është një gjë tjetër.”