Pas akuzave të abuzimit, hiqet statuja e Michael Jackson nga muzeu në Angli

411
Sigal

Statuja e Michael Jackson është hequr nga muzeu nacional i futbollit në Angli, pas akuzave të abuzimeve seksuale që ende vazhdojnë të qarkullojnë në adresë të këngëtarit.

Wade Robson dhe James Safechuck e kanë akuzuar Michael në një dokumentar të quajtur “Leaving Neverland”, ku pretendojnë se kanë qenë thjesht fëmijë kur abuzimi ka ndodhur. Pavarësisht se familja ka reaguar duke mohuar çdo gjë dhe duke paditur të gjithë bashkëpunëtorët e dokumentarit, duket se ky lajm ka lënë shenja tek shumica e njerëzve. Pas 5 vitesh, muzeu i futbollit në Manchester ka hequr statujën e Michael. Shumë fansa kanë bojkotuar muzikën e Jackson, duke e ndaluar transmetimin e saj në disa radio, ndërsa disa të tjerë kanë protestuar për ta mbrojtur atë.