Xhensila dhe Besi, prindër për herë të dytë

27
Sigal

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku do të bëhen prindër sërish.

Përmes një postimi në Instagram, moderatorja konfirmoi zërat që qarkullojnë prej pak kohësh nëpër portale. Në video, kushtuar 5-vjetorit të ditëlindjes së vajzës së tyre, Ajkës, Besi duket teksa puth barkun e Xhensilës.

Përpos kësaj, në mbishkrimin e videos, Xhensila ka vendosur hashtag-un #4, duke lënë të nënkuptuar se familja e tyre po zgjerohet.

“Masa e gjithçkaje je o Ajka jonë. 5 vite dritë qiellore në sytë tanë,” shkruan ajo.