Vesa Luma bën ndryshimin drastik, ja si duket…

502
Sigal

Vesa Luma ka eksperimentuar shumë me ‘look-un’ e saj muajt e fundit. Jemi mësuar që të shohim ndryshime tek ajo edhe më herët, por këto të fundit na kanë surprizuar.

Pas rikthimit në vendlindje, këngëtarja vendosi që të lyejë flokët në ngjyrë rozë. Më pas u kthye tek bjondja me të cilën jemi mësuar ta shohim dhe së fundmi i dha një nuancë gri flokëve të saj. Këto ndryshime morën vëmendjen e të gjithëve dhe duhet thënë se dukej mjaft mirë me secilin prej tyre.

Ndërsa vetëm pak minuta më parë, Vesa ka publikuar transformimin më të fundit në pamje dhe këtë herë ka zgjedhur të vendosë balluke. Me këtë zgjedhje, ajo i është bashkuar vajzave të njohura të ekranit që kanë ndryshuar ‘look’ duke bërë për vete trendin e ballukeve.