Doni një pamje natyrale? Ja si ta bëni make up-in në mënyrën perfekte

575
Sigal

Është e vështirë për një vajzë të bëjë zgjedhjen e duhur për të bërë make up-in apo për t’u veshur. Shumë vajza kërkojnë të jenë sa më natyrale. Make up-i perfekt mund të bëhet shumë shpejt në qoftë se nuk keni dëshirë të merreni gjatë me të. Vajzat dembele tani mund të zgjedhin një rrugë shumë të thjeshtë. Mjafton të përdorni produktet e duhura dhe make up-i perfekt arrihet lehtësisht.

  1. Përdorni produktet që përshtaten me flokët tuaj. Zgjidhni një krem ose maskë me përbërës natyralë, e cila ju ndihmon për t’i mbajtur flokët në formën që dëshironi.
  2. Miku juaj më i mirë duhet të jetë kutia e toneve të syve me ngjyra nude. Me ngjyrat nude bëhet një miksim i tonit mat me atë me shkëlqim.
  3. Mos e teproni me penelin! Bëni një penel të lehtë, jo shumë të rënduar, pasi mund të humbë finesa dhe sytë do të duken të ekzagjeruar.
  4. Përdorni  fondotinë dhe blush-e të mira, sepse janë baza e make up-it.
  5. Theksoni  këndet  e brendshme të syve. Vështrimi do t’ju bëhet më i mprehtë.
  6. Zgjidhni rimelin e duhur.  Sigurohuni që të keni zgjedhur rimelin në bazë të qerpikëve tuaj. Jepuni qerpikëve më shumë volum  për të nxjerrë në pah syrin.
  7. Zgjidhni një model të çrregullt për flokët tuaj.  Një model i tillë krijohet lehtësisht pa ju marrë shumë kohë.
  8. Një tjetër pjesë e bukurisë tuaj është edhe buzëkuqi; për t’u dukur sa më shumë natyrale zgjidhni një buzëkuq nude.
  9. Mbajini vetullat të rregullta.