Vera Ora i kthehet punës në spital: Është detyra ime

307
Sigal

Vera Ora, psikiatre, iu rikthye punës në spital për të luftuar në vijën e parë pandeminë e koronavirusit. Nëna e Rita Orës do të ndihmojë pacientët me probleme të shëndetit mendor dhe jo vetëm. Duke qenë se sistemi shëndetësor britanik është i mbingarkuar, mjekët detyrohen të shërbejnë edhe në raste që s’janë ekspertiza e tyre.Vera tha se “s’kishte dyshim se do të kthehej në punë për të luftuar virusin.”“E dua punën që bëj dhe dua të jap maksimumin,” tha ajo për Hello Magazine. “Është detyra ime të ndihmoj të tjerët. Asgjë s’më ndal, veçse nëse sëmurem vetë. Këto janë ditë të vështira dhe ndjej se duhet t’i mbështes dhe ndihmoj kolegët e mi. Profesionistët e shëndetësisë janë heronj, që nga mjekët te infermierët dhe sanitarët që punojnë në rrethana stresuese dhe të rrezikshme,” tha Vera.

Rita nga ana tjetër lëvdoi të ëmën, por shtoi se jo vetëm nëna e saj është e virtytshme, “por të gjithë mjekët dhe infermierët.”

“Mami ka qenë gjithmonë heroina ime, por kjo pandemi e ka bërë superheroinë. Është kaq trime dhe ka hequr kaq shumë në jetë dhe prapë gjen forcën të ndihmojë të tjerët. Thjesht përforcon gjërat që di për time më,” tha Rita.

Rita gjthashtu do të japë kontributin e saj si vullnetare, porsi e motra, Elena. Ato do të dorëzojnë mjete mjekësore, do të mbledhin receta, do të kontrolojnë të moshuarit dhe do të telefonojnë ata që janë vetëm.