Nuk ishte në dasmën e mikes së saj, ja ç’po ndodh me dy aktoret e njohura…

402
Sigal

Pak ditë më parë aktorja e njohur turke Hazal Kaya, celebroi dashurinë e saj me martesë. Ajo organizoi një festë madhështore me shumë të ftuar dhe mes tyre ishin dhe kolegët, me të cilët ajo ka luajtur në disa seriale.

Nga fotot që u publikuan në rrjetet sociale dukej qartë se ata ishin kënaqur shumë dhe nuk kishin ndaluar së kërcyeri në asnjë moment.

Megjithatë në listën e të ftuarve u vu re se aktorja e njohur, Beren Saat nuk ishte prezente në dasmë. Edhe pse të gjithë prisnin që ajo të ishte e pranishme, Beren nuk u duk asgjëkundi.

Ky detaj i ka bërë përshtypje të gjithëve, duke qenë se Beren dhe Hazal kanë qenë mikesha dhe kanë punuar së bashku në disa projekte.

Jo vetem kaq, por në rrjetet sociale Beren nuk ka bërë minimalisht asnjë urim kundrejt koleges së saj dhe të gjithë po flasin për një prishje të marrëdhënieve mes tyre.