Vajza e Johnny Depp duket fiks si ish-e dashura e tij, Kate Moss, në foton e fundit!

161
Sigal

Lily-Rose Depp ka rikrijuar pamjen e një prej supermodeleve më ikonike në botë, që rastësisht është edhe ish- e dashura e babait të saj.

Vajza e Johnny Depp duket fiks si ish-e dashura e tij, Kate Moss, në foton

DEPP PËR KOPERTINËN E I-D. PHOTO CREDITS: KARIM SADLI

Vajza 23-vjeçare e Johnny Depp mbuloi numrin e pranverës të revistës i-D, topless me një palë xhinse Chanel dhe si pjesë e fotografive, ajo pozoi me një fustan të tejdukshëm të stilit të viteve ’90, shumë i ngjashëm me atë që Kate Moss kishte veshur në 1993.

Vajza e Johnny Depp duket fiks si ish-e dashura e tij, Kate Moss, në foton

MOSS VESHI FUSTANIN FAMËKEQ TË LIZA BRUCE GJATË NJË EVENTI TË VITIT 1993, ORGANIZUAR NGA ELITE MODELS. PHOTO CREDITS: GETTY IMAGES

Ndërsa fustani i Kate u dizenjua nga Liza Bruce, ai i Lily-Rose është krijim i Martin Keehn.

Vajza e Johnny Depp duket fiks si ish-e dashura e tij, Kate Moss, në foton

LILY-ROSS DEPP DUKET SI KATE MOSS GJATË XHIRIMEVE PËR KOPERTINËN E REVISTËS I-D. PHOTO CREDITS: KARIM SADLI

Johnny dhe Kate ishin bashkë nga viti 1994 deri në 1998. Vitin e kaluar, supermodelja dëshmoi në gjyqin e ish-it të saj për shpifje kundër ish-gruas së aktorit, Amber Heard.

Vajza e Johnny Depp duket fiks si ish-e dashura e tij, Kate Moss, në foton

JOHNNY DEPP & KATE MOSS U NJOHËN NË VITET 1990. PHOTO CREDITS: RON GALELLA COLLECTION VIA GETTY IMAGES

Aktori i “Pirates of the Caribbean” ka vajzën Lily-Rose dhe një djalë, Jack, 20 vjeç, me ish-të dashurën Vanessa Paradis, me të cilën ai ishte për 14 vjet përpara se të ndaheshin në vitin 2012.