Shkodër, vetëvritet 48-vjeçari me armë gjahu

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër mesditën e sotme. Mësohet se shtetasi A. Xh., 48 vjeç është vetëvrarë në banesën e tij me armë gjahu.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:
NOA

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:20, në lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër, dyshohet se është vetëvrarë më armë gjahu, në banesën e tij, shtetasi A. Xh., 48 vjeç. 

Arma e gjahut është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.