Tre breza në një foto, Besniku ndan foton e ëmbël pranë nënës dhe Emit

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi kanë vetëm pak javë që janë bërë prindër për herë të parë. Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin e veçantë Emi.

Çifti nuk nguron herë pas here të publikojë momente të bukura të së voglës, ku më i fundit ka qenë para pak orësh.

Sigal

Besniku ka ndarë një foto me nënën dhe vogëlushen e tij, duke i bërë një dedikim mjaft special.

“Dy dashni t’mdhaja t’miat dhe një super stil i flokëve i jemi”, shkruan ai.

Ky imazh ka marrë shumë pëlqime dhe komente jo vetëm nga fansat, por edhe nga personazhe të njohur të ekranit