Tradhëtia, miku i ish-burrit i kthehet Monikës: Femër e ulët, ti e bëre e para

432
Sigal

Një mik i ish-bashkëshortit të aktores Monika Lubonja, i identifikuar si Leandër P., i ësht kundërpërgjigjur banores së ‘Big Brother VIP’ pas rrëfimit që bëri brenda shtëpisë ku tregoi mbi tradhëtinë e divorcin. Në një koment në Facebook, personi në fjalë shkruan se ka qenë Lubonja ajo që e ka tradhëtuar e para të shoqin e se politikani i ndjerë Genci Pasko ia kishte kthyer me të njëjtën monedhë.

“Po si mund të flasësh kështu për të ndjerin mikun tim Gencin?? Po ti qenke vërtet një femër e ulët, një ndyrësi!! Po ti mendon se ne nuk e dimë se ishe pikërisht ti ajo që fillove nga tradhtitë e një pas njëshme??? Nuk dua të vazhdoj sepse përsëri dua të respektoj mikun tim të ndjerë por s’ke faj ti, ai miku ynë i ndjerë duhet të na dëgjonte kur ne i thoshim “O Genc po ç’a të lidh ty apo familjen tënde fisnike me Monikën o vëlla?”……….”Ehhhhh e dua Lando” thoshte i miri i shoqërisë. Por edhe nëse të paska tradhtuar e ne nuk e kemi ditur………të ka bërë hakën se e ke merituar!!”- shkruan ai në një koment.

Artistja ka rrëfyer brenda shtëpisë vështirësitë që ka kaluar pasi ka marrë vesh që i shoqi e kishte tradhëtuar, divorcin dhe sfidën për të rritur e vetme vajzën e saj, Tea.