Të buzëqeshur, mbi jaht! Nisin pushimet për Arilena Arën dhe partnerin e saj, Popi Kola, çifti nuk kursen fotot

499
Sigal

Arilena Ara u njoh me partnerin e saj, Popi Kola, gjatë “X Factor Albania”, kur ky i fundit punonte si asistent i Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut e duket që atëherë ka nisur romanca mes tyre.

Tanimë, çifti i ri i showbizit ka nisur edhe pushimet së bashku .

Bukuroshja bionde dhe menaxheri i saj kanë publikuar një foto tepër të ëmbël në një jaht, që ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Marrëdhënia e Arilenes me tashme menaxherin e saj përflitej prej kohësh, por gjërat nisën të qartësoheshin përmes postimeve të tyre në rrjete sociale. Gjatë periudhës së izolimit, këngëtarja ka ndarë vazhdimisht foto me ndjekësit e saj në Instagram, ku shfaqte hapur romancën me Popin.

Por, vetëm disa ditë më parë në festën e 22 vjetorit të Arilenës, ata i vunë vulën” çdo gjëjë duke pozuar edhe me pjesëtarët e familjes së secilit. Popi ishte ai që bëri postimin romantik për Arilenën duke e cilësuar si trashëgimia e tij e përjetshme.