Surprizë përrallore, emri i Taynas shfaqet në urën e Bosforit

196
Sigal

Tayna po shijon prej disa ditësh pushimet në Stamboll.

Reperja shqiptare nuk ka nguruar të ndajë me fansat fotografi e video të shumta, teksa tregon se si po kalon në qytetin magjik.

Me videon e fundit, Tayna ka zbuluar se ka marrë edhe një surprizë përrallore.

Vihet re që emri i saj është shfaqur në urën e Bosforit, bashkë me disa fjalë për reperen.

“Sinonim i vajzave rebele, Tayna. Guximi për “çmenduri” Tayna”, ishin fjalët në urën e famshme.