Sukses pas suksesi/ Dua Lipa nderohet me çmimin “Artistja e shquar e vitit 2021”

195
Sigal

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka qenë pjesmarrëse në evenimentin e ndarjes së çmimeve të Lidershipit të Shquar, në ‘Këshillin Alantik’.

Ylli ndërkombëtar është nderuar me çmimin “Artistja e Shquar e Vitit 2021”, ndërsa ishte e shoqëruar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Dua u shpreh se ndihet shumë e lumtur dhe njëkohësisht krenare.

“Jam shumë e nderuar dhe krenare që kam pranuar çmimin ai ‘Artistja e Shquar e Vitit’ në Distinguished Leadership Awards nga Atlantic Council në përvjetorin e tyre të 60-të”– ka theksuar Lipa në postimin e ndarë në InstaStory.