Sonte finalja e “BBV”/ Arbana Osmani zbulon surprizën e ish-banorëve (Foto)

Sonte do të mbahet finalja e madhe e “Big Brother VIP”. Ilir Shaqiri, Donald Veshaj, Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani janë katër finalistët. Njëri prej tyre do të fitojë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, ndërsa tre të tjerët nga 10 mijë euro.

Kanë mbetur dhe pak orë nga spektakli i madh por përgatitjet kanë nisur prej ditësh.

Sigal

Prezantuesja Arbana Osmani ka premtuar një spektakël të paharrueshëm. Pjesë do të jenë gjithashtu dhe ish banorët e shtëpisë së famshme, të cilët kanë dhe një surprizë.

Ka qenë Arbana e cila ka zbuluar përmes disa postimeve se ish konkurrentët do të kenë një numër special. Ajo ka publikuar disa pamje nga përgatitjet e fundit në prapaskena të ish-banorëve teksa po bënin prova lidhur me një kërcim.