Shpallet i humbur ylli gjerman i popit, u hodh nga anija

588
Sigal

Një këngëtar gjerman është është zhdukur në brigjet e Kanadasë, pasi është hedhur nga një anije. Mediat gjermane raportojnë se Daniel Kueblboeck ishte në anijen Aida Cruises në afërsi të Neëfoundland.

33-vjeçari mori famë si konkurrent i  ‘Germany Seeks the Superstar’ në vitin 2003.

Rojet bregdetare po zhvillojnë kërkime për gjetjen e këngëtarit.

Kueblboeck ishte në një anije pushimesh nga Hamburgu  në New York.

Dëshmitarë okularë pohuan se panë Kueblboeckin të hidhej nga kuverta e pestë e anijes AIDAluna rreth orës 6 të mëngjesit.

Anija u kthye menjëherë pas njoftimeve dhe helikopterët e rojes bregdetare filluan ta kërkonin.

Aida Cruises lëshoi një deklaratë ku konfirmoi se Kueblboeck ishte hedhur në det.