Selena pranon se kënga e re i dedikohet Justin Bieber

521
Sigal

Serena e pranoi se tekstet e këngëve të saj më të reja janë personale. Këngëtarja e famshme publikoi dy hite njëra pas tjetrës dhe të dyja lidhen me historinë e jetës së saj pasi siç thotë ajo, gjithçka e lidh me të vërtetën. Në këngën e fundit ajo pranonte ndarjen dhe dhimbjen që kishte ndjerë pasi mbaroi dashuria e saj e parë:

“Ata ranë në dashuri në verë / Shumë e egër për njëri-tjetrin / E shndritshme deri sa nuk ishte më / Ndiheshe mirë deri sa jo më/ Ishte dashuria e saj e parë e vërtetë / E tija gjithashtu derisa ai gjeti një tjetër / Oh Zot kur ajo e kuptoi / Besimi ra përtokë”!

Dhe sigurisht që këto vargje lidhen me jetën e saj private.

“Është shumë e vërtetë për mua dhe e di që është argëtuese për njerëz të tjerë. Do të ishte budallallëk nga ana ime që të mos e pranoja atë që kam ndjerë sepse s’do të ishte autentike, dhe kjo është gjithçka që dua të jem dhe të bëj.

E di që janë mijëra njerëz, meshkuj dhe femra e kanë ndjerë këtë gjë, dhe është shumë reale, dhe sa u përket mediave sociale nuk ka rëndësi nëse je në pozicionin tim apo të dikujt tjetës sepse gjithmonë do të gjesh këtë frymë negative”.

Megjithatë këto ishin këngët e fundit të Selenës për historinë e kaluar. Ajo tha se e ka mbyllur këtë kapitull dhe këngët e reja të albumit lidhen me atë që është sot dhe atë që do të bëhet.