Së shpejti dhjetë vite bashkë, Big Basta fjalë të ëmbla për Vesa Lumën: Jam me fat që të kam

280
Sigal

Big Basta dhe Vesa Luma janë një ndër çiftet më të dashur të showbizz-it shqiptar.

Dyshja prej kohësh është zhvendosur të Zelandën e re, nga ku nuk ngurojnë të ndajnë momente nga përditshmëria e tyre. Raportin e veçantë që kanë mes tyre e kanë shprehur shpeshherë nëpërmjet dedikimeve që kanë bërë në mediat sociale.

Së fundmi, ka qenë Big Basta që ka tërhequr vëmendjen me postimin e veçantë që ka bërë për partneren e tij. Krahas fotos që ka publikuar, reperi shkruan se së shpejti bëjnë 10 vite së bashku, teksa vë në dukje se ndihet me fat që ka pranë një person të tillë, duke e cilësuar dhe si shoqen më të mirë të jetës.

“Në 2021 bëhemi 10 vite bashkë, Më duket sikur dje që ka ndodhur ta gjej shpirtin tim binjak.

Është e vështirë të gjesh njerëz të mirë në këto kohë që të përshtaten në çdo qelizë të karakterit tënd, prandaj jam me fat që e kam. My ride or die, best friend of life. Vesa Luma të dua.”, ka shkruar reperi.