Facebook Ramës: Fake News! Kryeministri poston foto të njerëzve me maska në vitin 1918. Facebook:Ke publikuar informacion të pavërtetë!

61

 

Kryeministri Edi Rama është shënjestruar dje nga rrjeti social Facebook, për shpërndarje të informacioneve të rreme. I pari i qeverisë e ka nisur ditën e 15 tetorit, me një thirrje për vendosjen e maskave, gjë që tashmë është e detyrueshme, duke postuar disa foto dhe duke shkruar historinë mbi pandeminë e vitit 1918. “MIRËMËNGJES dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz, prej të cilëve pjesën dërmuese gjatë valës së dytë, si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë, duke ju kujtuar se NGA SOT MASKA ËSHTË E DETYRUESHME KUDO JASHTË SHTËPISË, ju uroj një ditë të mbarë,”- shkruan Rama krahas fotove, që supozohet se janë shkrepur në ato vite. Por, këtë informacion, Facebook, e ka konsideruar ‘fakeneës’, lajm të rremë. “Informacion i rremë. Ky postim është verifikuar nga fact-checkers dhe është i rremë,”- shkruhet në tabelën që Facebook, i ka vënë postimit të Ramës. Por, ç’kuptim ka kjo dhe si funksionon identifikimi i një fakenews-i nga Facebook? Pra është vetë Facebook, që nxjerr mashtrimet publike të kryeministrit Rama.